Lidhu me ne

Aktualitet

Mediu takim me zv / kryeministrin e Maqedonisë, Artan Grubi

Mediu takim me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Artan Grubi

Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht kandidati me Nr.7 i ‘Aleancës për Ndryshim’ Fatmir Mediu priti sot në një takim në zyrë Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin për Sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nga Maqedonia e Veriut, Artan Grubi.

Grubi shprehi vlerësimet e tij maksimale për Kryetarin e Partisë Republikane dhe gatishmërinë që ai ka treguar kurdoherë në shërbim të shqiptarëve të të gjitha trevave. Ai kërkoi ndihmën e z.Mediu për regjistrimin e diasporës shqiptare në Amerikë duke theksuar rëndësinë jetike që ka ky regjistrim i cili po zhvillohet nga 1 Marsi dhe do të përfundojë në 21 Prill.

‘Unë ju uroj shumë suksese në fushatën zgjedhore dhe shpresoj që pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor, bashkë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do celin negociatat me Bashkimin Europian dhe bashkarisht do i përmbyllim këto negociata me anëtarësim të plotë’.

Mediu i ka bërë ftesë diasporës së RMV-së që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit, proces thelbësor i cili do ti mundësojë shtetit amë që të gjitha politikat zhvillimore t’i bëjë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Sipas Mediut diaspora tashmë ka shansin historik që të faktorizojë veten dhe me këtë të ndihmojë dhe familjarët e tyre që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mediu shprehu gatishmërinë e tij të plotë që rrjetin e tij të gjerë në SHBA, ta vendosë në shërbim të plotë të regjistrimit të mërgatës së Maqedonisë së Veriut në Amerikë .

‘Shqipëria është një gjë e interesit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, është koha që ne të mos bëjmë deklarata, por të bëjmë punë konkrete.’

Mediu e vlerësoi këtë si një nga lëvizjet më të rëndësishme pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila duhet shfrytëzuar nga gjithsecili që do të regjistrohet. Ai e konsideroi si përgjegjësi kombëtare dhe u shpreh se duhet luftuar për interesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për interesin tonë kombëtar.

‘Pra besoj se është një sfidë që na takon gjithësecilit nga ne për t`a marrë përsipër dhe Partia Republikane dhe unë personalisht, jemi tërësisht të angazhuar për t`ju ndihmuar dhe mbështetur në këtë proces të rëndësishëm.’

Takimi i mbyll me bisedime mbi mundësitë e bashkëpunimeve të mëtejshme midis dy shteteve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook