Lidhu me ne

Kryesore

Del studimi i fundit/ Sa qëndron covid-19 në ajër, në letër, plastikë…

Koronavirusi mund të jetojë deri në 3 ditë në disa sipërfaqe, si plastika dhe çeliku. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar këtë të martë në në “New England Journal of Medicine”. Ekspertët thonë se rreziku që konsumatorët të infektohen nga prekja e këtyre materialeve gjithsesi është i ulët, por për herë të parë kanë dalë paralajmërime shtesë për kohën që virusi qëndron në ajër, gjë që mund të ketë pasoja sidomos për punonjësit e mjekësisë.

Studimi i ri vëren se virusi shpërbëhet brenda një dite në një sipërfaqe kartoni, duke zvogëluar shqetësimin mes konsumatorëve për dërgesat, apo se zarfet do të përhapin virusin gjatë periudhës së qëndrimit dhe punës nga shtëpia. Në karton mbijeton deri në 24 orë duke bërë që pakot që mbërrijnë me postë të kenë vetëm nivele të ulëta të virusit – përveç nëse personi që e ka prekur të mos jetë kollitur apo të ketë teshtirë mbi të gjatë transportit.

“Kur virusi tretet në ajër në pika më të vogla se 5 mikrometra – të njohura si aerosolë – ai mund të qëndrojë pezull në ajër për rreth një gjysmë ore”, – thanë studiuesit, – dhe më pas bie poshtë dhe shtrohet në një sipërfaqe ku mund të jetojë edhe për orë të tëra”. Ky përfundim për aerosolin është në kundërshtim me qëndrimin që po mban aktualisht Organizata Botërore e Shëndetësisë që virusi nuk transportohet nga ajri.

Virusi jeton më gjatë në plastikë dhe çelik, duke mbijetuar deri në 72 orë. Por përqendrimi i virusit zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Nuk mbijeton në sipërfaqe bakri ku reziston vetëm 4 orë.

“Në teori çdo sipërfaqe që mund të prekim mund të jetë e kontaminuar me virusin. Që nga qeset në supermarket deri te ushqimet e paketuara apo ato që na vijnë delivery nga restorantet” – thotë Dr. Linsey Marr, e cila nuk ishte anëtare e ekipit hulumtues, por është një eksperte në transmetimin e viruseve nga aerosoli në “Virxhinia Tech” në Blacksburg.

“Ne mund të çmendemi duke diskutuar mbi këto “nëse prek këtë apo atë” sepse të gjitha janë një burim i mundshëm, kështu që ne duhet të përqendrohemi në rreziqet më të mëdha” – shton ajo.

“Nëse njerëzit janë të shqetësuar për rrezikun, ata mund të pastrojnë pakot me dezinfektues dhe të lajnë duart”, – tha ajo.

Është e paqartë se pse kartoni është një mjedis më pak mikpritës për virusin sesa plastika ose çeliku. Kjo mund të shpjegohet me thithjen ose cilësinë fibroze të paketimit në krahasim me sipërfaqet e tjera. Nëse virusi mund të mbijetojë dhe të mbetet infektues në ajër është një element mjaft i rëndësishëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Për javë të tëra ekspertët kanë pohuar se virusi nuk qëndron në ajër. Por në fakt, ajo mund të udhëtojë në ajër dhe të qëndrojë pezull për rreth gjysmë ore. Virusi nuk mbetet në ajër në nivele të larta të mjaftueshme për të qenë një rrezik për shumicën e njerëzve që nuk janë fizikisht afër një personi të infektuar, por procedurat që punëtorët e kujdesit shëndetësor përdorin për t’u kujdesur për pacientët e infektuar ka të ngjarë të gjenerojnë aerosole.

“Punëtorët e kujdesit shëndetësor mund të mbledhin ato pikëza të vogla, por dhe më të mëdha në veshjet e tyre mbrojtëse kur punojnë me pacientë të infektuar. Ata mund të infektohen me këto pika të mëdha dhe të vogla kur heqin pajisjet mbrojtëse dhe të ekspozohen ndaj virusit” – tha Dr. Marr.

Për të vlerësuar aftësinë e virusit për të mbijetuar në ajër, studiuesit krijuan atë që përshkruhet si “eksperimenti në kushte të kontrollueshme”. Në këtë laborator virusi mbijetoi dhe mbeti infektues deri në 3 orë, por aftësia e tij për të infektuar ra ndjeshëm gjatë kësaj kohe.

Sipas studimit aerosolet mund të qëndrojnë në ajër vetëm rreth 10 minuta, por Dr. Marr nuk pajtohet me atë vlerësim dhe thotë që ata mund të qëndrojnë në ajër për 3 herë më gjatë. Sipas saj, lëngjet e mukusit dhe të frymëmarrjes të njeriut mund të lejojnë që virusi të mbijetojë më gjatë sesa lëngjet laboratorike që studiuesit përdorën për eksperimentet e tyre.

Sipas tyre koronavirusi i ri nuk duket se është më i aftë të mbijetojë për periudha më të gjata se “kushërinjtë e tij” të ngushtë SARS dhe MERS, që shkaktuan epidemi të mëparshme. ©Përktheu LAPSI.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook