Lidhu me ne

Aktualitet

Policia që vret

Enton Abilekaj  |   

Img 20190422 Wa00441

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori I Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara se ta bënte, ai u tregoi deputetëve një video të nënës së djalit, e akuzoi familjarisht si shkelës ligji dhe në fund, kur rezultoi që videoja ishte marrë nga një film artistik, kur nuk kishte mbetur më asnjë justifikim, kërkoi falje.

Një falje që nuk i është kërkuar akoma familjes Rasha, pavarësisht se i morën jetën e djalit 25-vjeçar afër derës së shtëpisë. Edhe pse shumë e rëndë, përsëri po përpiqen ta justifikojnë ngjarjen me një pistoletë të hedhur, apo me problemet në biografi të viktimës.

Kjo është sjellje, jo rast i veçuar. Polica e Shtetit, nuk kërkon falje, nuk dënon vrasjen, as dhunën, vetëm justifikon vrasjen dhe dhunën, duke hyrë në jetën intime të viktimave, duke i nëpërkëmbur pasi i ka vrarë, pasi i ka rrahur. Kështu u soll tek prishja e Teatrit Kombëtar, kur hynë me dhunë dhe pa numra identifikimi kundër aktivistëve që në shumicën e tyre ishin aktorë dhe regjisorë, kështu u sollën edhe në protestën pas prishjes së Teatrit, duke rrahur protestuesit paqësor. Shkelmi i policit mbi kokën studentit-protestues të rrëzuar në rrugë, ishte simboli i sjelljes së dhunshme të policisë.

Një sjellje e paralajmëruar më parë, në protestat e opozitës, kur dhuna e panevojshme, e shoqëruar me gaz lotsjellës kishte objekt kundërshtarët politikë të Qeverisë. Njësoj edhe me protestuesit e Astirit që, mbronin shtëpitë e tyre nga një projekt korruptiv që nuk u tërhoq edhe kur u kap me presh në dorë.
Këto raste tregojnë se vrasja e Klodjan Rashës, nuk ishte episod i vetmuar, por një rrjedhë logjike, e sjelljes së policisë. Një sjellje që buron nga marrëdhënia joligjore me drejtuesit politikë, nga përdorimi që i është bërë prej tyre për të shtypur kundërshtarët në kundërshtim me rregullat dhe praktikën policore.

Trupa policore, nën presionin politik për të vepruar në kundërshtim me ligjin, në këmbim të kodit të besnikërisë me partiakët që i drejtojnë, zgjodhi të sigurtën. Kodi i besnikërisë, i ekspozon përpara ligjit, por i siguron vendin e punës. Në zbatimin e kodit të besnikërisë, mund të rrahësh qytetarët, të mbjellësh hashash, të vrasësh, të korruptohesh, te emërohesh në nivelet e larta duke qenë ish-sigurims, të vrasësh dhe të fshehësh ngjarje. Ligji të ndëshkon për këto, kodi i besnikërisë të shpërblen.

Kështu u shndërrua trupa policore në një zgjatim të armatosur të Rilindjes, që përdoret, jo vetëm kundër opozitës, por kundër gjithë të pakënaqurve, atyre që sfidojnë urdhërat dhe tekat e shefave, apo atyre që nuk kanë marrëdhënie të mira me secilin efektiv që e ka flakur ligjin për t’u bashkuar me partinë.
Është për këtë arsye që edhe gazetarë edhe politikanë mendojnë se dorëheqja e LLeshajt nuk do të ndryshojë asgjë. Është vetëm një akt për uljen e zemërimit. Policia do të vazhdojë njësoj të respektojë kodin e besnikërisë me të cilin ka zëvendësuar ligjin.

Në fakt nuk është tamam kështu. Rrëzimi me protesta i Ministrit, të paktën mund të prishë rehatinë e keqbërësve. Duke larguar drejtuesit – përgjegjës, nuk do të jetë kaq e lehtë që policia të sillet me qytetarët si organ represiv, nuk do të rrahë dhe vrasë me sigurinë që i jep imuniteti politik. Me ndëshkimin e të paktën një prej përgjegjësve, për vrasjen, me ndëshkimin e një prej përgjegjësve për shndërrimine e trupës së rendit në polici politike, të paktën bëhet një hap përpara në favor të publikut./dosja.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix8 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix8 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix8 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix8 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix8 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix8 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix8 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar8 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook