Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj, kryetari që kërkon të bëhet kryetar


Erion Veliaj nuk ka për ta thënë kurrë në publik se ai dëshiron t’i zërë vendin Edi Ramës. Askush mos ta pretendojë këtë. Aq shumë do bëjë kujdes, sa mund të deklarojë edhe të këtilla çudi, se shefi i tij, meriton një mandat të tretë. Kjo, sigurisht për të mbuluar me aq sa mundet planin e tij. Sa më shumë përbetohet për Ramën, aq më shumë në fakt kuptohet se ai ka një ngut për të sendërtuar projektin, për t’u bërë kryetar i PS.

Imagjinoni një njeri që vjen nga një lëvizje e shoqërisë civile, me shumë sukses për kohën, i mbështetur nga ambasadat, dhe që bëhet për një moment protagonist i skenës politike. Nuk i mungojnë ofertat. Këto janë rrethana fatlume për çdo të ri që aspiron të ketë një karrierë të ndritur në Tiranë.

Shumë shpejt u pa se asgjë nuk ishte e rastësishme. Erion Veliaj ishte në një aleancë të mirëkoordinuar me Edi Ramën, atëbotë kryetar Bashkie, që kërkonte të vinte në krye të Partisë Socialiste. Pra, kërkonte pushtetin e madh. Veliaj goditi pa mëshirë kryeministrin e kohës, kreun e PS, Fatos Nano.

I vetmi socialist që nuk mërzitej në atë kohë, madje fërkonte duart nga kjo, qe Edi Rama, kryetari i ardhshëm i të majtëve.

Ngjan si një fatalitet i pashmangshëm, sikur është e shkruar diku.

Sot, Erion Veliaj, është në pozitat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me të njëjtën ambicie dhe me të njëjtin projekt, siç qe Edi Rama dikur. Në kërkim të fronit të madh.

Erion Veliaj nuk ka për ta thënë kurrë në publik se ai dëshiron t’i zërë vendin Edi Ramës. Askush mos ta pretendojë këtë. Aq shumë do bëjë kujdes, sa mund të deklarojë edhe të këtilla çudi, se shefi i tij, meriton një mandat të tretë.

Kjo, sigurisht për të mbuluar me aq sa mundet planin e tij. Sa më shumë përbetohet për Ramën, aq më shumë në fakt kuptohet se ai ka një ngut për të sendërtuar projektin, për t’u bërë kryetar i PS.

Ai që e di më mirë se kushdo këtë, është shefi i rilindjes. Është pikërisht kjo ambicie e kreut të bashkisë, që krijoi një raport të çuditshëm para votimeve të 30 qershorit, aq sa, teksa ishin konfirmuar prej kryesocialistit shumë të emëruar në pushtetin lokal kudo nëpër vend, po vononte të dilte vetëm emri për Tiranën.

Kjo punë shkoi deri në skaj.

Një bukë e thyer mes Veliajt e Ramës. Një triller gati letrar në fakt. Ai që i shërbeu sa mundi për të marrë fronin, vjen pastaj si kërcënim saktësisht për skeptrin e shefit të së majtës.

Fjalët dhe deklaratat publike janë një gjë. Aktiviteti, rravgimi i përditshëm, propaganda janë diçka tjetër.

Shihni çfarë bëri kreu i Bashkisë së Tiranës prej ditës së parë kur u ul në zyrën më të lartë përballë sheshit “Skënderbej”, dhe sidomos pas 30 qershorit. Në çdo moment, kërkon t’i japë një përmasë kombëtare punës së tij. Kjo përmes medias. Pra,çdo njeri në Leskovik, në Shkodër, në Fier e kudo, duhet të mësojë çdo ditë për sukseset e paimagjinueshme të kryebashkiakut të Tiranës. Pse? Përse një i zgjedhur dhe i mandatuar lokal duhet të eksportojë me forcë atë çka bën, përtej sinoreve që i takojnë? Përtej kufijve administrativë. Shumë e thjeshtë. Ai kërkon të duket si modeli i duhur për të ardhmen.

Erion Veliaj po ndjek këmbë për këmbë, të njëjtin kurs si Edi Rama.

Vetëm se në këtë rast, ka një problem. Shefi i rilindjes ka nxjerrë një leksion. Me siguri ai nuk ka ndërmend ta lërë aq shpejt pushtetin brenda të majtës, siç bëri Fatos Nano, i cili herëdokur shfaqet si i penduar, dhe teksa ngre një stuhi në një gotë uji, ikën sërish, pasi është shpërblyer me siguri me honorarin e radhës.

Por, ato çfarë mund të jenë pengesa për ëndrrën e Veliajt, kanë të bëjnë pikërisht me ushtrimin e pushtetit të tij jo të vogël, si kryetar bashkie.

Duke qenë më së shumti një produkt mediatik, kontrata më e fortë të cilës ai iqëndron deri në fund, sfida kryesore ka të bëjë pikërisht me raportet me pronarët e mediave.

Çdokush mund të shohë, të lexojë e të njihet me abuzime të pushtetit vendor kudo, nga Gjirokastra në Malësi të Madhe. Për tendera, për prona, për dhënie favoresh. Por, pak shanse ka që ta dallosh se fenomene të këtij lloji po ndodhin në Tiranë. Në bashkinë që ka buxhetin më të madh, jo vetëm prej pjesës që merr nga qeveria, por sidomos prej tarifave që rriten çdo ditë, e veçanërisht prej gjuetisë së gjobave të policisë së Lalit, që patjetër është shndërruar në një prej trupave më të palavdishme në Shqipëri.

Në mediat më të rëndësishme në vend, nuk ka shanse të shohësh se si po betonizohet çdo kënd i kryeqytetit sipas një harte të mirëmenduar interesash, edhe pse këtë e konstaton çdo banor i Tiranës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në anën tjetër, ka shumë xhevahire për të zbuluar në atë ndërmarrje të madhe. Po ajo çka dihet me siguri, është se tenderat janë me fitues të përcaktuar, dhe nëse dikush guxon të bëjë një ofertë normale sipas kushteve e kritereve, do të vërejë se gara anulohet. Anulohet sepse nuk mundet një operator të prishë planet e parashkruara.

Një tjetër pikë e dobët e kryebashkiakut të Tiranës që ëndërron pushtetin e madh, është trajtimi i punonjësve. Kemi të bëjmë me një skllavëri moderne, të pashpirt.

Çdokush që merr rrogën në Bashki, mund të mos shkëlqejë në detyrë dhe mund të amnistohet për këtë. I vetmi rast kur nuk falet, është nëse nuk shpërthen disa herë në ditë në rrjetet sociale, duke i bërë share Lalit, për çdo gjë që ai publikon.

Ky është një aktivitet që monitorohet rreptë, dhe ka raporte të përditshme.

Duke e njohur rëndësinë e medias sociale dhe propagandës, duke e patur atë prioritet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngritur një mekanizëm eficient për shpërndarjen maksimale të mesazhit të tij.

Kush nuk bindet, mund ta shohë veten pa punë.

Gjithçka për Erion Veliajn ngjan se shkon sipas një plani perfekt. Zemreku ecën. E vetmja gjë që mund ta prishë ëndrrën e kryetarit për t’u bërë kryetar, është se këto lojëra i njeh mirë Edi Rama, për shkak se i ka bërë vetë më parë./Mapo.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook