Lidhu me ne

Kryesore

Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më parë!

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq sot përballë shqiptarëve dhe kabinetit të vet, me një maskë të skaduar, nëntë vjet më parë.

– Kjo është një maskë amerikane, e prodhuar në Kinë, – tha Edi Rama, – dhe po të mos ishin të sakta ato nuk do ta kalonin dot Amerikën dhe oqeanin.
Janë maska që përdoren gjerësisht, pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale, që do të thotë, jo sepse në salla janë të rrezikshme, por që nuk kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe janë maska që zëvendësojnë, disa herë më mirë facoletën, apo garzat që vendosen përpara fytyrës…

Kjo ligjëratë e lodhshme, cinike dhe e paturpshme, e Kryetarit të Qeverisë, erdhi fill pasi opozita, e kapi me pras në dorë, me 1.2 milionë maska të skaduara, nëntë vite më parë, të cilat në mënyrë kriminale, janë shpërndarë, për përdorim nga personelet mjekësore.

I gjithë shpjegimi i Edi Ramës, si në çdo dalje tjetër, ishte qesharak. Por, më qesharak ishte shpjegimi, se këto maska ishin amerikane?!

Po çfarë rëndësie ka fakti nëse maskat janë prodhim amerikan, aziatik, apo skandinav?! Si ka mundësi, që kryeministri ynë kërkon të mbrohet dhe të fshihet deri në vulgaritet me Amerikën dhe amerikanët?!

Fakti që këto 1.2 milionë maska, kanë nëntë vjet që kanë skaduar, nuk ka amerikan dhe bir nëne që t’i marrë në mbrojtje.

Ndoshta është koha që Edi Rama, jo vetëm duhet të na i kursejë këto lloj daljesh televizive, por edhe të fshihet.

Çdo dalje e tij në media, çdo fjalë që nxjerr nga goja, ai dhe qeveria e vet, tregojnë vetëm faktin e tmerrshëm, se sa të papërgatitur jemi përballë së keqes, që po pushton pjesën dërrmuese të botës.

Ka dy muaj, që autoritetet më të larta shëndetësore të Shqipërisë, kanë folur për një spital, vendndodhjen e të cilit e mbanin sekret, thjesht për faktin që ky spital nuk ekzistonte.

24 orët e fundit, kur koronavirusi sapo ka shpërthyer, u caktuan fonde që shtëpia e pushimit në Durrës, të kthehet në karantinë. Por, kur do të ndodhë kjo?

Të presësh deri në minutën e fundit, që Italia të mbyllë kufijtë e vet dhe pas kësaj të urdhërosh edhe ti mbylljen e kufijve të Shqipërisë me këtë vend, është jo vetëm e vonuar, por edhe kriminale.

Mijëra shqiptarë, të infektuar ose jo, braktisën zonat e kuqe, nga veriu i Italisë dhe u derdhën në Shqipëri, nga toka dhe nga ajri. Ç’kuptim ka të mbyllësh kufijtë, pasi virusi u importua?

Edi Rama, përpara qeverisë së vet, i shpalli sot luftë koronavirusit, me një maskë të skaduar nëntë vjet më parë, të vendosur në fytyrë.

Mos u mërzitni me gjeneralin tonë! Sot, ai deklaroi që jemi në luftë. Po me çfarë ushtrie do të luftojë kryeministri ynë dhe ne të gjithë bashkë me të?!

Lufta e sotme ndryshon shumë nga ajo e pak kohëve më parë, lufta me tërmetin. Në atë luftë, fatkeqësia ndodhi vetëm tek ne. Aty, Edi Rama zgjati dorën dhe bota, siç ndodh rëndom, jo vetëm për ata që lypin, por për shkak të fatkeqësisë, u solidarizua dhe vendosi të na ndihmojë.
Sot, është ndryshe. Sepse sot ne jemi vetëm dhe lufta me virusin, lufta me të keqen, ose ka hyrë, ose është në pragun e të gjithëve. Dhe Edi Rama, nuk mund të zgjasë më dorën.

Por, sot kryeministri ynë, erdhi një moment dhe u bë i sinqertë. Ja që ndodh edhe që Edi Rama të bëhet një herë i sinqertë. Sepse ai i ka sjellë punët e këtij vendi, kaq keq, duke harxhuar çdo qindarkë me koncesione kaq të çuditshme dhe të pavlera, sa sot nuk ka çfarë të bëjë.

Edhe po të dojë, nuk mundet, sepse Edi Rama dhe Shqipëria, janë një grimcë përpara Kinës, që ndërton spitale brenda 10 ditësh.

Edi Rama, në shtatë vite, në vend të qindra milionë dollarëve, të harxhuara për koncesione në shëndetësi, mund dhe duhet të kishte ndërtuar spitale të standarteve më të larta dhe sot ai mund të luftonte dhe ta vriste koronavirusin.

Por, siç pritej, po ndodh krejt ndryshe. Sot, shteti fasadë bashkë me Edi Ramën, janë në pikë të hallit.
Ndoshta, çdo gjë që të thuash sot, nuk ka asnjë vlerë. Për herë të parë, mu dhimbs vërtet Edi Rama…

Ndaj njerëz, lëreni atë në hallin e vet, me fytyrën e mbuluar me maskën e skaduar nëntë vite më parë. Edhe po të dojë vërtet, sot ai, s’mundet. Zoti na ndihmoftë!

/TPZ.al/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook