Lidhu me ne

Aktualitet

Uldedaj: Nuk jam kandidat i Lulzim Bashës as i Edi Ramës, por i Shkodrës

Patozi hap fushatën e Bindjes Demokratike, Uldedaj: Nuk jam kandidat i

Partia Bindja Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Ka qenë Shkodra qarku që Bindja Demokratike ka zgjedhur për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku i pranishëm ka qenë dhe kryetari i saj, Astrit Patozi. Në këtë aktivitet, Astrit Patozi dhe koordinatori i fushatës për BD në Shkodër, Tonin Uldedaj, kanë prezantuar kandidatët për deputet të Bindjes Demokratike në këtë qark.

Patozi hap fushatën e Bindjes Demokratike, Uldedaj: Nuk jam kandidat i

Patozi shprehu bindjen që pas 30 vitesh tranzicion: “Shqipëria ka nevojë për një rishkundje.  Sigurisht nuk jemi në diktaturë, sigurisht që ca gjëra të mira janë bërë në këtë vend këto vite, por kemi bërë shumë hapa pas gjithashtu. Ndaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kemi një ndryshim dhe unë jam i lumtur që ashtu si para 30 vjetëve ky ndryshim ka për të nisur në Shkodër”.

Pjesë e listës së kandidatëve të Bindjes Demokrarike në Shkodër është dhe Uldedaj – që do jetë drejtues politik i BD pë qarkun Shkodër dhe Lezhë, i cili mori fjalën i pari në aktivitetin e zhvilluar sot në kryeqendrën e veriut. 

Gjatë fjalës së tij, Uldedaj u shpreh se është i kënaqur të jetë pjesë e kësaj force politike dhe se nuk është kandidad as i Lulzim Bashës as i Edi Ramës por i Shkodrës. 

Patozi hap fushatën e Bindjes Demokratike, Uldedaj: Nuk jam kandidat i

“Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës së Djathtë, e bana me bindjen e dikujt që ka pa në jetë për një alternativë ma shumë. Kështu dua me kenë edhe për të tjerët: Një alternativë ma shumë! Shkodra ka ditë gjithmonë me u zgjidhë, kur ka pa se dy zgjedhje nuk mjaftojnë. Shkodra, as në komunizëm dhe as në demokraci nuk ka ndejtë e lidhun në afeksione politike pa kuptim. Ajo ka qenë vazhdimisht e djathtë dhe antikomuniste, por ka ditë me i dhanë sinjale të djathtës, kur ajo e ka marrë Shkodrën si të dhanme njëherë e përgjithmonë”.

“Në qoftë se një votues i Partisë Demokratike apo i Partisë Socialiste, do të shkojë te kutia e votimit ai mund të votojë ose Lulzim Bashën, ose Edi Ramën sepse nuk ka mundësi tjetër. Siç e thashë, lista e tyre do të bëhet në momentin e fundit të skadimit të afatit. Ky është ndryshimi ynë me partitë e tjera. Ne i japim mundësinë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, që të sjellin ndryshimin”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook