Lidhu me ne

Aktualitet

12 Kandidatët e Bindjes Demokratike në Shkodër

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të Bindjes Demokratike: Jemi ne alternativa

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të12 Kandidatët e Bindjes Demokratike

Zgjedhjet e 25 prillit janë një përballje e fortë politike, jo vetëm se dy palët kryesore bëjnë një betejë për ‘jetë a vdekje’, por edhe se parti të reja, kandidatë të pavarur, aksione civile të kthyera në parti, kërkojnë të hyjnë në histori duke marrë një mandat apo më shumë për në Kuvendin e ri që del nga zgjedhjet e fundprillit.
Një sheshbetejë e vërtetë mbetet Shkodra, për antagonizmin e fortë politik PD-PS aty, për shanset e kandidatit të LSI, për ‘ofertën e pazakontë’ politike të Tom Doshit, por edhe për një lojtar të ri që kërkon një mandat në Shkodër, Tonin Uldedajn e familjes Uldedaj më lidhje të forta në qark, me biznese të suksesshme në Shkodër, Lezhë e Tiranë dhe me lidhje politike e shoqërore domethënëse. Uldedaj dhe 11-shja e tij mund të jenë vendimtarë në formimin e qeverisë nesër, nëse forcat kryesore, siç tregojnë sondazhet, shkojnë drejt barazimit dhe nëse ata munden të shkëpusin një mandat nga Shkodra e polarizuar.

Ata mbeten një ofertë e veçantë dhe, siç e shprehin vazhdimisht në mesazhin e fushatës së tyre: janë një alternativë!

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam TONIN ULDEDAJ, lindur e rritur në Velipojë, por origjina e trungut tonë familjar është Bajza e Kastratit. Lidhjet tona më të forta farefisnore e miqësore i kemi kryesisht me Shkodrën dhe trevat e tjera të këtij qarku. Me profesion jam ekonomist i lartë dhe kam një përvojë të gjatë në menaxhimin e bizneseve tona private, por edhe në administratën publike dhe lokale. Aktivitetet dhe investimet tona 30 vjeçare janë në fushën e hotelerisë, në ndërtim, karburante, në shërbime dhe edukim universitar, të cilat janë të shtrira kryesisht në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë. Eksperienca ime e gjatë në menaxhim biznesi privat dhe në administratë publike e pushtet lokal, si drejtues njësie administrative, por edhe angazhimi për një kohë të gjatë në jetën shoqërore e politike, si në nivele drejtimi në pozicionin e nënkryetarit të Këshillit bashkiak, por edhe atë politike si anëtar kryesie dhe nënkryetar dege i Partisë Demokratike, me jep sot një avantazh në këtë angazhim të ri politik.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam FATMA MAKA, nënë e dy vajzave të vogla. Rrjedh nga një familje e persekutuar nga komunizmi, dhe jam lindur e rritur në Shkodër. Në politikë futem pas disa vitesh në gazetari. E kam nisur si gazetare dhe moderatore në median audio-vizive të qytetit të Shkodrës. Për një periudhë disa vjeçare kam jetuar jashtë vendit dhe jam kthyer në qytetin tim për t’iu përkushtuar, jo vetëm familjes, por edhe komunitetit. Kjo vetëdije më çoi te vendimi për t’iu bashkuar listës së kandidatëve për deputet të Bindjes Demokratike për qarkun Shkodër.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam GJOVALIN DUSHAJ lindur në Pukë. Kam punuar si regjisor, skenograf, dhe krijues i mbi 400 teksteve dhe këngëve, shumë të dashura në veriun e Shqipërisë. Mbas viteve ‘90 i jam kushtuar sipërmarrjes, duke hapur një studio reklamash në Lezhë. Jam dekoruar me tituj të ndryshëm si “Qytetar Nderi i Pukës” “Nderi i Unionit Artistik Mbarëkombëtar” “Mirënjohje” nga Bashkia Fushë-Arrëz ; “Mirënjohje” nga Bashkia Lezhë etj. I pa përfshirë më parë politikisht, vendosa ti bashkohem grupit të kandidatëve për deputet të Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam BAHRI SHABANI, lindur në Koplik të Malësisë së Madhe. Studimet e larta i kam kryer në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Ekonomi Agrare. Kam përvojë të gjerë menaxheriale në institucionet publike. Kam ushtruar disa detyra në role drejtuese dhe në vitin 2000-2003 kam qenë kryetar i Bashkisë së Koplikut. Përvoja dhe përkushtimi më bënë t’i bashkohem projektit të Bindjes Demokratike, një forcë e re dhe premtuese politike.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam ESIN LEKIQ, 29 vjeç i lindur në Vrakë dhe rritur në Shkodër. Diplomuar në Universitetin e Beogradit për ‘Albanologji’ dhe mbaj titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Jam njohës i mirë i gjuhës Serbe-Kroate dhe Anglishtes. Aktualisht shumë aktivitete të mia përfshijnë angazhimin në shoqatat minoritare dhe përfaqësimin e tyre në shumë projekte europiane. Më pëlqejnë eksplorimet dhe udhëtimet.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam SUELË DAKA, mësuese. Rrjedh nga një familje e njohur intelektuale shkodrane (Uci). Si e prekur direkt nga persekutimi komunist, u ngjiza me vlerat e lirisë, të drejtës dhe arsimit, ç’ka më shtyu t’ia kushtoj jetën time mësimdhënies, për të edukuar brezat e rinj. Shpresoj të mund të jap të njëjtin kontribut në ndryshimin e politikës së qytetit tim, i cili më dha shumë vlera. Më pëlqen dija dhe jam e gatshme të sfidoj të kundërtën e saj.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam NIKOLIN GJELOSHI, lindur në Shkodër, ku kam mbaruar edhe studimet e larta në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ Jam diplomuar për Histori dhe vazhdoj Masterin për Administratë Publike pranë të njëjtit Universitet. Kam punuar në Arkivën e Shtetit si Specialist Arkivist për një periudhë tre vjeçare. Njohës i mirë i gjuhëve të huaja dhe Historisë që është edhe hobi im. Aktualisht drejtoj një biznes privat.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam GLEDIS LLOSHI, lindur e rritur në Shkodër, lojtar i ekipit kampion të Vllaznisë. Jam volejbollist i ekipit të qytetit tonë prej 8 vitesh, gjatë të cilëve ia kemi dalë, bashkë me shokët, ta nxjerrim kampion Vllazninë, për herë të parë në historinë e saj në këtë sport. Kam marrë pjesë më kompeticione ndërkombëtare (Kupat e Europës) me ekipin e Erzenit. Prej vitesh jam angazhuar në nivel menaxherial në biznes privat. Nuk kam qenë më parë i angazhuar politikisht, por më ka bindur programi dhe idetë e Bindjes Demokratike.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam AMVERSA BARDHAJ, e lindur në qytetin e Rrëshenit. Studimet e larta i kam mbaruar për Mësuesi. Jam nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, më pëlqejnë leximet, dhe pjesëmarrja në aktivitete kulturore. Asgjë nuk më përmbush sa marrdhëniet njerëzore. Vendimin për t’u bërë kandidate me Bindjen e mora në pajtim me “karakterin tim të fortë, jo impulsiv, por të aftë për të paraprirë, së bashku me rininë shqiptare drejt ndryshimit të Shqipërisë tonë”.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam REDI HEBOVIJA, 25 vjeç, lindur dhe rritur në Shkodër. Studimet e larta i kreva në Universitetin
‘Luigj Gurakuqi’- dega Financë dhe Master në ‘Kontabilitet dhe Raportim Financiar’ në Universitetin Europian të Tiranës. Pas studimeve jam angazhuar si ekonomist në sektorin privat në qytetin e Shkodrës. Angazhohem në debate dhe forume mbi projektet europiane, me fokus trajnimin dhe punësimin, aftësimin dhe edukimin e brezit të ri. Mendoj se duhet ritheksuar ndikimi që kanë bashkëmoshatarët e mi si burim i pashtershëm i Shqipërisë.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam IRENA HOXHA. E lindur në Shkodër dhe rritur në një familje shkodrane, që më ka ushqyer me ndjenja kulturore dhe arsimdashëse dhe të ec përpara me krenari e nder; t’i dua e t’i respektoj njerëzit. Që në
fëmijëri kam studiuar 8 vite piano në shkollën e muzikës “Preng Jakova”. Kam mbaruar studimet e larta për Mësuesi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Punoj në institucionet arsimore të qytetit dhe fshatit prej 14 vitesh. Më pëlqen të punoj me fëmijët dhe e konsideroj përgjegjësi dhe privilegj edukimin e brezave, dhe kënaqësi kur ata ecin përpara në jetë.

Në Shkodër vendoset qeveria/ Profilet e 12 kandidatëve të

Jam RENATO COKU, apo siç më thërrasin miqtë ‘marinsi’, për shkak të pjesëmarrjes, në krah të forcave amerikane dhe të NATO-s, në misionet ushtatarke në Afganistan. Për këtë kontribut jam dekoruar nga ushtri të ndryshme të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Jam lindur dhe jetoj në Shkodër. I përkas familjes Coku, një derë e madhe patriotike, e njohur, dhe e persekutuar nga komunizmi, me origjinë nga Bregu i Matës në Shënkoll të Lezhës. Kontributet e Cokajve përjetësohen në dy monumente në qendër të Lezhës, atë të Dedë Cokut dhe të Gjeto Cokut.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook