Lidhu me ne

Kryesore

“Klodian Rasha kapi “Shqiponjat” duke shpërndarë drogë”/ Berisha tregon të pathënat për vrasjen e të riut

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policia, Ardi Veliu lidhur me vrasjen e Klodian Rashës.

Sipas Berishës, mbrapa revoles së inkriminimit të Klodian Rashës fshihet Ardi Veliu. Ish kryeministri ngre dyshime se të dhënat për këtë vrasje janë manipuluar dhe sipas tij armën e hodhi me doreza në pellgun e ujit për të  ndihmuar vrasësin, shoferi ose ndonjë besnik tjetër i Ardi Veliut.

Mes te tjerash, berisha shkruan se Klodian Rasha kapi në flagrancë patrullën e shqiponjave duke shpërndarë drogë.

Ardi Veliu dhe revolja e tij jetime!
Prapa revoles se inkriminimit te Klodian Rashes fshihet mafiozi dhe kreu i trafiqeve te Narkopolicise, Ardi Veliu. Miq, mengjesin e 8 dhjetorit, fill pas ekzekutimit shteteror prapa shpine ne prag te deres se shtepise te te riut Klodian Rasha nga vrasesi shteteror me uniforme, shefi suprem i vrasesit Ardi Veliu dhe askush tjeter vrapoi ne komunikatat e tij te inkriminonte, me te gjitha menyrat e ish policise sekrete shqiptare, viktimen dhe te mbronte vrasesin me uniforme. Ky bandit me uniforme shpalli fillimisht viktimen si nje delinkuent, ndonese i ndjeri nuk kishte asnje precedent penal, me pas shkruante se vrasesi qelloi se Klodiani mbante diçka te dyshimte ne dore pra duke aluduar per revole dhe per te bere te besueshme çdo gje me vone njoftoi se afer vendit te ekzekutimit mbas shpine te Klodianit ne nje pellg uji u gjend nje revole e cila me vetkuptim duhej te ishte hedhur nga Klodian Rasha.

Cila eshte e verteta?

E verteta eshte se nje revole u gjet ne nje pellg uji pikerisht ne kohen kur duhej te gjindej per te akuzuar viktimen.
Ajo nuk gjend ne pellgun e ujit nga qene me ere as dhe nga apartaturat e zbulimit te metalit por u gjend aty nga Ardi Veliu dhe personi qe e hodhi revolen ne pellgun e ujit per tu perdorur si prove e kercenimit te vrasesit nga viktima.
Kryengritja e fuqishme qe shpertheu me dt 9 dhjetor e adoleshenteve dhe te rinjve guximtar, deklarimet e familjareve dhe miqve te viktimes se i ndjeri Klodian Rasha nuk ka mbajtur kurre revole, detyruan Ramen dhe Veliun te marrin kthesen dhe dora dores te ndryshojne edhe akuzen nga tejkalim kompetencash ne vrasje me dashje dhe ne keto rrethana u deklarua nga Ardi Veliu se ne revolen qe kishte rene nga qielli ne pellgun e ujit nuk u gjenden gjurmet e viktimes, as te vrasesit dhe as te personit qe e hodhi por per te qetesuar njerezit dhe zhdukur dyshimet se revolen e ka hedhur ai u tha shqiptareve se pavaresisht se ekspertiza e tij nuk gjente gjurme gishtash ai do ta çonte revolen per ekspertize tek policia gjermane.
Me sa duket, pasi kjo e fundit refuzoi te behet pjese e nje truku te ulet dhe kriminal te Edivinit dhe Ardi Veliut, ketij te fundit i mbeti revolja dhe autoresia e hedhjes se revoles ne pellgun e ujit.

Prandaj dhe ne deklaraten e tij te fundit ky bandit me uniforme u tha shqiptareve se revolja meqe nuk i takonte as vrasesit dhe as viktimes perjashtohet nga hetimi nderkohe qe hetimi i saj eshte njeri nga kushtet kryesore per zbardhjen
e vrasjes shteterore te Klodian Rashes, te cilen frymezuesi i saj Edvin Rama edhe per te mbuluar skandalin e revoles se Veliut e shpalli aksident.
Si perfundim miq, mund te themi se te gjitha keto manipulime deshmojne qarte se revolen e hodhi me doreza ne pellgun e ujit per te ndihmuar vrasesin shoferi ose ndonje besnik tjeter i Ardi Veliut sepse njeri tjeter nuk do merrte kurre persiper te manipulonin ne kete menyre nje vrasje shteterore qe ne çdo vend te lire do ti kushtonte se paku karrigen atij.
Keto manipulime deshmojne gjithashu fallsitetin e hetimit te vrasjes shteterore te shpallur aksident nga Edvin Kristaq Xhelati.
Asnje pergjigje nuk ekziston gjer sot per shkakun e çarjes me disa centimetra te kafkes se viktimes, hematomat dhe demtimet e gjoksin e tij te konstatuara nga familjaret dhe sherbimi i mjekesise ligjore. Asgje nuk thuhet per rolin e policit tjeter ne vrasjen e Klodian Rashes, as dhe per zhdukjen heret ne mengjes te kamerave ne disa biznese ne zonen e krimit.
Te gjitha keto perforcojne mendimin se Klodian Rasha kapi ne flagrance patrullen e shqiponjave duke shperndare droge pasi thuhet rendome se Veliu pas ristrukturimit, drogen e shperndane me shqiponjat vrasese”, shkruan Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook