Lidhu me ne

Radar

Gati prezantimi i iPhone 12, cilat do të jenë risitë e modelit më të fundit nga Apple

Gati prezantimi i iPhone 12, cilat do të jenë risitë e modelit më të fundit nga Apple

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Përveç kësaj, Apple mund të zbulojë edhe një model të ri të iPad Air si dhe një Apple Watch. Përpara konferencës së prezantimit të iPhone-ve, kanë qarkulluar thashetheme të ndryshme rreth cilësisë së kamerës.

iPhone 12 do të ketë një ekran të vogël 5.4 inç, ndërsa iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro do të kenë një ekran 6.1 inç. I fundit,  iPhone 12 Pro Max pritet të jetë më i madhi nga katër modelet e reja me një ekran  prej 6.7 inçësh.

Ndryshe nga rivalët e saj, përfshirë Samsung, Huawei dhe OnePlus, Apple është një nga gjigandët e paktë të teknologjisë që ende nuk ka prodhuar një smartphone 5G. Dhe sipas thasheshemeve në internet, katër modelet e reja të iPhone do të kenë teknologjinë 5G.

Për sa i përket kamerave, iPhone 12 Pro mund të ketë një kamerë të pasme me 4 lente, të cilat do të jenë të vendosura në pjesën e sipërme në anë të majtë të smartphone. Ndërsa, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max thuhet se kanë një skaner të ri LiDAR, i cili do të përmirësojë modalitetin “Portrait  Mode”.

iPhone 12 pritet të vijë në ngjyra të ngjashme pastel që ka iPhone 11. Të zezë, jeshile e errët, të verdhë, vjollcë, të kuqe dhe të bardhë.

Ndërkohë, iPhone 12 Pro dhe Pro Max mund të vijnë në ngjyrë gri, argjendi, ari dhe jeshile të errët.

Mendohet se Apple për modelet e saj të nivelit të lartë, mund të prezantojë një ngjyrë të re e cila do të jetë blu e errët.

Ashtu si modelet e vitit të kaluar të iPhone, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh te bateria. IPhone 12 pritet të ketë një bateri prej 2,227mAh, ndërsa iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro mund të kenë një bateri 2,775 mAh. Vetëm iPhone 12 Pro Max ka të ngjarë që të ketë një bateri të madhe prej 3,687mAh.

Nuk ka shumë thashetheme në lidhje me çmimet, por pritet që iPhone 12 të ketë një çmim fillestar të ngjashëm me iPhone të viteve të fundit.

Kjo do të thotë që iPhone 12 mund të fillojë me një çmim prej 729 Paund, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Max me 1,049£ dhe iPhone 12 Pro Max me 1,149£.

Ky është thjesht një spekulim dhe duke pasur parasysh teknologjinë 5G që mund të kenë, ka shumë mundësi që Apple të rrisë pak çmimet.

Ndërkohë që kompania amerikane mund të prezantojë modelet e reja, përdoruesve mund t’ju duhet të presin pak kohë për t’i pasur në duart e tyre.

Apple ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë vit modelet e iPhone do të dalin në dyqane më vonë se normalisht.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook