Lidhu me ne

Aktualitet

Izolimi që vret kritikën

Normaliteti që me të drejtë kërkojmë t’i rikthehemi, në të vërtetë nuk ka qenë aspak  normal. Katastrofa që shkaktoi Covid 19 nxori në pah pafuqinë e shtetit për të përballuar emergjenca të këtij lloji, dobësimin e sistemit shëndetësor publik dhe dështimin e strukturave spitalore për t’i ofruar shërbim të barabartë çdo pacienti të infektuar.

Nga Noela Yzeiri

A e kemi menduar ndonjëherë se cili qe normaliteti që duam t’i rikthehemi? Pamundësia politike e këtyre muajve, e përqëndruar kryesisht në narrativën e bilancit tragjik  të jetëve të humbura dhe thirrjeve për të qëndruar në shtëpi, nuk ka qenë në gjendje të artikulojë zgjidhje tjetër përveç izolimit dhe kërcënimit me sanksione për ata që refuzojnë rregullat. 

Por ne e dimë fort mirë se nuk rrojmë vetëm në një tashme të pafundme, ndërgjegjen tonë e shoqëron edhe të kuptuarit retrospektiv, prandaj nuk është kaq e thjeshtë të thyejmë solidaritetin me atë që ishim dje dhe të fillojmë të mendojmë se si do jemi nesër.

Normaliteti që me të drejtë kërkojmë t’i rikthehemi, në të vërtetë nuk ka qenë aspak  normal. Katastrofa që shkaktoi Covid 19 nxori në pah pafuqinë e shtetit për të përballuar emergjenca të këtij lloji, dobësimin e sistemit shëndetësor publik dhe dështimin e strukturave spitalore për t’i ofruar shërbim të barabartë çdo pacienti të infektuar.

Mjekët u detyruan të zgjidhnin midis jetëve që vlejnë njësoj dhe ky ndoshta përbën momentin më fatal të krizës ekonomike dhe politike që po kaplon Europën, origjina e së cilës në fakt është më e hershme se sa vetë  historia e virusit, e ky i fundit, bashkëjetues i sprovuar i njeriut në mijëvjeçarë. Më tepër se sa një rikthim në normalitet, detyra për të rimenduar rolin e shtetit në ekonomi dhe rikonceptimi i vendimarrjeve politike ka të bëjë me një ekzigjencë të fuqishme për ndryshim.

Pikërisht tani që shërbimi publik i massmedias do të duhej të tejkalonte përmbajtjen tradicionale drejt një propozimi për refleksion masiv që thellohet në diskutimin e shkaqeve dhe pasojave të një krize, degradon në promotor të një stili jetese që nuk ka të bëjë me realitetin e njerëzve. Romanticizimi i karantinës është kthyer në shpresën e vetme të të ndjerit mirë brenda një strukture sociale, ku inteligjenti përgjithësisht bëhet sinonim i dështimit dhe dëshira për të menduar lundron në një kollajkllëk të rrafshtë.

Metafora e vipave në karantinë po tenton të anulojë mendimin kritik duke luajtur gjithnjë e më shumë me pjesën emocionale të trurit të publikut e duke stimuluar gjithnjë e më pak pjesën reflektive që ka të bëjë me rëndësinë reale të asaj për të cilën po flitet. Përditshmëria e të ashtuquajturëve persona me status të veçantë në shoqëri, rrezikon të kthehet në një dipendenë konstante e cila po  rreket  të minimizojë frakturën e krijuar si pasojë e keqfunksionimit të institucioneve, dhe t’i japë një karakter anonim përgjegjësisë së atyre që na qeverisin.

Prirja për t’i dhënë një nuancë romantike karanantinës nga ana e “vip-ave”, po e mban publikun në një gjendje quasi “narkotizuese” e cila në momentin që thjeshtëzon problemin, ka thelluar njëherësh edhe izolimin kulturor.  Në median sociale jetët e këtyre të fundit duken kaq të patrazuara nga “sakrifica” që duhet të bëjnë për publikun. Përditshmëria e “vip-ave ” në ambiente luksoze duket e largët me zakonet frenetike të karantinës në hapësira të ngushta në pak metër katrorë, saqë mesazhet e vazhdueshme që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, forcojnë bindjen se po jetojmë në kohën e një keqkuptimi të madh.

Sa vjen e më shpesh, njerëzit po ngatërrohen nga propaganda publicitare e shtëpive të mëdha, oborreve të gjelbëruara, këndeve të pasura të kuzhinës, modës së qenve të vegjël që përkunden në prehër të padronëve të tyre, zonjave që nuk para gatuajnë e që nuk ia thonë për punë shtëpie, por që jo në pak raste i shfrytëzojnë këto si truke për të dhënë mesazhe që aktivizojnë zonat erogjene të adhuruesve të tyre.

Njerëzit pandehin se të qenit i mbyllur na bën të  identifikohemi të gjithë tek i njëjti hall dhe ngushëllohen me faktin që edhe personazhet e famshëm të televizionit gatuajnë e hekurosin në kohën e lirë.  Megjithatë ajo që duket se ka mbetur e pandryshuar në shpërfaqjen publike të personazheve që qeveritë i kanë bekuar në rolin e interlokutorit me publikun, për të mbajtur gjallë ritmin e jetës në izolim, është dinamika konfliktuale, roli i xhelozive dhe rivalitetit midis njëri -tjetrit  që dominon rrezen e ngushtë të interesave që përfaqësojnë. Dëshira maniakale për t’u ekspozuar duket se e ka bërë më intensive garën e konkurencës që shoqeron i-realen e tyre.

Qëndrimi në shtëpi dhe rikthimi tek familja si ripërtëritje e vlerave të zbehura në rutinën e angazhimeve profesionale, të japin përshtypjen e një preteksti që i shërben rritjes së mëtejshme të popullaritetit dhe nxitjes për të orientuar dëshirat e njerëzve tek kulti i modeleve të rremë që nuk reshtin çdo ditë së ndërtuari për vetveten, në një shoqëri që për më shumë se sa për mesazhe ngushëlluese, ka nevojë për një revolucion kulturor!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix18 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix18 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix18 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix18 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix18 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix18 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix18 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix18 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar18 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook