Lidhu me ne

Kryesore

Si u falsifikua studimi i fizibilitetit të inceneratorit për të rritur faturën e buxhetit

Nga Klodian Tomorri

Një tabelë ekseli me shifra të rreme dhe një propozim i pakërkuar nga një kompani guackë. Kjo është pikënisja e krimit më të madh financiar që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në 27 dhjetor të vitit 2016, Ministria e Mjedisit i percjell Ministrisë së Financave propozimin e pakërkuar të një kompanie të quajtur Integrated Energy BV SPV, për të marrë me koncesion 30 vjeçar përpunimin e mbetjeve në qarkun e Tiranës.

Pjesë e propozimit ishte studimi i fizibilitetit dhe plani 30 vjeçar i biznesit, mbi bazën e të cilave ishte llogaritur se buxheti i shtetit duhet të paguante një tarifë prej 29 euro për çdo ton mbetje për të mbuluar koston e koncesionit. Por e gjitha kjo ishte një mashtrim. Kompania kishte falsifikuar studimin e fizibilitetit dhe planin e biznesit duke paraqitur shifra të rreme me qëllim që të merrte sa më shumë para nga buxheti i shtetit duke rritur kështu fitimin e saj me të paktën 7 herë nga ai i deklaruar zyrtarisht.

U deshën më shumë se katër vjet që mashtrimi të diktohej, vetëm pasi propozimi i pakërkuar i inceneratorit ra në duart e audituesve të KLSH-së. Dhe falsifikimi është aq banal sa që do të mund ta kuptonte edhe një llogaritar i rëndomtë kooperative.

Në tabelën e treguesve financiarë të fizibilitetit kompania deklaron se kosto e përpunimit të një tonë mbetje do të jetë 26,1 euro duke kërkuar njëkohësisht edhe një normë fitimi prej 2.9 euro për ton. Mbi bazën e kësaj tabele, qeveria I miratoi koncesionarit tarifën 29 euro për ton, nga të cilat 26.1 euro do të shkonin për të mbuluar koston e trajtimit të mbetjeve, ndërsa 2,9 euro si fitim për shoqërinë. Por pjestimet e tabelës janë bërë gabim. Sipas treguesve rezulton se norma e fitimit të kompanisë nuk është 2.9 euro për ton, por plot 14.5 euro për ton. Pra në çdo tonë mbetje, që përpunohet në landifillin e Tiranës, për të cilin qeveria paguan 29 euro, vetëm gjysma është kosto, ndërsa gjysma tjetër ose 14.5 euro për çdo ton shkon si fitim neto për koncesionarin.

Kjo është forma më e rëndë e krimit financiar. Mbi tabelën e rreme, Ministria e Mjedisit, ajo e Financave dhe Bashkia e Tiranës kanë marrë vendim të ngarkojnë taksapaguesit shqiptarë me një kosto abusive e cila shkon të paktën mbi 200 milionë euro për të gjithë jetëgjatësinë e projektit. Në këtë pikë pyetja që lind natyrshëm është vetëm një; Si ka mundësi, që tre institucione Ministria e Mjedisit, Bashkia e Tiranës, Ministria e Financave dhe më pas edhe vetë Këshilli i Ministrave të marrin vendim dhe të miratojnë një tarifë bazuar mbi tregues të falsifikuar? Madje të falsifikuar aq trashë sa që edhe pjestimet brenda vetë tabelës nuk përputhen?

Por falsifikimi i normës së kthimit nuk është mashtrimi i vetëm për të rritur faturën e buxhetit. Studimi I fizibilitetit mbi të cilin është miratuar koncesioni ka mashtruar edhe me projeksionet e sasisë së mbetjeve. Sipas kontratës së koncesionit, parashikohet se Tirana gjeneron 700 tonë mbetje në ditë. Mbi bazën e kësaj sasie është llogaritur edhe vlera totale prej 222.6 milionë euro që buxheti i shtetit duhet të paguajë në total për të gjithë 30 vitet e koncesionit. Por në fakt, që në vitin 2014 Tirana e kishte kaluar sasinë orej 700 tonë mbetje në ditë dhe madje në 2017-ën kur është miratuar koncesioni sasia ditiore e mbetjeve të gjeneruara nga qarku i Tiranës kishte arritur në mbi 800 tonë në ditë.

Nëse merret parasysh dhe rritja natyrale e sasisë së gjeneruar të mbetjeve gjatë 30 viteve të ardhshme atëherë fatura që do të paguajë buxheti i shtetit nuk është 222 milionë euro sa deklarohet në kontratë, por ta paktën 400 milionë euro. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Në kontratë është parashikuar që tarifa që paguan qeveria për koncesionarin të indeksohet sipas inflacionit. Kjo masë e shton edhe më 78 milionë euro të tjera faturën e inceneratorit të Tiranës duke bëre që në total, kostoja e tij të shkojë rreth 500 milionë euro. Kjo është vetëm fatura që do të paguajë buxheti për kompaninë koncesionare. Por sërish nuk mbaron me kaq.

Veç parave që merr nga qeveria, sipas studimit të fizibilitetit të parqitur nga vetë kompania koncesionare, ajo do të përfitojë edhe 210 milionë euro të tjera nga shitja e energjisë që prodhohet nga mbetjet si dhe shitja e skrapit. Në total, kjo e con biznesin e inceneratorit të Tiranës në plot 700 milionë euro. Kaq është shifra që do t’i kushtojë takapaguesve shqiptarë koncesioni I inceneratorit të Tiranës. Një shërbim, i cili koston totale sipas vetë llogarive të fryra të kompanisë nuk e ka më shumë se 430 milionmë euro. Por Brenda kësaj kostoje, parashikon 60 milionë euro shpoenzime të tjera administrative, të cilat sipas KLSH-së janë të rreme, pasi nuk justifikohen askund.

Ky është krimi më i madh financiar i ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Madje në përmasa të ngjashme me piramidat famëkeqe të vitit 1997. Gjithçka e ngritur mbi shifra të rreme dhe një studim të falsifikuar fizibiliteti. Por pavarësisht se krimi është flagrant, SPAK-u hesht. Dhe kjo është një heshtje që e bën prokurorinë bashkafajtorë në zhvatjen më të madhe dhe më flagrante të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Faktet janë aty. Të gjitha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook