Lidhu me ne

Kryesore

30 mjekët e Ramës dhe 30 fatkeqët e Destanit

Ngjarja dramatike e shqiptarëve të mbetur në tokë neutrale në kufi me Greqinë, ka zhveshur menjëherë petkun e humanizmit dhe solidaritetit, që kryeministri Rama tentoi ta mbërthente fort pas aktit të bujshëm të dërgimit të 30 mjekëve në Itali. Mënyra çnjerëzore me të cilën u trajtuan këta shqiptarë, duke i lënë për netë të tëra jashtë në mes të të ftohtit, nxorri dhe njëherë në pah dy standartet me të cilat punon kjo qeveri: tjetër sjellje në sytë e botës dhe krejt tjetër me qytetarët e saj.

Indiferenca, madje edhe arroganca, ndaj fatit të 30 njerëzve të mbetur në mëshirë të fatit në kufi, hoqën çdo dyshim se nisja e 30 mjekëve drejt Italisë ishte frymëzuar nga humanizmi i sinqertë. Ky akt nuk paska qenë gjë tjetër, veçse një gjetje e marketingut politik për ta vënë kryeministrin e lodhur shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Dërgata drejt Italisë bënte ku e ku më shumë bujë se sa fati i disa shqiptarëve që donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Humanizmi pa efekt mediatik e politik, nuk është rrobë që i rri kësaj qeverie.

Qeveria shqiptare i kishte të gjitha mundësitë për të mos i trajtuar si bagëti qytetarët e saj të mbetur në kufi. Ajo mund të bënte në kohë verifikimin e tyre, të dërgonte mjetet e duhura të transportit dhe të zgjidhte ose karantinimin e detyruar në shtëpi (siç veproi për një grup tjetër shqiptarësh që u kthyen me avion në Rinas) ose vendosjen në një godinë që i plotësonte kushtet për një izolim 14 ditor. Indiferenca ndaj këtyre fatkeqëve nuk ishte e lidhur as me rrezikun infektues që ata paraqisnin (sot gjenden të karantinuar në një hotel të Korçës) dhe as me kostot për sistemimin e tyre. Thjesht, ata të 30-të, qëlluan të ishin shqiptarë të thjeshtë, që nuk ngrinin ndonjë peshë në marketingun politik të kryeministrit.

Imagjinoni për shembull sikur ata të 30 të kishin qenë qytetarë italianë apo gjermanë, të mbetur aksidentalisht në mes të kufirit greko- shqiptar, në pamundësi për të ndenjur në Greqi. Edi Rama do të kishte udhëtuar vetë drejt Kapshticës, me të gjitha pajimet televizive, dhe do të kishte mbajtur një fjalim live për bujarinë dhe solidaritetin e shqiptarëve. Do t’u kishte bërë gati me shpenzimet e palës shqiptare ndonjë hotel me pesë yje dhe në mbrëmje do lidhej në skype me Konten ose Merkelin, që do të vlerësonin lart liderin tonë në sytë e gjithë botës. Më pas do të rridhnin intervistat, komentet që do ta kërkonin president të KE apo sondazhet ku italianë, gjermanë e me gjerë, do t’i luteshin të madhit Zot që Edi Ramën ta kishin kryeministër të tyrin.

Mirëpo ata në Kapshticë e Kakavijë nuk kishin asnjë mundësi për të prodhuar efekte të këtyre përmasave. Pompa me të cilën u bë përcjellja e 30 mjekëve ishte shumë më lart nga efekti i pritjes së 30 emigrantëve. Dhe shfaqja në sytë e botës ka ku e ku më shumë rëndësi se sa drama e një grushti shqiptarësh. Këta të fundit nuk mund të përdoren për intervista në mediat e huaja, për ata nuk porositen dot as sondazhe, ata janë numra që harrohen shumë shpejt. Shumë- shumë me ta mund të bënte ndonjë kronikë Pandi Majko ose Erjon Veliaj (ndoshta shkon deri në Korçë) duke u shpërndarë supën apo duke u gatuar.

Dhe qeveria shqiptare i la ata njerëz të braktisur deri në fund. Rama u kujtua të zgjojë Pandin kur disa media të huaja nisën të raportojnë për shqiptarët e ngecur në kufi dhe kur opozita e shtoi presionin ndaj qeverisë për t’u dhënë një zgjidhje atyre njerëzve.

Sigurisht, qeveria vetë nuk është se bëri ndonjë gjë. Familja Destani nga Tetova, me urtësi dhe pa bujë, madje pa u deklaruar askund, mori përsipër strehimin në Korçë të 30 shqiptarëve që kishin kaluar deri në vuajtje për një gjë kaq të thjeshtë. Bamirësit u zbuluan nga mediat, ata vetë nuk dhanë asnjë intervistë, nuk bënë asnjë foto dhe nuk pushtuan ekranet për të treguar bujarinë e tyre. Ndërsa Edi Rama dhe dishepujt e tij, nuk janë mësuar të bëjnë diçka pa nxjerrë ndonjë përfitim.
Prandaj kur flasim për aktet e Ramës, më mirë ta trajtojmë si një qerrata që i vete mendja të çudisë dynjanë se sa si një politikan që beson tek humanizmi dhe solidariteti njerëzor. Në fakt ai ka shumë vite që nuk beson në asgjë që nuk i shërben pushtetit, si qëllim final i ekzistencës së tij.

©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook