Lidhu me ne

Kryesore

Ku dallon vaksina Sputnik V me vaksinat tjera?

10 mijë vaksina ruse për Shqipërinë, ç’dimë për Sputnik V: E pranuar nga 40 shtete, por e pa miratuar nga EMA

10 mijë vaksina ruse për Shqipërinë,

Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, 10 mijë janë vaksinat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.  

Më herët, iu hapë rruga marrjes së vaksinave ruse dhe kineze. Përmes një Akti Normativ, ministres së  Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe atij të Rindërtimit, Arben Ahmetaj u është dhënë mundësia të negociojnë me vendet që prodhojnë vaksina.

Por, cfarë dime deri tani për vaksinën Spitnik V?

Rusia ka nisur testimet klinike për vaksinën kundër COVID‑19 në qershor të vitit 2020.

Në më pak se dy muaj, presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Qendra Kombëtare për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya ka regjistruar për përdorim vaksinën e parë në botë kundër COVID‑19.

Faza e tretë e testimeve, që zakonisht përfshin mijëra persona dhe zgjat për disa muaj, as që ka filluar në atë periudhë. Prandaj, shumë ekspertë shëndetësorë kanë paralajmëruar se të dhënat nuk kanë qenë përfundimtare dhe kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e vaksinës.

Nuk ka kaluar shumë dhe Rusia ka njoftuar se do rrisë testimet për vaksinën dhe të përfshijë në to 40,000 vullnetarë. Si përfundim, Faza e tretë e testimeve ka nisur në shtator të vitit 2020.

Pas vaksinimit të disa punëtorëve shëndetësorë, vaksinimi në masë ka nisur në dhjetor të vitit 2020, pavarësisht pse vaksina ende ka qenë në fazë testimi. Dy javë më vonë, Bjellorusia është kthyer në shtetin e parë të huaj që ka miratuar për përdorim vaksinën ruse.

Në shkurt të vitit 2021, revista kërkimore The Lancet ka publikuar një studim që ka treguar se vaksina Sputnik V ka qenë 91.6 për qind efektive. Aty po ashtu është thënë se vaksina është e sigurt dhe mund të mbrojë nga virusi.

Ndonëse Sputnik V është miratuar (deri diku) në më shumë se 40 shtete deri më tani, ajo nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA).

Pavarësisht kësaj, Hungaria ka regjistruar vaksinën për përdorim më 21 janar, duke u bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian që bën një gjë të tillë. Në fillim të marsit të vitit 2021, një marrëveshje për 2 milionë doza të kësaj vaksine është nënshkruar edhe me Sllovakinë, anëtare tjetër e bllokut evropian.

Më 4 mars 2021, Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se ka nisur procesin e rishikimit të vaksinës Sputnik V.

Ku dallon vaksina Sputnik V me vaksinat tjera?

Sputnik V mund të ruhet në frigorifer standard në 2-8 gradë Celsius, çka e bën atë më lehtë të ruajtshme në krahasim me vaksinat tjera – vaksina Pfizer/BioNTech duhet të ruhet në temperaturë -70 gradë Celsius, vaksina e kompanisë Moderna në -20 gradë Celsius.

Sipas revistës The Lancet, efekti i vaksinës është 91.6 për qind – pak më pak në krahasim me efektin e vaksinave të kompanive Pfizer/BioNTech apo Moderna, mirëpo ka përqindje më të madhe të efikasitetit sesa vaksinat e kompanive AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Megjithatë, disa shkencëtarë besojnë se efekti i vaksinave është vështirë i krahasueshëm, pasi ato janë testuar në faza të ndryshme të pandemisë, si dhe nuk janë testuar kundër njëra-tjetrës.

Për dallim nga vaksinat tjera, doza e parë e vaksinës Sputnik V nuk është identike me dozën e dytë. Ato dallojnë, pasi secila shfrytëzon viruse të ndryshme si vektorë: një dozë virusi të pambëshjellë Ad26 në dozën e parë dhe një tjetër dozë virusi po ashtu të pambëshjellur Ad5 në dozën e dytë. Qendra Gamaleya beson se kjo gjë mund të ndihmojë në forcim të sistemit imunitar.  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook