Lidhu me ne

Kryesore

Nuk ka të ngopur / Kastrati merr për 1 euro për 20 vjet bazën detare të Sarandës

Një aspekt interesant në tërë historinë e kontratave 1 euro është që përfituesit e këtyre kontratave janë gjithmonë disa persona shqiptarë. Kjo skemë u ofrua vite më parë si një mënyrë për të tërhequr investitorë të huaj, të cilët supozohej që do të sillnin investime dhjetëra miliona eurosh, por jo për këta vendalinj, të cilët në çdo rast janë “të detyruar” të investojnë këtu (se jashtë Shqipërie s’do bënin as 3 metra) dhe nuk ka asnjë arsye përse në mënyrë të vazhdueshme të privilegjohen në kurriz të të tjerë investitorëve, të cilët kanë si minus të vetëm faktin që nuk gjejnë dot rrugën për te kryeministri ynë..

265   2299,5   m2 për 1 euro. Kontrata e qiradhënies është fituar nga Kastrati group në bashkëpunim me Concord Investment” sh.p.k për 20 vjet.

Vendnodhja është në gjirin e Limjonit në Saradë, aty ku dikur ishte baza luftarake detare që kalon me kontratë qeraje në duart të privatit, që në këtë vend kur vjen puna për projekte të tilla është vetëm një: Kastrati.

Si pronësi, sipërfaqja qëndron nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mesa duket nuk e humbet destinacionin ushtarak, por jepet në përdorim, ndërkohë që ende nuk dihet sesi shkon kjo kontratë me atë që quhet plani i përhapjes së Forcës Detare. Një diskutim i tillë u bë në vitin 2012 kur qeveria e z. Berisha vendosi të shkrinte Flotiljen e Veriut për të mundësuar shitjen e Bisht Pallës dhe Shëngjinit.

Kushtet e kontratës koncesionare janë  gati qesharake: 62 miliardë lekë të vjetra investim në 48 muaj dhe punësim i 35 njerëzve për ambiente turistike përfshirë një port jahtesh. Nëse qiramarrësi nuk plotëson kushtet e punësimit ka gjobë 500 mijë lekë të vjetra për çdo punësim të pakryer.

Në nenin 8 parashikohet zgjidhja e parakohshme e kontratës, ndër të tjera edhe për:

kur prona nevojitet për interes publik dhe

kur prona kalon në procedurë privatizimi

Kontrata në dokumente titullohet si:

Koncesion/partneritet  publik  privat,  të  portit  turistik  dhe  të shërbimeve “Marina Limion”, ndërmjet Republikës së  Shqipërisë,  të përfaqësuar nga Ministria   e Infrastrukturës  dhe  Energjisë,  dhe  bashkimit  të operatorëve  ekonomikë “Kastrati Group” sh.a.  dhe “Edil-Al-It” sh.p.k.

Tjetër aspekt interesant në tërë historinë e kontratave 1 euro është që përfituesit e këtyre kontratave janë gjithmonë disa persona shqiptarë. Kjo skemë u ofrua vite më parë si një mënyrë për të tërhequr investitorë të huaj, të cilët supozohej që do të sillnin investime dhjetëra miliona eurosh, por jo për këta vendalinj, të cilët në çdo rast janë “të detyruar” të investojnë këtu (se jashtë Shqipërie s’do bënin as 3 metra) dhe nuk ka asnjë arsye përse në mënyrë të vazhdueshme të privilegjohen në kurriz të të tjerë investitorëve, të cilët kanë si minus të vetëm faktin që nuk gjejnë dot rrugën për te kryeministri ynë…/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook