Lidhu me ne

Aktualitet

12 emrat që garojnë për postet e rektorit në Universitete

38cbbe3fdaba8f0f2d229521e16e555c_L

Rektori i ri në Universitetin e Tiranës do të përcaktohet në datën 20 prill, nga vota e stafit akademik dhe studentëve, vota e të cilëve llogaritet në masën 10%. Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) i Universitetit të Tiranës ditën e djeshme ka njoftuar se u mbyll zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve për rektor i UT, ku në garë u regjistruan vetëm dy kandidatë, raporton GSH.

 Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, si dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, garojnë për postin e rektorit të UT. Bazuar në rregulloren e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Për organizimin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë komunikojmë se sot, më datë 28.03.2016, në orën 16:00 përfundoi procesi i regjistrimit për kandidatë për rektor dhe anëtarë të Senatit Akademik njoftohet nga KIZ i Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që afati për regjistrimin e kandidatëve për dekan dhe shefa departamenti është deri ditën e shtunë. Ndërsa në Universitetin Politeknik, afati i fundit i regjistrimit ishte dita e diel, dhe në garë kanë hyrë zyrtarisht tre kandidatë, të cilët aktualisht janë në pozicionin e dekanëve të tri fakulteteve kryesore të Universitetit Politeknik. Pjesë e garës për rektor të Universitetit Politeknik është dekani i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Andrea Maliqari, dekani i Fakultetit të Gjeologji- Minierave, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e rektorit të Politeknikut, Përparim Hoxha.Ndërsa kandidati i tretë zyrtar në këtë garë është dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Andonaq Londo Lamani. Universiteti më i ri publik, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, pritet të ketë edhe garën më të fortë, me numrin më të madh të kandidatëve. Deri tani janë 4 kandidatë zyrtarë në garë, por mund të ketë edhe kandidatë të tjerë, pasi afati zyrtar i mbylljes së regjistrimeve të kandidatëve për rektor dhe anëtarë senati është data 29 mars, ora 16:00. Kirurgu Arben Gjata, rektori i emëruar, i cili mban aktualisht këtë post, është regjistruar zyrtarisht në këtë garë. Po ashtu edhe dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli, ka zgjedhur të garojë për postin e rektorit të Mjekësisë, si dhe kardiologu Petrit Bara, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Gjithashtu pjesë e garës për rektor të UMT është bërë edhe Bajram Hysa, ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë.

Në Universitetin Bujqësor dhe në atë të Sporteve, afati zyrtar i regjistrimit mbyllet ditën e mërkurë, dhe ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar për postin e rektorit. Edhe në Universitetin e Arteve do të garojnë tre kandidatë për postin e rektorit, Kastriot Çaushi, dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Artan Peqini, dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, dhe Fatmir Hysi. Shpallet i zgjedhur në postin e një autoriteti drejtues kandidati që fiton numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që marrin pjesë në votim, me përjashtim të kandidatëve të vetëm, të cilëve ju duhen 50% plus të votave të vlefshme

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook