Lidhu me ne

Kryesore

24 vjet nga tragjedia e Otrantos, një tragjedi pa fajtorë

24 vjet nga tragjedia e Otrantos, një tragjedi pa fajtorë

Në 28 mars të vitit 1997, në orën 3 të mesditës nga Porti i Vlorës u nis anija e vjetër “Kater i Rades” me 115 emigrantë në bord, në drejtim të Italisë.

Pikërisht atë ditë në mëngjes, televizioni italian lajmëroi se marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për bllokim detar është antikushtetuese. Prej një jave, Italia kishte dërguar flotën ushtarake në kanalin e Otrantos për të ndaluar shqiptarët që po arratiseshin nga vendi i tyre i përfshirë në luftë civile.

Në orën 17:15, anija “Zeffiro” e marinës italiane zbuloi anijen shqiptare “Kater”. Ajo lajmëroi admiralin Alfei Batteli, koordinator për patrullimin në detin Adriatik dhe Admiralin Umberto Guardineri, komandant të Marinës. Pas disa përpjekjesh për ta kthyer anijen “Kater” në ujërat shqiptare, anija “Zeffiro” u tërhoq dhe operacioni i kaloi anijes “Sibilla”.

Anija “Sibilla” iu afrua gjithmonë e më shumë anijes shqiptare, aq sa pasagjerët “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes. Njëri prej tyre i drejtonte një mitraloz dhe një tjetër i bënte fotografi. Në ajër fluturonte mbi kokat e tyre, një helikopter i marinës italiane, piloti i filmonte nga lart. Më pas dritat u drejtuan drejt tyre duke ndriçuar gjithçka.

Në orën 18:45, helikopteri u largua, shqiptarët në bordin e anijes panë nga larg në errësirë dritat e anijes “Zeffiro”. Anija “Sibilla” dukej se ishte zhdukur, kur papritur, u pa duke ardhur në drejtim të tyre me shpejtësi dhe me dritat e fikura. Dikush mendoi se mos ishte ndonjë rimorkio, dhe filloi të bërtasë nga gëzimi. Iluzioni zgjati pak, një zë me megafon përsëriti fjalët “Kthehuni mbrapsht!”

“Po na shtypin” bërtiti dikush mbi kuvertën e anijes, ndërsa harku i anijes “Sibilla” goditi anijen shqiptare duke e bërë që të rrotullohet rreth vetes. Shumë njerëz dolën jashtë, disa të tjerë rrëshkitën në ujë. Anija “Kater” u ngrit lart e më pas u fundos.

Anija “Kater” u godit dy herë nga anija italiane duke u përmbysur tërësisht. Disa pasagjerë ranë në det, ndërsa anija “Sibilla” u kthye mbrapsht dhe u largua. Disa nga shqiptarët që nuk dinin not u përpoqën të hypnin sërish në anije, ndërkohë që gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin nga pjesa e poshtme e saj.

Në orën 19:03, anija “Kater” u fundos, disa notues të mirë, të gjithë nga Vlora, notuan në errësirë për 20 minuta në drejtim të anijes “Sibilla”. Anija italiane hodhi vetëm një gomone shpëtimi në det, me të cilën mori vetëm katër të mbytur dhe ndihmoi disa të mbijetuar. Anija “Sibilla” nuk dërgoi asnjë gomone tjetër për të shpëtuar njerëzit në det të hapur. Sapo të shpëtuarit mbërritën në Brindizi, policia i mori dhe nuk lejoi asnjë gazetarë të komunikonte më to.

Procesi gjyqësor

Gjatë procesit gjyqësor, i cilësuar i padrejtë nga familjarët e viktimave shqiptarë, dy përgjegjësit kryesorë Admiralët Alfeo Battelli dhe Umberto Guarino u lanë jashtë gjykimit duke bërë përgjegjës vetëm dy kapitenët e anijes shqiptare dhe italiane.

Në prill të vitit 1998, zëvendës prokurori Leonard Leone Castri kërkoi arkivimin e çështjes duke deklaruar se nuk i janë vënë në dispozicion prova të mjaftueshme për të vërtetuar lidhjen ndërmjet urdhrave të komandantëve të dy anijeve “Zeffiro” dhe “Sibilla” e komandatëve italianë në tokë.

Ai thotë se provat fotografike janë falsifikuar dhe se video e anijes “Zeffiro” ndërpritet në mënyrë të pashpjegueshme pikërisht në kohën kur anija “Sibilla” godet anijen shqiptare, duke ngritur kështu shumë dyshime.

Regjistrimet radio ndërmjet dy anijeve dhe komandave të tokës në orën 17:19 të 28 marsit, momenti i fundosjes janë të padëgjueshme dhe i referohen një periudhe kohe të ndryshme nga ajo e goditjes. Këto regjistrime nuk i janë vënë në dispozicion prokurorisë.

Vendimi për arkivim u mor pasi provat e hetuara prej zëvendës prokurorit nuk tregonin asnjë lidhje mes urdhrave të dhëna nga komanda detare në tokë me veprimet e kapitenit të anijes “Sibilla”.

Rindërtimi i skemës së shkëmbimit të informacioneve ndërmjet tokës dhe ujit, pra ndërmjet admiralëve dhe komandatëve të dy anijeve “Sibilla” dhe “Zefiro” u bë nga deklarata e kapitenit Angelo Luca Fusco, punonjës i zyrës operacionale të marinës së Tarantos dhe me detyrë për të mbajtur lidhjet ndërmjet anijeve në det.

Ai ishte personi i cili i transmetoi urdhërin komandantëve të “Zeffiros” se duhet të ndërmarrin një veprim më të fortë “deri në prekje të objektivit”, urdhër i cili u zbatua nga anija “Sibilla”. Pas urdhërit, kapiteni i anijes u shpreh se filloi një aksion “ndjekje agresive ndaj objektivit shqiptar”. Në mbështetje të “Zeffiros”, Admirali Batteli urdhëroi nisjen e anijes “Sibilla”.

Zbatimi i këtij urdhëri shkaktoi tragjedinë — nga 115 shqiptarë në bordin e anijes “Kater”, 81 persona humbën jetën, 24 persona u zhdukën dhe 34 të tjerë mbijetuan.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin gra e fëmijë, të cilët ndodheshin në pjesën e poshtme të anijes dhe e patën të pamundur për të dalë. Disa humbën jetën sepse nuk dinin not e disa të tjerë nga i ftohti.

Veprimet e kapitenëve të anijeve u cilësuan si veprimet të përshkruara nga termi “Rules of engagement”, term i kodit të luftës së NATO-s, i cili lejon veprime të dhunshme, praktikë e marinës e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë ndërmjet anijeve në largësi. Ky rast është shkelje e hapur e Konventës Ndërkombëtare të miratuar më 10.12.1982, që ndalon bllokimin detar dhe ndalimin e një anije me civilë në ujëra ndërkombëtarë, si dhe shkelje e nenit 13 të Konventës së të Drejtave të Njeriut, të miratuar më 10.12.1948.


Ky shkrim është përmbledhje e shkrimtares italiane Maria Pace Ottieri, shkruar më 14 mars 2003.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook