Lidhu me ne

Kryesore

Marr seriozisht çdo gjë në Tiranë, një poç të thyer, një pusetë

veliaj-top-storyjpg1-701x526

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bisedoi, me gazetarin Sokol Balla, në emisionin Top Story. Deklarimet kryesore të tij ishin:

Për protestën kundër ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit

  • Nga grupi i organizatave që kanë protestuar për parkun, nga 20 që ishin në fillim, 18 erdhën në takim me ne dhe tani nuk janë më në protestë. Unë e mbaj derën hapur për të gjithë, dhe për ato dy organizata që kanë ngelur dera e bashkisë është e hapur.
  • Ç’punë ka deputeti i Shistavecit, i Thumanës apo i Kamzës tek protesta për Parkun e Liqenit?
  • Parku është në pronësi të Bashkisë Tiranë.
  • Këndi i lojërave ka marrë lejen e ndërtimit me një vendim KKT-je, firmosur më 12 shkurt. Kemi dhe kthimin e përgjigjies nga Lefter Koka, se u nis dhe një telenovelë për marrëdhënien PS-LSI, që edhe pse ne kemi VNM, ajo nuk është e nevojshme pasi nuk po ndërtojmë pallat.
  • Nëse jemi prindër të mirë themi “çfarë kemi më të mirën, t’ja japim fëmijëve”. Vetëm këtë park kemi, le tua japim fëmijëve. Sot jemi i vetmi kryeqytet në botë që çojmë fëmijët në qendra tregtare për të luajtur.

Për planet që Kryebashkiaku Veliaj ka për Tiranën

  • Projekti [tek sheshi Skënderbej] bazohet kryesisht tek ideja e vjetër e Edi Ramës por do të ketë disa ndryshime. Sheshi mund të konceptohet me disa ishuj të gjelbër, pra me më shumë gjelbërim. Do të shkojmë në një koncept 50 për qind gjelbërim me 50 për qind masë e ngurtë dhe në total besoj që do të kemi mbi 5 mijë pemë dhe nuk është planifikuar ndërtim tjetër.
  • Qyteti jeton me infrastrukturë të madhe por dhe me estetikë, gjëra të vogla që bëjnë impakt, si ai shatërvani i vogël në mes të liqenit, që është i ngjashëm me atë në Gjenevë.
  • Përveç këndit tek Parku i Liqenit, po bëjmë dhe 11 të tjerë në të gjitha njësitë e Tiranës.
  • Do prishim 100 ndërtime pa leje në park.
  • Nga 6 hektare që ka garda, 5,5 hektarë do i shkojnë Parkut të Liqenit. Në gjysëm hektari që mbetet, do ketë një ndërtesë që do shërbejë për  t’i pasur të gjitha zyrat për shërbimet publike në një hapësirë.
  • Do lëviz çdo gur që të fitoj betejën kundër PD-së për pallatet tek diga e Liqenit.
  • Marr seriozisht çdo gjë në Tiranë, një poç të thyer, një pusetë, çdo gjë që ndodh.

Për Partinë Socialiste

  • Sa herë që qeverisin të majtët, bëhet shtet dhe qytet; sa herë vjen rrumpalla, bëhet hi e pluhur çdo gjë.
  • Historia do të jetë bujare me Edi Ramën. Ai u konfirmua dy herë në krye të partisë, në zgjedhjet e 2013-ës dhe në të 2015-ës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook