Lidhu me ne

Kryesore

Një udhëzues për nxitjen e mendimit fleksibël

Dr. Brunilda Hoxhaj

Kur përmendet fjala “fleksibilitet”, shumica e njerëzve mendojnë për pozat e jogës ose pozicionet e Pilates në vend të proceseve tona të mendimit. Po sikur të mund të përdorim një mentalitet fleksibël për të promovuar shëndet të mirë në mirëqenien tonë mendore dhe emocionale?

Mendja jonë është si një muskul, në sa më shumë mënyra të ndryshme që e përdorim, aq më fleksibël bëhet jo. Me praktikë dhe vetëdije, ne të gjithë mund të fillojmë të zhvillojmë një mendje më të shkathët, e cila nga ana tjetër mund të na ndihmojë të jetojmë një jetë më elastike, krijuese dhe të përmbushur.

Wilma Koutstaal, Ph.D., psikologe në Universitetin e Minesotës sugjeron: “Shkathtësia mendore mund të na mundësojë të ndjekim në mënyrë më të frytshme dhe me efikasitet qëllimet individuale dhe ato në grup. Mund të na mundësojë të jemi zgjidhës më efikasë të problemeve, duke ndihmuar në nxitjen e krijimtarisë dhe inovacionit dhe duke na lejuar të identifikojmë dhe realizojmë mundësi premtuese”.

Fleksibiliteti mendor (njohës) ka të bëjë me adaptueshmërinë dhe gatishmërinë tonë për të zhvendosur modelet tona të mendimit midis abstraktit dhe specifikes, për t’iu përgjigjur situatave të dhëna në mënyra më pak të rregulluara.

Mendimi i ngurtë, “bardhë e zi” mund të ndihmojë disa njerëz të eliminojnë detaje që krijojnë stresin në disa raste, por kjo nuk na bën ne mendimtarë të thellë, ose aq krijues sa shumë prej nesh do të donin të ishin. Po, të menduarit e ngurtë mund të na ndihmojë të marrim vendime të shpejta për disa gjëra, por nuk është e përshtatshme për të na ndihmuar në cilësinë e përgjithshme të jetës sonë.

Është më e lehtë, për shembull, të zgjedhësh një pozicion, për të qenë kundër luftës ose për taksat më të ulëta, në vend që të vlerësohet kompleksitetet dhe të pranohet se lufta ndonjëherë ka rezultate pozitive dhe se taksat më të ulëta nuk janë gjithmonë më mirët.

Ndonjëherë mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për ne të jemi shumë të saktë në detaje (të gjërave) dhe kjo është një gjë e mirë, por edhe ka shumë raste kur duhet të jemi më abstraktë për t’u përshtatur me situatat dhe rrethanat e papritura që do të mund të lindin në mënyrë të pashmangshme gjatë jetës.

Çfarë bën të menduarit në mënyrë fleksibël

Zhvillimi i një mentaliteti më fleksibël na lejon të vlerësojmë dhe përshtatemi me detyrat, rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme që na paraqiten çdo ditë. Ndonjëherë mund të na shërbejë për të qenë më të ngurtë, për të ndjekur rregulla specifike, ndonjëherë është më mirë të jesh më i hapur dhe i lirshëm. Rritja e fëmijëve mund të jetë një shembull i shkëlqyeshëm kur është e domosdoshme që ne të zbatojmë të dy mënyrat e të menduarit (dhe të sjellit).

Fleksibiliteti njohës ka të bëjë me perceptimet, emocionet, veprimet tona dhe madje, edhe motivimet tona më të thella. Një ndryshim i mjedisit, qëndrimit ose sjelljes do të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si ne mendojmë. Kur ndjehemi të lumtur ose optimist, për shembull, ne priremi drejt një mendimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Frika e ngushton fokusin tonë deri në detaje specifike. Kur ne jemi në gjendje ta bëjmë atë zhvendosje mendore pa ngecur në një mentalitet të veçantë, ne po demonstrojmë fleksibilitet mendor.

Një mentalitet fleksibël na largon nga kufizimi i modeleve të mendimit “bardhë e zi”.

Në ato momente, kur ndihemi të mbërthyer, të lodhur nga rutina ose të kapur nga zakonet e vjetra, ose modelet e përsëritura të sjelljes, ne mund të adaptojmë të menduarit dhe veprimet e tyre pasuese në një mënyrë që do të forcojë qëndrueshmërinë tonë të brendshme dhe aftësinë tonë për të zgjidhur probleme komplekse.

Si të zhvillojmë një mendim fleksibël?

Ndërsa disa njerëz kanë një temperament natyror drejt fleksibilitetit kognitiv (njohës), të gjithë ne kemi aftësinë të bëhemi më të mirë në të, përmes praktikës, durimit dhe këmbënguljes.

Këtu janë pesë ushtrime të trurit që mund t’i përdorim për të zhvilluar më tej fleksibilitetin konjitiv, ose për të përmirësuar procesin e të menduarit:

  1. Ndryshoni kontekstin tuaj. Bëni pushime. Bëni një shëtitje. Bëni një pushim kafeje. Modifikoni kontekstin ose mjedisin tuaj dhe do të ndjeni mendimet tuaja të zhvendosen. Ushtrimi ofron një tjetër nxitje të madhe mendore.
  2. Provoni diçka të re. Mësoni gjuhë të re, ose gatuaj një recetë të re. Në një studim të udhëhequr nga Koutstaal, të rriturit e moshuar që morën pjesë në një sërë aktivitetesh stimuluese, gjatë një periudhe tremujore treguan një fitim të konsiderueshëm në kreativitet, aftësi për zgjidhjen e problemeve. Fleksibiliteti mendor ndihmohet nga risitë dhe kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e trurit gjatë gjithë jetës.
  3. Vini në dyshim mendimet dhe fjalët tuaja. Bëhuni të vetëdijshëm për ato që mendoni dhe thoni. Mos u fokusoni vetëm në një mënyrë të të menduarit. Gjithashtu, i kushtoni vëmendje komunikimit, duke e përshtatur atë me ide dhe fraza më produktive.
  4. Planifikoni të qenurit spontan. Ndryshoni rutinën tuaj. Nëse ju pëlqen, bëni një shëtitje në mbrëmje dhe herë pas here bëjeni atë në një rrugë të re. Kohë pas kohe ndryshoni rutinën tuaj ditore.
  5. Ridimensiononi mënyrën se si mendoni. Idetë inovative dhe krijuese shpesh lindin pas periudhave të mendimit të përqendruar dhe vëmendjes përhapëse, thotë Koutstaal. Pra, jepini vetes kohë të përqendroheni në projekte ose sfida, në mënyrë të qëllimshme ashtu edhe në mënyrë rastësore gjatë kohës kur jeni duke bërë diçka tjetër.

Fleksibiliteti mendor nuk është arbitrar apo çuditshëm, por është më shumë një ekuilibër midis kontrollit dhe spontanitetit. Kur bëhemi më të shkathët mendërisht, ne ndjekim qëllime, por ato qëllime shpesh do të jenë më fleksibël – krahas qasjes që ne marrim drejt përmbushjes së tyre.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook