Lidhu me ne

Temporal

Si ta gjejmë lajmin e besueshëm në epokën e dezinformimit?

Përhapja e dezinformimit e ka bërë shumë më të vështirë kërkimin e lajmeve të besueshme.

Por kompanitë e teknologjisë po përpiqen të identifikojnë subjektivizmin në media për t’i ndihmuar lexuesit të dallojnë lajmet e vërteta nga ato të rreme.

Midis Google, Facebook, Twitter dhe mënyrave të tjera me të cilat amerikanët i marrin lajmet në internet, shumë njerëz përjetojnë mbingarkesë informacioni tani që po afrojnë zgjedhjet.

Por disa informacione jo patjetër janë të sakta dhe të vërteta.

“Tetë në çdo 10 amerikanë janë të shqetësuar se dezinformimi do të luajë rol në rezultatin e zgjedhjeve,” thotë John Sands i Fondacionit Knight.

Por, a janë në gjendje shumica e amerikanëve të zbulojnë dezinformimin?

“Ne shpresojmë që konsumatori i lajmeve të kuptojë vetë nëse një lajm është ose jo i vërtetë,” thotë Harleen Kaur e organizatës Ground News.

Kjo është arsyeja pse ajo dhe një koleg i saj themeluan këtë organizatë që ajo thotë se është platforma e parë në botë për krahasimin e lajmeve.

“Për shembull, nëse del një lajm rreth zgjedhjeve, ne ju tregojmë si e mbulojnë atë lajm mediat, nga e majta e skajshme tek e djathta e skajshme dhe njerëzit mund të bëjnë krahasimin,” thotë zonja Kaur.

“Me një klikim të vetëm, mund të kuptoni se cilat janë variantet e tjera me të cilat jepet ai lajm”, thotë ajo.

“Ne të gjithë jemi subjektivë në ato që dimë, për shkak të përvojës sonë të jetës,” thotë John Gable, bashkëthemelues i faqes AllSides.com, që vlerëson subjektivitetin në media dhe identifikon se kush qëndron majtas, djathtas dhe në qendër sa i përket qëndrimit që mban ndaj një ngjarjeje politike.

“Ne ju japim vështrimet e ndryshme. Pra, tre rezultatet e para të çdo kërkimi ju japin tre këndvështrime të ndryshme për të njëjtën temë,” thotë zoti Gable.

Studiues si Sameer Patil i Universitetit të Indianës kanë zbuluar se nëse e orienton sado pak lexuesin, kjo mund të ndihmojë në uljen e dezinformimit.

“Nuk ka nevojë për shumë fjalë, thjesht ta kujtosh lexuesin duke i thënë: ky lajm mund të jetë i diskutueshëm, ndoshta duhet të thelloheni pak,” thotë zoti Patil.

“Këto pak fjalë veprojnë si një kujtesë dhe e ulin dëshirën e njerëzve për ta ndarë atë lajm me të tjerët,” thotë ai.

Leximi i lajmeve kërkon pa dyshim një dozë skepticizmi.

“Thjesht duhet të pyesim veten: A mund të jetë ky lajm i vërtetë? Një reflektim i shkurtër mund të jetë i dobishëm,” thotë Patil.

Tani që zgjedhjet po afrojnë, por edhe pas tyre, kjo është ndoshta një mënyrë për të ndarë lajmet e vërteta nga ato të rreme./VOA/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook