Lidhu me ne

Kryesore

Presidenti Meta: Planifikimet e çmendura për kapje votash, me presione nga më të fëlliqurat

Presidenti Meta: Këto kambana nuk dëgjohen! Shqipëria ka numrin më të lartë të HEC-ve në Ballkan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaron se situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm, ndërsa qeveria është e angazhuar në planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe. Duke iu referuar një shkrimi të Arben Malajt, Kreu i Shtetit thotë se përshkallëzimi i krizës politike shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët. “Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm”, shkruan kreu i shtetit.

Presidenti Meta mbështet vlerësimit e prof.dr Arben Malajt për rrugën e duhur që duhet ndjekur për daljen nga humnera.

Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook

Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm.
Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët.
Ndaj i mbështes plotësisht vlerësimet dhe rekomandimet e Prof.Dr. Arben Malaj për rrugën e duhur që duhet ndjekur për daljen nga humnera.
Siç ai thekson me të drejtë:

“Ringritja fillon nga reduktimi i pasigurive dhe paqartësive për të ardhmen.”

“Disa arsye kryesore për këtë opsion janë risqet se individët dhe investitorët privatë vendas dhe të huaj mund të presin zgjedhjet parlamentare 2021 për të marrë vendime për të rritur investimet e tyre; donatorët bilateralë dhe multilateralë po ngadalësojnë lëvrimin e granteve dhe kredive të buta. Qeveria ka dështuar të thithë fonde nga donatorët për tërmetin.”

“Qeveria vazhdon të aplikojë partneritete publike-private prefenciale, që do të prodhojnë kosto të rënda për konsolidimin financiar të vendit. Për ta përmirësuar ringritjen e ekonomisë sonë gjatë vitit 2021 kërkohen një sërë reformash strukturore për një model rritje ekonomike të shëndetshme, ku rritet pesha e ekonomisë së gjelbër dhe ekonomisë së dijes dhe ku ndahen më mirë përfitimet e rritjes ekonomike.”

“Politikat dhe paketat lehtësuese dhe mbështetëse për të papunët, për të varfërit dhe për bizneset, duhet të jenë të qarta dhe lehtësisht të arritshme deri te të varfërit dhe të papunët.”

“Eliminimi i çdo vonese e pengese në procesin e integrimit europian çliron energji dhe burime rritje dhe zhvillimi edhe në kohë krize. Reduktimi i risqeve të thellimit dhe zgjatjes së krizës politike është kritik për reduktimin e paqartësive dhe pasigurive që pengojnë ringritjen.”

“Përzgjedhja me përgjegjësi profesionale dhe transparencë maksimale e përdorimit të fondeve të rindërtimit dhe ringritjes do të zgjidhte krizën e të pastrehëve, të çerdheve, kopshteve, shkollave, të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, por njëkohësisht do të rrisë punësimin dhe rritjen e të ardhurave për shtresat në nevojë.”

“Të mirëintegruara së bashku këto reforma dhe parime mirëqeverisje do të ndikojnë në ringritjen e ekonomisë sonë, mundësisht brenda vitit 2021.”

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook