Lidhu me ne

Aktualitet

Gënjeshtrat e Ramës me studentët

Mirela Karabina

Tashmë nuk ka më dyshime që, prej 8 vitesh, studentët vetëm janë gënjyer nga kjo qeveri. Përmes kakofonisë së pashembullt dhe premtimeve boshe të Edi Ramës se, me demek, “ne nuk mundet më t’i trajtojmë nxënësit dhe prindërit si klientë… ne nuk mundet dot t’ia punojmë pas shpine, siç i është punuar për vite të tëra gjeneratës tjetër dhe prindërve shqiptarë, ndër më të përkushtuarit për t’i dhënë arsimin e lartë fëmijëve të tyre, sepse kjo është tradhti kombëtare…” ai, në fakt, nuk ka bë gjë tjetër veçse ka tradhtuar studentët, prindërit e tyre dhe gjithë publikun.

Dhe kjo, nga fillimi e deri në fund të sundimit të tij, nga Reforma e gënjeshtërt në Arsimin e Lartë dhe deri te “Pakti i mashtrimit”. Menjëherë sapo hipi në pushtet, nëpërmjet lojës tinëzare të gjoja verifikimit të ligjshmërisë në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, Edi Rama do të mbyllte 17 institucione private. Absolutisht, ka bërë shumë mirë që ka mbyllur institucione arsimore nëse nuk përmbushnin kriteret! Por, gjithçka u bë përmes një procesi jo transparent dhe jo të besueshëm, pasi nuk u publikua asnjëherë raporti i plotë, kriteret dhe listimi i institucioneve dhe përzgjedhja e tyre. Të cilësuar nga ai si “skema piramidale” dhe “i keqardhur” për familjet shqiptare që kishin investuar kot për inxhinierë e doktorë në to, kjo do të rezultonte një farsë e pushtetit në kurriz të studentëve.

Pasi quajtën arritje të madhe mbylljen e këtyre institucioneve por “harruan” të quajnë papërgjegjshmëri hedhjen e papritur në rrugë të mijëra studentëve, mundit të tyre dhe investimit të familjeve shqiptare. Dhe jo vetëm, por i endën studentët sa andej-këndej dyerve të Ministrisë së Arsimit dhe sekserëve të saj për të marrë numrat e matrikullimit, njohjen e viteve të shkollimit apo diplomën që i ndryshonte formati e shumë pengesa të tilla, pasi regjistrat e këtyre universiteteve të mbyllura rrinë në bodrumet e ministrisë.

Një tjetër lëvizje tinëzare e Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të ishte në vitin akademik 2014/2015: tarifat e studimit në nivelin “Bachelor” pësuan një rritje të konsiderueshme në nivelin 11.5% deri në 39.5% dhe tarifat e studimit në nivelin “Master” do rriteshin në 20%, në varësi të fakulteteve (VKM Nr.517, Nr.668). E turpshme! Në një vend të varfër ku të ardhurat familjare pakësohen dhe taksat e çmimet rriten, veç një qeveri e papërgjegjshme mund të rrisë tarifat e studimit! Pra, qeveria rriste buxhetin në universitete duke futur duart në xhepat e familjeve shqiptare dhe jo në arkën e saj. Dhe jo pa qëllim! Tarifat e studimit u rritën një vit para zbatimit të Reformës në Arsimin e Lartë e cila u ndërmor më 2015-ën dhe në kushtet e një buxheti minimal të planifikuar për të nga qeveria.

Pra, rritja e tarifave të studimit u bë që të mos i atashohej Reformës. A nuk është ky një mashtrim publik me kosto financiare për familjet shqiptare? Dhe ja ku jemi, reforma e mbetur sot në trajtën e një retorike të dëmshme ka çuar në rrënim të arsimit të lartë. Ligji i Arsimit të Lartë që synonte krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për të siguruar standarde evropiane do hynte në fuqi me 43 akte të munguara dhe do të pasohej me urdhra e urdhëresa qeverie e ministrie në kundërshtim me vetë ligjin, duke futur shpeshherë universitetin në hullinë e paligjshmërisë dhe mospërmbushjes së qëllimit të tij.

Pra, pa bazë financiare mbështetëse e me ligj çalë-çalë dhe në paligjshmëri, reforma nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër e madhe në dëm të studentëve dhe shoqërisë! Dhe kjo, cilësuar dhe në auditime (KLSH) sipas të cilave Ministria e Arsimit ka vepruar kundër frymës së ligjit përmes centralizimit të funksioneve që ligji ia njeh universitetit, si p.sh., aplikimi në universitete që duhet të menaxhohet nga universiteti dhe jo Ministria e Arsimit dhe pushteti.
Dhe për të vazhduar më tej, Edi Rama duke hedhur poshtë çdo investim të mëparshëm në arsim do të vazhdonte me mashtrimin publik në lidhje me reformën e ndërmarrë.

Kështu, ai do të deklaronte se universitetet do të hynin në një garë konkurrence të fortë dhe nuk do kishte më universitete shtetërore dhe publikë por vetëm universitete publike që financohen nga shteti dhe nga privati. Dhe kjo do të realizohej me një sistem akreditimi nga një kompani ndërkombëtare për të përcaktuar se cili meriton të qëndrojë në këtë fushë. Dhe ku jemi sot? Akreditim institucionesh dhe rankim i tyre sipas oreksit të Ramës, edhe pse me dhe pa ujë, edhe pse me dhe pa hapësira të duhura, edhe pse me dhe pa ngrohje e ftohje, edhe pse me dhe pa mjete mësimore e të tjera si këto. Ndërsa në lidhje me akreditimin e programeve mësimore rezulton se universitetet shtetërore i kanë të paakredituara ndërsa në ato private rezultojnë të akredituara.

Si ta kuptojmë këtë konkurrencën e Ramës mes këtyre universiteteve? Një Zot e di, si veprojnë ligjërisht universitetet kur studentët transferohen nga privati te shtetërori dhe anasjelltas?
Dhe, ky është jo vetëm mashtrim por skandal! Mos flasim pastaj për kërkimin shkencor që nuk ekziston fare në universitete, pasi qeveria nuk financon për këtë. Dhe, kjo i ka kthyer institucionet e arsimit të lartë në salla ku jepet mësim, por jo ku cilësisht kërkohet dija dhe konsolidohet ajo.

Dhe vijmë ne Dhjetor të 2018-ës, kur studentët shpërthyen në protesta dhe i treguan botës hallin e madh që kishin: arsim jocilësor, arsim jobashkëkohor dhe kushte mesjetare. Rama menjëherë do të distancohej nga qeveria e tij, thua sikur nuk ishte ai që drejtonte Reformën në Arsimin e Lartë. Ai gjoja do të “bëhej” me studentët dhe do ta pasonte përgjegjësinë tek universiteti. Pra, fajin do ia linte në derë universitetit dhe për të “shpëtuar” karrigen do të shkarkonte 7 ministra, asokohe, ndër to dhe ministren e Arsimit.

Dhe më pas, për t’i kthyer studentët në auditorë do të hartonte “Paktin e mashtrimit”. Dhe, në këtë fillim viti të vështirë pandemik të 2020-ës, Pakti ka mbetur veçse një mashtrim i radhës: as transparencë, as tarifa të ulura, as bibliotekë online, as kartë me status studenti, as mësim dhe platformë online e as kushte normale, asgjë.
Pra, studentët shqiptarë në mënyrë sistematike në këto vite janë gënjyer përmes mashtrimit reformë. Dhe këtë, një Qeveri antikombëtare si kjo e Edi Ramës, mund ta bëjë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook