Lidhu me ne

Temporal

10 strategjitë e manipulimit mediatik shpjeguar nga Noam Çomski (Noam Chomsky)*

Noam Çomski (Noam Chomsky), asht gjuhëtar i famshëm amerikan, filozof, historian, mendimtar, kritik social e aktivist politik i majtë…

Përveç studimeve gjuhësore dhe disa kritikave filozofike, personalisht nuk jam fans i tij dhe nuk e pëlqej, sidomos për faktin që në vitin 1999 ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë…, por e lexoj dhe disa nga analizat e tij kritike i kam gjetë mjaft të godituna dhe duhet me ia pranue ato, si e kemi nâ atë parimin “Ki inatin, por jepi hakun…”.

Çomski ka të drejtë si ekzaminues, pse ve pikat mbi “i” në disa analiza. Ajo ku nuk pajtohem me të asht te zgjidhja, Çomski asht i majtë, e mendon të majtën si zgjidhje politike… kjo do me thanë se kur ka të drejtë në ekzaminime, ka të drejtë si ai mjeku që ban ekzaminimin e saktë, por që ofron nji kurë të gabueme…

Ndër ekzaminimet e tij ma të sakta asht edhe nji listë prej 10 pikash, ku Çomski parashtron 10 rregulla të kontrollit shoqnor, domethanë, strategjitë e përdoruna për manipulim publik përmes mjeteve të komunikimit masiv (masmedia):

1 – Strategjia e shpërqendrimit. Elementi parësor i kontrollit shoqnor asht strategjia e shpërqendrimit, (zhvendosjes së vëmendjes), strategji e cila konsiston në devijimin e vëmendjes së publikut nga problemet madhore dhe nga ndryshimet e vendosuna nga elitat politike, përmes teknikës së përmbytjes ose vërshimeve me shpërqendrime të vazhdueshme dhe informacione të parandësishme.

2- Krijoni probleme e mbasandej ofroni zgjidhje. Kjo metodë quhet gjithashtu “problem-reagim-zgjidhje”. “Krijon nji problem, nji “situatë”, për të cilën shkaktohet nji reagim në audiencë, ky asht kryesori i hapave që dëshironi të ndërmerrni. Për shembull: le të shpaloset dhe të intensifikohet dhuna urbane, ose të organizohen sulme të përgjakshme, në mënyrë që publiku të bajë vetë ligjet dhe politikat e sigurisë, në dobi së aplikantit dhe në dëm të lirisë. Ose: krijoni një krizë ekonomike për me pranue si nji të keqe të domosdoshme reduktimin e të drejtave sociale dhe çmontimin e shërbimeve publike.

3- Strategjia e graduales. Për me e ba të pranueshme nji masë ose vendim të papranueshëm, duhet me e zbatue atë gradualisht, pak nga pak, për vite me radhë.

4- Strategjia e shtyrjes. Nji mënyrë tjetër për me pranue nji vendim jopopullor asht me e paraqitë atë si “të dhimbshëm, por të domosdoshëm”, duke fitue aprovimin e publikut, në kohën e aplikimit për me u zbatue ne të ardhmen. Asht ma e lehtë të pranohet nji sakrificë e ardhshme se sa nji masakër e menjëhershme.

Së pari, sepse përpjekja nuk zbatohet menjëherë. Mbasandej, për shkak se publiku, masa, asht gjithmonë e primun naivisht me supozue se “gjithçka do të jetë ma mirë nesër” dhe se flijimi i kërkuem mund të shmanget. Kjo i jep publikut më shumë kohë për me u mësue me idenë e ndryshimit dhe ta pranojë atë me dorëheqje kur të vijë koha.

5- Komunikimi me publikun sikur të ishin fëmijë. Nëse dikush i drejtohet nji personi sikur të ishte dymbëdhjetë vjeç a ma i vogël, atëherë, bazue në sugjerueshmëninë ata me siguri do të priren për me u përgjigje ose reague si nji personi që asht dymbëdhjetë vjeç ose ma pak.

6- Përdorni aspektin emocional shumë ma tepër sesa reflektimin. Shfrytëzimi i emocionit asht nji teknikë klasike për me provokue një qark të shkurtë në nji analizë racionale. Për ma tepër, përdorimi i regjistrit emocional mundëson me u hapë derën e hymjes tek e pavetëdishmja, per me implementue ose injektue ide, dëshira… frikë mbas frike.

7- Mbajtja e publikut në injorancë dhe mediokritet. Duke e ba publikun të paaftë për me kuptue metodat e përdoruna për kontrollin e tyre. Niveli i arsimit që u jepet klasave të ulëta shoqnore duhet me qenë sa më i dobët dhe sa ma mediokër që të jetë e mujtun.

8- Stimulimi i publikut për me u pajtue me mediokritetin. Ta bash publikun me besue se asht në modë me qenë budallenj, vulgarë dhe injorantë.

9- Përforcimi i kompleksit të vetëfajësimit. Me e ba individin me besue se ai asht i vetmi fajtor për fatkeqësinë e tij. Pra, në vend që me u rebelue kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerëson vetveten dhe fajëson veten e tij, gja e cila nga ana tjetër krijon nji gjendje depresive, nji nga efektet e së cilës asht frenimi i veprimit të tij. Dhe pa veprim nuk ka revolucion.

10- Njohja e individëve më mirë sesa e njohin ata veten. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikueme, sistemi ka gëzue nji njohuni të përparueme të qenies njerëzore, si të formës fizike ashtu edhe asaj psikike. Sistemi ka arritë me njoftë individin e zakonshëm ma mirë sesa e njeh ai veten. Kjo do me thanë se, në shumicën e rasteve, sistemi ushtron kontroll të madh dhe fuqi të madhe mbi individët, ma të madhe se sa kontrolli që ushtron individi mbi veten e tij.

* Përgatiti në shqip: Ilir Seci

Noam Chomsky has developed a list of the 10 rules of social control, namely, strategies used for public manipulation through the mass media.

  1. The strategy of distraction. The primordial element of social control is the strategy of distraction, which consists of diverting the public’s attention from major problems and from the changes decided by the political elites, through the flood technique or flooding with continuous distractions and insignificant information.
  2. Create problems, then offer solutions This method is also called “problem -reaction- solution. “It creates a problem, a “situation” referred to cause some reaction in the audience, so this is the principal of the steps that you want to accept. For example: let it unfold and intensify urban violence, or arrange for bloody attacks in order that the public is the applicant’s security laws and policies to the detriment of freedom. Or: create an economic crisis to accept as a necessary evil retreat of social rights and the dismantling of public services.
  3. The strategy of gradual. To make an unacceptable measure accepted, you just need to apply it gradually, to the dropper, for consecutive years.
  4. The strategy of deferring Another way to accept an unpopular decision is to present it as “painful and necessary”, gaining public acceptance, at the time for future application. It is easier to accept that a future sacrifice of immediate slaughter. First, because the effort is not used immediately. Then, because the public, masses, is always the tendency to expect naively that “everything will be better tomorrow” and that the sacrifice required may be avoided. This gives the public more time to get used to the idea of change and accept it with resignation when the time comes.
  5. Contact the public like children. If someone turns to a person as if they’re twelve or under, then, based on suggestability, they’ll probably tend to a response or reaction like that of a person who is twelve or less.
  6. Using the emotional aspect much more than reflection. Taking advantage of emotion is a classic technique to provoke a short circuit on a rational analysis. In addition, the use of the emotional register allows you to open the access door to the unconscious, to implant or inject ideas, desires, fears and fears.
  7. Keeping the public in ignorance and mediocrity. Making the public incapable of understanding the methods used for their control. The quality of education given to lower social classes must be as poor and mediocre as possible.
  8. Stimulating the public to be complacent with mediocrity. Getting the public to believe it’s fashionable to be stupid, vulgar and ignorant.
  9. Strengthening self-guilt. Making the individual believe that he is the only one guilty of his misfortune. So, instead of rebelling against the economic system, the individual devalues himself and blames himself, which in turn creates a depressive state, one of whose effects is the inhibition of his action. And without action there is no revolution.
  10. Knowing individuals better than they know themselves. Thanks to biology, neurobiology, and applied psychology, the system has enjoyed an advanced knowledge of the human being, both of its physical and psychic form. The system has managed to get to know the common individual better than he knows himself. This means that, in most cases, the system exercises greater control and great power over individuals, greater than what the individual exercises over himself.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook