Lidhu me ne

Kryesore

Përse humbi Trump, fitoi demokracia apo lobi ushtarak i SHBA?

Pirro Prifti

Fitorja e Partisë Demokrate në SHBA nuk ishte e rastit, madje ishte e paralajmëruar edhe më parë nga CNN ndaj Partisë Republikane në të cilën Trump ishte zgjedhur si president nga viti  2016 -2020.

Shkaqet e humbjes se Trump janë të shumta, pavarësisht se Trump u përpoq të stabilizonte ekonominë dhe Financën e SHBA qoftë duke mos bërë asnjë luftë gjatë 4 viteve të Presidencës së tij, për të cilën meriton një çmim Nobël për shmangien e luftërave në botë, por parulla e tij `Make Amerca Great Again` nuk ishe parullë demagogjike se sa një parullë që tregonte gjendjen e vërtetë të SHBA brenda vendit dhe jashtë vendit. Vendi me GDP më të lartë në botë me 20.54 trilion $ në raport me Kinën e cila e kishte në 2018 13.61 trilion $, dhe me një GDP per capita prej 62,794.59$, ndërsa Kina e kishte në 2018 GDP per Capita 9,770.85 $,  ka një deficit buxhetor  që e tejkalon  volumin e ekonomisë me 102% të GDP sipas CBO (Congressional Budget Office ) për vitin fiskal

SHBA e vitit 2016 ishte me një papunësi të lartë me një shëndetësi ku paguaje qimet e kokës dhe vetëm të siguruarit kurse të pasiguruarit e kishin të vështirë të mjekoheshin sepse siguracionet nuk mbulonin të pasiguruarit sidomos emigracionin. SHBA në 2016 kishte emigracionin më të madh dhe Trump vendosi krijimin e murit me Meksikën, pikërisht për të shmangur emogracionin illegal. Argumentet se SHBA është një shtet emigrantësh Trump i u përgjigj atëherë se nëpërmjet emigracionit të sotëm më shumë hyjnë droga, prostitucioni ( shitblerja e femrave), dhuna, taksapagonjësit amerikanë po e paguajnë shtrenjtë  këtë emigracion.

Krahas problemeve të mëdha të brendshme, në politikën e jashtme Trump, identifikoi si armik kryesor ekonomik -Kinën kurse Rusinë ai nuk e konsideroi të rrezikshme veçse me Rusinë mund të arriheshin marëveshje të ndryshme për armatimin por edhe për ta mbajtur Rusinë `zap`, Trump ashtu si paraardhësi Obama, vazhdoi me sanksione ekonomike dhe financiare.

Një sukses për Trump ishte, pakësimi i trupave amerikane në Siri, Irak, Afganistan, marrëveshja me diktatorin Kim për arsenalin Bërthamor, dhe mbajtja e një kontrolli mbi Kinën, kontroll i cili nuk pati sukses, dhe mbajtja nën kontroll e Iranit përsa i përket arsenalit bërthamor..

Problemet më të mëdha të Trump i erdhën nga politika e brendshme , nga rivalët politike dhe nga lobi i fuqishëm ushtarak i cili për shkak se Trump nuk hapi luftëra, i u afrua Partisë Demokrate. Kjo u shoqërua edhe me luftën e re `Fake News`, lufte e ndërlikuar midis gënjeshtrës së sofistikuar, gjysmë të vërtetave, konflikteve dhe përplasjeve personale Trump me Hillary Clinton të cilën e quajti `crooked women`, me Obaman , me senatorin John Mcain,  madje dhe me miliarderin Sorros, me Twitter, dhe me CNN të cilët përkrahnin Partinë Demokrate amerikane. Pavrësisht disa reformave si uljen e papunësisë, rritjen e vlerës së punës /h në dollar, rregullimet e sistemit shëndetësor, Trump u dëmtua rëndë nga Media e shkruar, Media tv, dhe linket e fuqishme Twitter, Facebook, dhe nga  vetë stafi i tij i cili në disa raste i punoi `nën rrogoz`.

Trump identifikoi se armiku kryesor ekonomik është Kina, dhe se SHBA kishte probleme të mëdha financiare dhe ekonomike , se emigrantet po shkatërrojne SHBA, se demokracia është deformuar për shkak te fake neës, se ekonomia është për toke për shkak të luftërave që hap, etj. Trump nuk hapi asnjë lufte dhe kjo zemëroi lobin politiko ushtarak. Ky i fundit është shkaku kryesor.

Zgjedhjet e 3 nëntorit sigurisht  treguan një realitet ndryshe nga ai që shikonte gjithmonë bota jashtë SHBA, por që brenda SHBA dihej: manipulimet e votës, të cilat ndoshta mund të mos ishin shumë të mëdha sa ç`i identifikoi Trump, por ishin problem, dhe mesa duket SHBA do të ketë shumë probleme në të ardhmen tashmë që u identifikua një element që deformoi votën e votuesve amerikanë.

Një nga dështimet e Trump mbeti dhe racizmi, fenomen të cilin Trump e nënvlerësoi, por mbi të cilin Partia Demokratike amerikane pati sukses në afrimin e votuesve me ngjyrë përreth saj madje dhe në shtetet që tradicionalisht votonin për Republikanët.

Fitorja e Partisë Demokrate amerikane me në krye Biden, ishte një fitore e cila duhet marrë si e tillë dhe në të cilën SHBA pranon fituesin pavarësisht se me çfarë mjetesh fitoi `luftën`. Kontestimi i zgjedhjeve ka qenë një problem i rrallë në SHBA i cili zgjidhej shpejt si në rastin e Bush-Al Gore, por kësaj radhë kontestimi i zgjedhjeve mori një formë të paparë dhe të hapur, pikërisht se manipulimi i votës, shti-blerja e votës kësaj radhe ishin më të dukshme, por Trump  duke mos patur eksperiencë politike për të menaxhuar një fenomen të tillë që para fillimit të zgjedhjeve, arriti ti dalë nga dora zgjidhja e këtij problemi sa të ndërlikuar aq edhe të rrezikshëm për tu vënë në dukje sidomos për SHBA e cila njihet si kampione e demokracisë. Por ja që edhe amerikanët janë të prekshëm nga fenomeni i manipulimit të votës, aq më tepër kur në këtë fenomen janë klane dhe persona të fuqishëm dhe interesa të mëdha.

Pra Trump nuk ishte një politikan `race` por ishte një  biznesmen miliarder i cili i hyri politikës sepse pa që ekonomia e SHBA po vuante nga konkurrenca e madhe sidomos e Kinës dhe e vendeve të tjera në rritje ekonomike si India, Brazili, Turqia, dhe satelitët e vetë SHBA në se mund ti themi kështu edhe BE. Praktikisht SHBA konkurronte në mënyrë fitimprurëse me anë të teknologjisë së lartë -hi-tech dhe shitjes së armatimeve të cilat u a shiste si aleatëve por edhe kundërshtarëve. Për biznesin dhe lobin ushtrak rëndësi ka fitimi. Trump nuk fitoi se nuk ishte  politikan i djallëzuar por ishte tregtar.

Sidoqoftë Shqipërisë së vogël nuk i intereson se kush hyp dhe kush zbret nga karrigia e presidentit të SHBA. Shqipërisë i intereson SHBA e cila e ka ndihmuar fuqimisht faktorin shqiptar dhe nuk ka rëndësi nëse do të ishte përsëri Trump që po e shajnë sot, apo Biden 78 vjeç, i cili ka një eksperiencë politike të jashtëzakonshme sepse ka qenë zgjedhur senator 6 herë, dhe ka qenë zv/President nën Presidentin Obama që nga 2009 e deri në 2016.

Fakti se Trump 73 vjeç, megjithë kundërshtimin e tij i cili përfundoi me një `pseudo coup detat` me 6 janar, e pranoi se Biden është President i ligjshëm për 4 vitet e ardhshme dhe tregoi se sistemi juridik në SHBA është i pavarur dhe i fuqishëm, por sigurisht politikat e SHBA janë sinkron me politikat e lobit ushtarak amerikan, të cilët mezi presin të hapin ndonjë luftë lokale tjetër si ato që nxiti Obama nën qeverisjen e tij.

Sigurisht këto zgjedhje treguan se në SHBA politikanët e brezit të vjetër janë akoma aktive por se SHBA ka nevojë për politikanë të brezit të ri dhe të pa fiksuar  me paragjykime si për çështjet brenda vendit ashtu dhe për ato jashtë vendit, porse duhet të vazhdojnë politikat e Woodrow Wilson i cili mori çmimin e Paqes në 1919, për mbrojtjen e kombeve të vegjël dhe se ishte kundër luftës. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook