Lidhu me ne

Aktualitet

Rama “bindet” për vaksinat ruse/ Pranon 10 mijë doza për qytetarët shqiptarë

AstraZeneca merr “ok” për aplikim/ Rama: Vaksinimi, e vetmja mundësi për të dalë nga tuneli

Në Aeroportin e Rinasit kanë mbërrritur 10 mijë vaksina ruse Sputnik V.

Vaksinat janë dhuruar nga princi në detyrë i Emirateve Muhammed Bin Zayed. Bëhet me dije se vaksinat janë pritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Ogerta Manastirliu. Kujtojmë se lidhur me vaksinat ruse dhe kineze ka pasur një stepje nga ana e qeverisë.

Pak kohë me parë kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas postimit të ambasadës së Rusisë në Tiranë, ku thuhej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik V” në Shqipëri.

Rama e quajti këtë postim të papërshtatshëm dhe provokim, ndërsa shtoi se nuk i shkon një shteti serioz si Rusia të përfshihet në prodhimin e memeve. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ky është një provokim qesharak nga shteti rus, ndërsa shtoi se mirëpret një ndjesë nga ambasada ruse.  Kryeministri theksoi se aktualisht Shqipëria ishte e fokusuar te vaksinat e kompanive Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, ashtu si dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i Drejtorit të Komunikimit një ritwit. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve.

Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve. Sa i përket aspektit tjetër, ne jemi fokusuar te vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Moderna, me këto kompani jemi në komunikim. Shtetet me të cilat ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive” , u shpreh Rama.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook