Lidhu me ne

Aktualitet

Mediu me të rinjtë: Sot jemi përballë një regjim të korruptuar, ju keni në dorë ‘revolucionin’

Mediu me të rinjtë: Sot jemi përballë një regjim të korruptuar, ju keni në dorë ‘revolucionin’

Mediu me të rinjtë: Sot jemi përballë një regjim të korruptuar, ju keni në dorë ‘revolucionin’

Forumi Rinor Republikan zhvilloi një takim në zonën e Don Boskos. Në fjalën e hapjes kryetari i Forumit Albi Jahelezi theksoi se, rinia është kthyer në një faktor të rëndësishëm politik dhe elektoral në Partinë Republikane.

‘Ne duam një Shqipëri Europiane theksoj ai dhe angazhimin në politik e shohim si detyrim qytetar për ta bërë Shqipërinë Europiane.’ u shpreh ai

N/Kryetari i PR dhe kryetari i degës së Tiranës, Blendi Sulaj theksoj se te rinjtë në PR janë pjesë e vendimarrjes politike, garës elektorale për parlament dhe nesër e qeverisjes së djathtë.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pasi vlerësoi organizimin e Forumit iu drejtua të rinjve duke theksuar se është shumë e rëndësishme të kuptoni vlerën në jetë.

‘Sfida më e madhe e njeriut në jetë është sfida me vetveten, sfida për të ndryshuar veten e tij, sfida për të realizuar qëllimet e tij, dhe të ëndërrosh, të besosh dhe të luftosh, është gjëja më e bukur që njeriu mund të ketë në jetë.

Prandaj unë ju ftoj ju që të ëndërroni dhe të besoni që ajo që ne nisëm në vitet 1990, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa, mund të bëhet realitet nëpërmjet punës suaj. Por për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit është e domosdoshme që gjithësecili nga ne të kuptojë vlerën e angazhimit të vet në politikë, është e domosdoshme të kuptojmë që sot, kemi përballë jo një parti politike, jo një qeveri, por një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, i cili në mënyrë të vazhdueshme po shkatërron jetën e qindra, mijëra familjeve shqiptare.

Si rezultat i kësaj politike, mbi gjysëm milioni shqiptarë, të rinj dhe të reja, shokë dhe shoqe tuaja, profesionistë të zotë, janë larguar nga Shqipëria, dhe padyshim ka krijuar një kosto jashtëzakonisht të madhe në jetën tonë, në familjen tonë, ka krijuar një kosto sociale, një kosto të madhe ekonomike, të ardhmen e vendit tonë, por dhe një kosto jashtëzakonisht të madhe politike.

Këtë ka dashur Edi Rama, njerëz që mendojnë, njerëz që janë kundër tij, njerëz që besojnë tek vetja, të mos jenë këtu, të largohen, dhe kjo histori duhet të marrë fund.

Opozita duhet të gjejë mënyrën për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë. Prandaj mendoj që roli i rinisë është jashtëzakonisht i veçantë.

Në vitet 1990 ne u bashkuam në lëvizjen demokratike, me motivin; ‘T`a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’. Bëmë atë që mundëm ne në atë kohë, të ndryshonim sistemin, bëmë më të mirën për t`a hapur Shqipërinë karshi perëndimit, për të ndërtuar ekonominë e tregut, për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për të liberalizuar vizat, njëkohësisht për të arritur deri tek negociatat me Bashkimin Europian.

Por ju keni në dorë një revolucion tjetër shumë të rëndësishëm, të jetës suaj, të familjeve tuaja, të Shqipërisë.

Revolucionin për të ndërtuar shtetin europian në Shqipëri, shtetin e lirisë dhe të drejtave, shtetin që respekton njerëzit, një qeveri që vjen nga vota e popullit, punon për popullin dhe është me popullin.’- u shpreh Mediu.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook