Lidhu me ne

Kryesore

Vendimet e Arbitrazhit: Shqiptarëve iu “ngarkohen” 115 milion euro


KLSH ka audituar 6 projekte koncesionare PPP, të cilat rezultuan me probleme në studimet e fizibilitetit të hartuara nga autoritetet kontraktuese dhe nga implementimi i kontratave të të cilave, në vitet në vijim pritet të materializohen në shpenzime jo me efektivitet eficencë dhe ekonomicitet.

114.9 mln euro janë kostot që duhet të paguajë buxheti i shtetit për prishjen e kontaratve në mënyrë të njëanshme. Kjo kosto e cila është barrë për taksapaguesit shqiptarë është vetëm për 10 vendime të formës së prerë të Gjykatës së Arbitrazhit.

Në raportin vjetor Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se përtej detyrimeve të tjera ndaj biznesit ky borxh vjen vetëm si pasojë e mosrespektimit të investitorëve.

Në raport theksohet se peshën me të madhe të këtyre vendimeve, e ka çështja e Francesco Becchettit, për të cilën gjykata ndërkombëtar për zgjidhjen së Mosmarrëveshjeve të Investimeve ka dënuar Shqipërinë me vlerën 110 mln euro, por aktualisht ky vendim është pezulluar. Sipas KLSH-së qeveria shqiptare ka aplikuar për anulimin e këtij vendimi dhe Gjykata e ka pranuar duke pezulluar përkohësisht zbatimin e tij.

Por çështja vazhdon të jetë në proces e sipër dhe nëse gjyqi fitohet nga ky sipërmarrës buxhetit të shtetit do ti shkaktohet dëm ekonomik i konsiderueshëm. Por përtej këtyre të dhënave Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre si shqetësim faktin që për vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar Avokatura e Shtetit nuk disponon informacion të plotë lidhur me shumat e paguara nga institucionet që janë pale në gjykim, e si e tillë vlerat e ekzekutuar dhe të pa ekzekutuara nga buxheti i shtetit nuk konfirmohen nga ky institucion.

Nisur nga kjo KLSH në raport ka kërkuar ndryshim të dispozitave ligjore. Rrezik për Financat Publike konsiderohen ndër të tjera edhe kontratat koncesionare/PPP apo administrimin i marrëveshjeve hidrokarbure.

KLSH ka audituar 6 projekte koncesionare PPP, të cilat rezultuan me probleme në studimet e fizibilitetit të hartuara nga autoritetet kontraktuese dhe nga implementimi i kontratave të të cilave, në vitet në vijim pritet të materializohen në shpenzime jo me efektivitet eficencë dhe ekonomicitet./abcnews

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix16 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix17 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar17 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar17 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix17 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook