Lidhu me ne

Temporal

Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

A kishte Homeri të drejtë? A na e rrëfeu atë  që  duhet? Këto pyetje i kanë ngritur shumë njerëz në kohë të ndryshme, dhe përgjigja është ende objekt debati….Por sot mund të themi se shumë nga ato që tregohen tek “Iliada”, historia e rrethimit dhe rënies së qytetit të Trojës, është fryt i fantazisë. Ndonëse ka edhe diçka të vërtetë.

Fundi i një epoke

Për shembull, rënia e Trojës është histori e vërtetë. Ajo ndodhi në Epokën e Bronzit të Vonë (1300-1200 Para Erës Sonë), kur sistemi politik dhe ekonomik në rajonin e Mesdheut po transformohej, dhe tensionet, migrimet masive dhe luftërat e brendshme, përuruan nisjen e Epokës së Hekurit.

Tranzicioni nuk ishte i lehtë. Shumë qytete të pasura, si Troja, Mikena dhe Tirinto, u shkatërruan dhe braktisën, dhe për to u fol për shekuj me radhë. Vetë Homeri (ose kushdo tjetër, pasi ka nga ata që dyshojnë nëse ai ka ekzistuar vërtetë) 400 vjet më vonë rrëfeu rënien e njërës prej atyre fuqive.

Qyteti tregtar

Sipas arkeologëve, Troja ngrihej jo shumë larg Çanakalasë së sotme (Galipoli) në Turqi, në grykën e Ngushticës së Dardaneleve. Ajo kishte rreth 10.000 banorë, dhe ishte shumë e pasur. Grekët e lashtë e quanin Ilios, ndërsa për hititët, populli i luftëtarëve që e kontrollonin, ishte Vilusa. Për të dy, dominimi i këtij qytetit kishte rëndësi strategjike për menaxhimin e tregtisë midis Mesdheut dhe Detit të Zi.

Gjithmonë në luftë

Gjithsesi, asnjë dëshmi historike nuk konfirmon që Vilusa ra në duart e mikenasve, siç na tregon Homeri. Shkurt, nuk ishin akejtë me në krye Agamemnonin (djalin e mbretit të Mikenës), ata që e shkatërruan atë.

Megjithatë, zbulimet arkeologjike të shekullit të kaluar, kanë konfirmuar ekzistencën në Trojë të një sistemi politik kompleks, të ngjashëm me atë të përshkruar nga Homeri. Sipas disa teksteve të zbuluara në kryeqytetin hitit (Hatusha), Vilusa ishte një qytet i fuqishëm, i drejtuar nga mbreti Alaksandu,që mund të korrespondonte me princin trojan, Paridin, emri

i lindjes i të cilit sipas Homerit, ishte Aleksandër.

Përgjatë dekadave të gërmimeve, janë zbuluar skelete, maja shigjetash dhe gjurmë të shkatërrimit,që gjithashtu flasin për një fund të dhunshëm të qytetit dhe banorëve të tij, dhe ndoshta për një luftë tjetër.

Nuk ishte faji i një gruaje…

Nuk ishte Helena, gruaja e mbretit të Spartës, Menelaut, ajo që pasi u rrëmbye nga Paridi i Trojës, shkaktoi luftën e fundit në Ilio. Arkivat hitite, tregojnë se grekët kryen një seri fushatash ushtarake në Turqinë Perëndimore, me bastisje dhe rrëmbime të shumta njerëzish, që më pas shiteshin si skllevër.

Kjo shkaktoi tensione të pashmangshme, ndoshta edhe një luftë, e cila duket e konfirmuar nga një dokument, që aludon mbi një traktat paqeje të nënshkruar rreth vitit 1200 Para Krishtit midis grekëve dhe hititëve, në lidhje me qytetin e Trojës.

Kali i Trojës

Disa nga faktet që lidhen me “Iliadën” mund të jenë trilluar ose thjesht keqkuptuar. Ka një debat të hapur mbi Mitin e Kalit të Trojës, mashtrimi i përdorur nga akejtë për të pushtuar qytetin. Në vitin 2016, një arkeolog detar nga Universiteti i Marsejës, Françesko Tiboni, zbuloi në një studim se“kali” mund të ketë qenë në fakt një lloj anije fenikase shumë e zakonshme për kohën, e quajtur hippos (kali) për shkak të figurës së zbukuruar. Nga këtu rrjedh miti apo edhe keqkuptimi i përkthyesve.

Sa vite në llogoret e luftës?

Edhe kohëzgjatja e asaj fushate të përgjakshme ushtarake, është gjithashtu objekt debatesh. Tek “Iliada” thuhet se ulje-ngritjet dhe rrethimi zgjati 10 vjet. Por për disa studiues, ai mund të ketë zgjatur shumë më gjatë, përfshirë ndoshta disa breza, aq sa të linte një ndikim të madh në imagjinatën e tyre.

Përfundimisht, është e vështirë të thuhet nëse të paktën disa nga heronjtë, bëmat e të cilëve na i tregon“Iliada”, kanë ekzistuar vërtet. Por në vitin 2010, profesori Atanasio Papadopulos nga Universiteti i Janinës në Greqi, bëri një zbulim.

Ai tha se bashkë me ekipin e tij të arkeologëve, kishin kryer gërmime në veri të Itakës për 16 vjet me radhë, duke gjetur mbetjet e asaj që ata besonin se ishte pallati i Uliksit, Odiseut, duke sugjeruar kështu që disa nga protagonistët e poezive homerike janë realë.

Nuk përjashtohet mundësia që gërmimet e reja të zbulojnë detaje të tjera të rëndësishme, por sot për sot nuk mund të themi më shumë së kaq. Por ajo për të cilën bien të gjithë dakord, është vlera e madhe e këtyre poezive, deri në pikën që edhe poeti i madh italian Xhakomo Leopardi tha se “gjithçka është përsosur që nga koha e Homerit e më vonë, por jo poezia”. / Focus – Bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook