Lidhu me ne

Sport

Bëni gjënë e duhur, thoni atë që mendoni, dhe luftoni për atë që besoni.

Muhammed Ali, boksieri legjendar dhe aktivisti që la pas mesazhe të mëdha

Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekullit XX-të. Ai nuk ishte thjesht një sportist, aftësia e të cilit në boks e mahniti SHBA-në dhe mbarë botën. Por ishte edhe një activist civil që denoncoi të gjitha gabimet që pa në botën që jetoi.

Kampioni botëror i peshave të rënda ndryshoi emrin e tij të lindjes, Kasius Klej, në Muhamed Ali pasi u konvertua në besimin islam. Ai pyeti publikisht amerikanët, pse duhet të shkonin të vrisnin njerëz në një vend tjetër. Ai rrezikoi shpeshherë karrierën e tij, me qëndrimet e forta kritike.

Lindi më 17 Janar 1942 në Luisvil të Kentakit. Nisi të merrej me boks që në moshën 12-vjeçare. Një ditë denoncoi vjedhjen e biçikletës tek polici i patrullës Xho Martin. Ky i sugjeroi që të mësonte si të mbrohej vetë. Pasi spikati në radhët e amatorëve, Ali bëri shpejt emër që para se të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë.

18-vjeçari fitoi medaljen e artë në peshat e lehta. Një gjest racist në një klub në Majami, ndezi zemërimin e tij të egër kundër padrejtësisë racore. Atij iu refuzua shërbimi në një lokal, dhe në shenjë revolte e hodhi në lumë medaljen e tij të artë olimpike.

Në vitin 1964 filloi titullin kampion në peshat e rënda. Organizata “Islmic Nation”, e bindi të mbështeste luftës kundër ndarjes racore. Ai ndryshoi besimin fetar në vitin 1963, frymëzuar nga miku i tij i ri Malcolm X. Veprimi i tij u prit me reagime të përziera nga publiku në atë kohë.

Pasi mbrojti titullin e tij kampion për herë të gjashtë, Muhamed u thirr të shërbejë në ushtrinë amerikane në vitin 1967 në Luftën e Vietnamit. Ai refuzoi, duke thënë se lufta nuk ishte në përputhje me besimin e tij. “Ndërgjegja ime nuk do të më lejojë të vras vëllain tim, apo disa njerëz të varfër dhe të uritur. Ata nuk kanë quajtur kurrë mua njeri të egër. Nuk më kanë linçuar kurrë”- deklaroi ai.

Pasojat ishin të rënda:Aliut iu hoq titulli i tij kampion,  dhe u dënua për refuzim të shërbimit ushtarak me 5 vjet burg. I liruar në apel, por i ndaluar të ndeshej në ring, Muhamed Ali përdori fjalimet publike dhe debatet, për të shprehur neverinë e tij ndaj Luftës në Vietnam

Pas apelimit të çështjes, iu deshën 4 vjet që ajo të arrinte në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit, e shfuquzoi dënimin e tij në vitin 1971, duke lejuar rikthimin e tij në ring. Pas disa ndeshjeve që kanë hyrë në historinë e boksit, ishte diagnoza me sëmundjen e Parkinsonit ajo që e detyroi të tërhiqej nga ky sport.

Ali u tërhoq në vitin 1981, pasi humbi kundër Trevor Berbik. Ai u diagnostikua me Parkinson vitin që pasoi. “Nuk kam dhimbje. Thjesht një përgjumje të lehtë hera-herës, një dridhje të vogël. Asgjë me rëndësi. Nëse do të kisha një shëndet të përsosur – nëse do të kisha fituar 2 ndeshjet e mia të fundit – nëse s’do të kisha asnjë problem, njerëzit do të kishin frikë nga unë. Tani ata ndjejnë keqardhje për mua Ata mendonin se unë se isha një supermen. Tani ata mund të thonë:Ai është njeri si ne. Ai ka probleme!”- do të deklaronte në një intervistë.

Pavarësisht sëmundjes Ali udhëtoi për në Liban në vitin 1985 në një mision humanitar, ndërsa ndihmoi negociatat për lirimin e pengjeve amerikanë në Irak në vitin 1990. Ai ndezi flakën në Lojërat Olimpike në Atlanta në vitin 1996, megjithë duart që i dridheshin.

Muhamed Aliu takohej rregullisht me presidentët, krerët e shteteve, dhe madje edhe Papën në Vatikan. Në vitin 2005, presidenti Bush i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë. Në një rast, ai deklaroi për revistën “People”, se ishte penduar që nuk kishte kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij, por nga ana tjetër nuk ishte penduar që ishte marrë me boks.

“Nëse nuk do të isha boksier, s’do të isha i famshëm. Dhe nëse nuk do të isha i famshëm, nuk do të kisha mundësi të bëja atë që po bëj tani”- deklaroi ai. Muhamed Ali vdiq në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare. Ai la pas 9 fëmijëe dhe bashkëshorten e tij, Jolanda Uilliams. Ai la gjithashtu disa thënie të pavdekshme:bëni gjënë e duhur, thoni atë që mendoni, dhe luftoni për atë që besoni./Allthatsinteresting.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar24 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix24 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix24 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix24 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix24 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook