Lidhu me ne

Radar

Vdekja misterioze e Mozartit: A u helmua nga masonët pse zbuloi sekretet e tyre?

Vdekja misterioze e Mozartit: A u helmua nga masonët pse zbuloi sekretet e tyre?

Vdekja e parakohshme e gjeniut të muzikës mbetet ende e mbuluar me mister. Po cili ishte shkaku i vërtetë i vdekjes së kompozitorit të njohur austriak? Dhe cila ishte arsyeja e sjelljes misterioze të gruas së tij Konstanca?

Ka shumë spekulime në lidhje me vdekjen e pashpjegueshme të Mozartit. Ato karakterizohen nga një kontradiktë e fortë, midis atyre që pretendojnë se ai u helmua, dhe të tjerëve që thonë se vdiq për shkaqe natyrore. Por asnjë nga kampet nuk ka një përgjigje të prerë, dhe qe të dy teoritë janë të dobëta. Atëherë, cilat shkaqet e vërteta të vdekjes së Mozartit? Kompozitori dergjej në shtrat prej disa javësh kur më 4 dhjetorin e vitti 1791, shëndeti i tij u përkeqësua shumë. Gjymtyrët e tij shumë të fryra nisën të kenë konvulsione, ndërsa Mozarti kishte ethe të forta.

Pasi ra në një gjendje të fikëti, Mozart dha frymën e tij të fundit në orën 12:55 të mesditës më5 dhjetor, në krahët e motrës së vogël të bashkëshortes Konstanca, Sofias. Ishte vetëm 35 vjeç. Edhe pas kaq shumë kohësh, vdekja e Mozartit ngre shumë pikëpyetje. Shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes nuk dihet.
Nuk u krye asnjë autopsi zyrtare, dhe nuk u lëshua asnjë certifikatë vdekjeje, pavarësisht zërave për vdekjen e tij të pashpjegueshme. Por a kishte ndonjë arsye për të fshehur shkakun e vërtetë të vdekjes së kompozitorit?Për shembull, ndonëse kishte shumë admirues, ai u varros në varrezat komunale.

Përveç kësaj, për shkak se nuk ka prova të qarta të shkakut të vdekjes së tij, teori të shumta pretendojnë se ai u helmua ose pati një vdekje nga shkaqe natyrore. Thuhet se 6 muaj para vdekjes së tij, Mozart ishte duke shëtitur në rrugë me gruan e tij Konstancën. Ai i tha asaj se ishte i sigurt se ishte helmuar.
Dhe vetëm pak kohë para se të vdiste, Mozart kishte simptoma si të vjellat, kriza, deformime të gjymtyrëve, simptoma pra që sugjerojnë se ishte një helmim. Kjo nxiti zërat se ai ishte helmuar. Fajtorët e mundshëm përfshijnë kompozitorin e oborrit mbretëror austriak, italianin Antonio Salieri, Frimasonët, Konstancën, studenti i tij Susmajer dhe Hofdemel, një nëpunës në gjykatën e Vjenës.

Teoria se Salieri e kishte helmuar Mozartin, u nxit nga pranimi i vetë Salierit, që pasi tentoi të vetëvritej në vitin 1823, pranoi se e kishte helmuar ai kompozitorin e famshëm. Filmi “Amadeus”është bazuar në këtë version të ngjarjeve. Gjithsesi mbeten shumë dyshime në lidhje me teorinë, sipas së cilës fajtori ishte Salieri.
Së pari, ai kishte pak arsye për ta ndërmarrë një akt të tillë. A është e mundur që vetëm zilia mund të çojë në një vrasje?Patjetër që Mozart kishte të drejtë të dyshonte, pasi opera e tij “Dasma e Figaros” u anulua pas vetëm 10 shfaqjesh, atij iu ndalua të bëhej mësuesi i pianos së kushëririt të ri të perandorit Jozefit II.
Ai mund të jetë helmuar me një helm me veprim të ngadaltë. Fakti që Salieri kishte mundësinë t`a helmonte Mozartin për një kohë të gjatë është i diskutueshëm.

Supozimi në lidhje me fajin e Salierit është dramatik, por ai nuk ka besueshmëri. Ekziston edhe hipoteza se Mozarti u vra nga Frimasonët. Kjo teori lindi në vitin 1861, kur Georg Daumer, një katolik i konvertuar, pohoi se kompozitori i famshëm ishte vrarë nga Frimasonët që donin të prishnin planet e tij për të krijuar një Lozhë Frimasonesh të quajtur “Grotta” (Shpella në italisht). Një teori tjetër pretendon se Mozart nuk kishte ndërmend të themelonte asnjë lozhë masonike, por një shoqëri të re sekrete. Kjo teori rezistoi deri në shekullin XX dhe nxiti thashethemet se Mozart ishte vrarë sepse me operën e tij “Flauti Magjik”, ai zbuloi sekretet e masonëve.

Gjatë periudhës së nazizmit në gjermani, psikiatrja Matilda Ludendorf e përmendi vdekjen e Mozartit si një arsye për zhdukjen e masonëve. Gjithsesi, meqë krijimi i një lozhe të re malonike vetëm do të rriste ndikimin e masonëve, sigurisht që ky akt do të ishte shumë i mirëpritur dhe nuk kishte pse të provokonte armiqësi. Nëse motivi ishte vërtet opera“Flauti Magjik”, atëherë pse nuk u vra edhe libertariani Shikaneder? Sa për rastin e Ludendorf, nazistët e shfrytëzuan vdekjen e Mozartit për të promovuar antisemitizmin. Në atë kohë, nazistët i konsideruan Frimasonët një front të revolucionit global hebre.
Ashtu si teoria e Salierit, ashtu edhe ajo masonike duket se nuk ka besueshmëri. Por a ishte Mozart gati të vdiste i sëmurë dhe i shtrirë në shtrat? Regjistri i të vdekurve në Katedralen e Shën Stefanit në Vjenë, tregon se vdekja e Mozartit erdhi si pasojë e një “etheje të fortë miliare”, dhe Fondacioni Ndërkombëtar Mozarteum bie dakord me këtë qasje.

Por “ethet miliare” që japin skuqje të lëkurës dhe temperaturë të lartë,nuk përfshihen në ndonjë sëmundje. Dr.Tomas Klose, që ishte me Mozartin në momentet e tij të fundit të jetës, nuk la asnjë shënim të simptomave të Mozartit apo një certifikatë vdekje, ndaj emri i sëmundjes nuk mund të përcaktohet. Është shumë e çuditshme që rekordi i parë i shkakut të vdekjes së Mozart – i ashtuquajturi Raporti Guldener – u hartua vetëm në vitin 1824, 34 vjet pas vdekjes së kompozitorit nga dr. Eduard Guldener i Universitetit të Vjenës. Duke dëgjuar historinë e dr.Klose, ai e regjistroi shkakun e vdekjes si “ethe inflamatore reumatike”.

Por edhe kjo hipotezë duket si pjesë e një mendimi me shkrim, dërguar kritikut italian të muzikës Xhuzepe Karpani, për ta hequr mikun e tij italian Salieri nga teoria e helmimit. Ndërkohë, ekziston edhe teoria e helmimit me merkur. Dhe kjo pasi Mozart kishte frikë se ai do të prekej nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme. Dhe në fakt në një moment u prek nga sifilizi. Pas një konsultimi me baroninVan Svietenin, ai u trajtua me një ilaç me bazë merkuri, që i solli edhe vdekjen. Nga të gjithë miqtë e tij, Van Svieten ishte i pari që nxitoi të ishte pranë Mozart dhe u mor me përgatitjen e funeralit.
Por sjellja e tij atë ditë ishte e çuditshme. Për shembull dëboi nga ceremonia të gjithë që vinin për t’i bërë homazhe Mozartin. Por kjo teori supozon se Mozart u varros në varrezat komunale nga frika se ky incident do të ishte zbuluar. Debati mbi vdekjen e tij është si një rreth vicioz.
Nga njëra anë, fakti që sëmundja e Mozartit nuk mund të identifikohet, mbështet teorinë e helmimit. Nga ana tjetër, mungesa e dyshimit, motivit dhe e provave, çojnë në teorinë e vdekjes nga shkaqe natyrore.

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook