Lidhu me ne

Radar

Pesë leksionet, të cilat shumica e njerëzve i mësojnë shumë vonë në jetë

1. Perceptimi është realitet

Është e vërtetë. Mënyra se si e interpretoni dhe e kuptoni botën, ndikon direkt mbi bindjet tuaja dhe mënyrën se si e jetoni jetën tuaj. Perceptimi krijon paragjykim, po aq sa krijon edhe mirëkuptim. Ai krijon frikë, po aq sa kuriozitet. Dëshironi që realiteti juaj të jetë i ngushtë apo i gjerë?

A do të jetë e mjaftueshme lumturia që ofron injoranca, apo keni nevojë për më shumë? E vërteta është se shumica e njerëzve duan më shumë. Edhe nëse ajo është në nivelin e nën-vetëdijes. Nga djepi në varr, shoqëria jonë e thekson rëndësinë e arsimimit.

Të mësuarit dhe të zbuluarit është ajo që bëjmë ne. Por gjithsesi është gjithmonë më e vështirë të kuptosh atë që nuk e kupton. Atëherë, si ta mësoni atë që nuk e dini? Filloni duke pyetur veten: Çfarë nuk di unë? Çfarë doni të mësoni më shumë? Më e rëndësishmja, kuptoni se të gabosh është normale. Pas çdo gabimi ka rritje.

2. Gjithçka është e përkohshme

Kohët tuaja të mira janë të përkohshme, po ashtu edhe kohët tuaja të këqija. Ndaj kur të jesh në majë shijoje, përfito sa më shumë, dhe ji mirënjohës për të. Dhe kur të jesh poshtë, dije se do ta kalosh atë situatë të vështirë. Dije se nuk është fundi, por thjesht një shteg i vështirë.

Jeta është plot me kthesa, ulje-ngritje dhe të papritura.

Ne shpesh harrojmë se bëhet fjalë për udhëtimin dhe jo për destinacionin. Gjithçka që përjetojmë në jetë ka një mësim. Mendoj se për shumë njerëz është e vështirë – sidomos për të rinjtë – që ta vlerësojnë jetën. Njohja e vlerës së plotë të vështirësive dhe gabimeve tuaja, është thelbësore për të vlerësuar rrugëtimin e jetës. Është po aq e rëndësishme të qëndrosh i përulur dhe të jesh mirënjohës për gëzimet që të sjell jeta. Gjithçka është e përkohshme, ndaj shfrytëzojini maksimalisht që të gjitha.

3. Rëndësia e të qenit i pranishëm

“Nëse jeni në depresion, po jetoni në të shkuarën. Nëse jeni në ankth, po jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, po jetoni në të tashmen.” (Lao Tzu)

Shpesh ne priremi të shqetësohemi për atë që do të vijë, apo ndalemi në diçka që tashmë ka ndodhur. Ndërsa është e rëndësishme të kujdesesh dhe të marrësh në konsideratë të ardhmen tënde, kujdesu që të mos e pengosh të tashmen tënde. Momentet kthehen në kujtime.

Ndaj shijojeni momentin ndërsa ai po ndodh. Zakonisht një personi i duhet një jetë shqetësimesh të grumbulluara që të arrijë të kuptojë. Por shqetësimi nuk është aspak produktiv. Të jetosh në të kaluarën, është po aq joproduktive. Sigurisht, të qenit në gjendje të reflektoni mbi veten dhe mbi të kaluarën tuaj, sjell patjetër përfitime.

Të kushtuarit vëmendje asaj që keni kaluar, ju bën të ndiheni të rëndësishëm. Duhet shumë energji emocionale për t’u pikëlluar, reflektuar dhe kapërcyer momentet e dhimbshme. Bilanci i të qenit në gjendje të marrësh kohë për të reflektuar dhe për t’i dhënë përparësi të ardhmes tënde, ndërsa konsumon pjesën më të madhe të ditës në të tashmen, është përtej vlerës, është jeta që ndryshon.

4. Bëni atë që doni dhe duajeni atë që bëni

Puna që bëni është një aspekt mjaft i rëndësishëm në jetën tuaj. Nëse nuk jeni të lumtur në karrierën tuaj, kjo pakënaqësi do të depërtojë edhe në aspekte të tjera të jetës suaj. Dhe ndërsa asgjë nuk është e përsosur, është e rëndësishme të punoni me veten dhe të pozicionoheni si duhet për të arritur qëllimet dhe kënaqësitë që dëshironi.

Më e rëndësishmja: Investoni te vetja juaj. Kjo vlen edhe për jetën tuaj jashtë punës. Cilat zakone dhe hobi dëshironi të ndaloni? Cilat dëshironi të zhvilloni? Është shumë e rëndësishme të jeni i vetëdijshëm për llojin e njerëzve dhe aktiviteteve nga të cilat rrethoheni. Informacioni është si lëndë ushqyese për trurin tuaj, jini të kujdesshëm me atë që po e ushqeni veten tuaj. Suksesi nuk është një moment triumfues.

Suksesi është një seri momentesh (dhe zgjedhjesh), që çojnë në momente më të mëdha. Ju jeni personi i vetëm që mund ta pengojë veten tuaj të jetojë çdo ditë duke bërë atë që doni. Bob Dilan e tha shumë mirë dikur: “Një njeri është i suksesshëm nëse çohet në mëngjes dhe shkon në mbrëmje të flejë, dhe në periudhën midis bën atë që dëshiron”.

5. Të jesh i lumtur kërkon shumë punë

Njerëzit më të lumtur, kanë prirjen të jenë ata që kanë punuar më shumë me veten e tyre.

Të jesh i lumtur kërkon shumë punë. Kërkon po aq punë – nëse mos më shumë – të jesh i pakënaqur. Prandaj zgjidhni me mençuri. Të jesh i lumtur, do të thotë që në një moment ke vendosur të marrësh nën kontroll jetën tënde.

Do të thotë që ke vendosur të mos bëhesh viktimë, dhe ta vendosësh sërish atë energji në veten tënden. Ndonjëherë është e vështirë, por ju duhet të tërhiqni veten lart dhe ta shtyni veten përpara. Jeta juaj është një seri zhvillimesh dhe rritjesh personale.

Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për vetë-zhvillimin tuaj, është krahasimi i vetes me njerëzit e tjerë. Është shumë e lehtë të dalldisesh nga xhelozia, dhe të duash atë që kanë njerëzit e tjerë. Sidomos sot, për shkak të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me mediat sociale.

Por duhet të mos harroni se në ato platforma, njerëzit priren të tregojnë vetëm pjesët më të mira të jetës së tyre. Nuk po tregoheni të drejtë me veten kur i shihni gjëra të tilla dhe mendoni “Edhe unë dua ta bëj këtë”, ose “Edhe unë dua të dukem e tillë”. Kjo jo vetëm që ju tërheq vëmendjen nga të qenit mirënjohës për atë që keni në jetën tuaj, por nuk ju siguron ndonjë kontribut produktiv për veten tuaj.

Shumë shpesh, perceptimi juaj mbi jetën e dikujt është i gabuar. Edhe nëse nuk është kështu, përqendrohuni më mirë te vetja. Ju duhet të shqetësoheni vetëm për rrugëtimin tuaj të jetës.Të qenit i lumtur kërkon praktikë. Si mësimi për ta lënë mënjanë egon tuaj, apo edhe krijimi i zakoneve për ta dashur më shumë veten… kërkon praktikë. Keni vetëm një jetë, ndaj punoni sa më shumë për ta bërë sa më të mirë jetën tuaj. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook