Lidhu me ne

Kryesore

Mediat e rilindjes: “Rama, fanar ndriçues në Europë”

Sa më shumë dergradon imazhi i kryeministrit mes shqiptarëve, aq më shumë poropogandistët e tij përpiqen ti veshin një aureolë ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë me një lajm të përhapur “copy paste” me titull, pikë e presje, nga zyra e shtypit të kryeministrit në të gjitha mediat pro qeveritare. Mesazhi i tij është bazik: “Edi Rama gjendet mes katër liderve më të ndjekur në të gjithë Europën në Facebook”.

Pra atë që dikur e thoshte gjysëm me ironi dhe gjysëm me zili, vëllai i tij armik, Aleksandar Vuçiç, se “Edi është një lider global” lakejtë e kryeministrit nuk po e marrin aspak me humor. Ata, para zgjedhjeve të 25 prillit po mundohen të vënë përsëri në punë një mekanizëm që Ramës i ka funksionuar për një kohë të gjatë: legjimitetin e humbur brenda vendit ta eksportojnë nga jashtë, përmes imazhit të njeriut që ka sukses në perëndim. Po të shihen titujt e mediave proqeveritare, të ngjashëm deri në motoni, ato japin të gjitha këtë mesazh.

Jo vetëm titulli propogandistik është shpërndarë njësoj në të gjitha mediat proqeveritare, por edhe teksti brenda lajmit është krejtësisht njësoj. Aty renditen fillimisht liderët e vendeve të mëdhaja europiane që Edi rama ka lënë pas dhe ata rajonale me të cilët lideri ynë as denjon të krahasohet. Lapsi.al po sjell të plotë thelbin e këtij teksti propagandistik:

“Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Europë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata” Kryeministri shqiptar Edi Rama renditet i gjashti në Europë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përvec pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, cka i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantieret e rindërtimit.

Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K”.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar paraqitet nën dritën e një njeriu që i rri ngushtë një vend i vogël si Shqipëria. Pasi ndërmori aksionin propagandistik të ndihmës së Italisë me mjekë dhe infermirë që do shërbenin në spitalet Covid, në televizionin shqiptar report TV u botua një “sondazh” ku Rama dilte lideri më i preferuar ndërkombëtar mes italianëve, duke lënë pas Merkelin dhe Putinin.

E gjitha kjo propagande shkonte në sinkron me deklaratat e ndonje deputeti socialist që mburrej se falë Edi Ramës Shqipëria e kishte përballuar pandeminë më mirë se Gjermania dhe Italia.

Natyrisht edhe lajmi i fundit për pëlqyeshmërinë në Facebook është një fabul e pështirë. Eshtë kollaj të kapërcesh Merkelin dhe Makronin me “like: të blera aq sa kryeministri i nje vendi me 3 milionë banorë të ketë më shumë ndjekës se ai i një shteti 60 milionësh.  Eshë gjithashtu e lehtë të mburesh se ke ndejtur më shumë në Facebook sesa në zyrë me shumë se 800 postime në një vit.

Por në fund të fundit këto nuk tregojnë asgjë, përpos dëshirës për ta renditur Edi Ramën me çdo kusht dhe në çdo klasifikim që të jetë e mundur, mes të parëve në kontinent.

Pas 8 vitesh në pushtet dhe pas një mandati ku një njeri i vetëm ka në duar gjithë pushtetin dhe të gjithë tepsinë, nuk ngjan e largët koha e propagandës kur udhëheqësi i Shqipërisë iu pikturohej subjekteve të tij si “fanar ndriçues në Europë”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook