Lidhu me ne

Temporal

Rama luan me frikën nga Covid për votën e 25 Prillit

Që kur nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin me mbi 190 mijë dozat kineze, Edi Rama e shndërroi procesin në një nocion thelbësor të fjalimeve të fushatës së 25 prillit. Llogjika e tij është e tillë: Nëse shqiptarët e votojnë dhe ai fiton zgjedhjet, atëherë ata do të përfitojnë nga vaksinat edhe pas 25 Prillit, por nëse nuk e votojnë dhe ai humb zgjedhjet, shqiptarët nuk do ta marrin mbrojtjen nga virusi. që po bën kërdinë kudo në botë.

“As mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi vazhdon kështu dhe siç do të vazhdojë me ne në qeveri, nëse ata kthehen në detyrë. As mos të ju shkojë mendja se vaksinat do të vazhdojnë të vijnë, kështu siç po vijnë. Mos t’ju shkojë mendja. Nuk ka për të ndodhur” ishin fjalët e kryeministrit nga Lezha ditën e martë, për të vazhduar një ditë më pas nga Shkodra.

“Erdhën nga qielli dhe ranë në Shqipëri vaksinat? Me parashutë? Jo me, ishte këmbëngulja, këmbëngulja, këmbëngulja, durimi, durimi, durimi dhe puna, ditë natë që ne kemi bërë nga të katër anët. Si kujtoni se po erdhën këta vazhdon kjo njësoj? Harrojeni! Harrojeni! Këta nuk dinë t’i bëjnë këto gjëra” ishin fjalët e kryesocialistit, që duket sikur ka dalë në fushatë dhe kërkon votat me gjilpërë në dorë.

Por mënyra se si po e servir Rama rolin që pati personalisht në gjetjen e vaksinave, ngre pikëpyetje të mëdha nëse do të funksionojë për t’ia marrë votën shqiptarëve ditën e zgjedhjeve.

Qasja është shantazhuese dhe tenton që përmes frikës të çojë elektoratin në kutinë e votimit, duke menduar për atë që mund të ndodhë me pandeminë (në rast se Rama nuk është më kryeministër pas 25 Prillit). 

Edhe vetë procesi i furnizimit me vaksina i është përshtatur kësaj llogjike, pasi pjesa më e madhe e vaksinave janë pezull dhe nuk kanë mbërritur ende.

Deri më tani janë siguruar, 192 mijë vaksina kineze, por janë premtuar 1 milion dhe një fabrikë prodhimi. Janë gjetur 38 mijë vaksina nga Astra Zeneca, por pritet të vijnë edhe 50 mijë të tjera. Kanë mbërritur rreth 30 mijë doza të Pfizer, por pritet të mbërrijnë rreth 500 mijë të tilla gjithsej.

I gjithë procesi është personalizuar në ekstrem deri tani tek vetëm një njeri, Edi Rama, njësoj siç ndodhi me karantinën, kur ishte vetë kryeministri, që disa herë në ditë njoftonte për rregullat e karantinës, gjobat, oraret e daljes nga shtëpia etj.

Në të njëjtën mënyrë, kryeministri personalizoi procesin e negociimit për vaksinat, kur udhëtoi drejt SHBA për të takuar CEO-n e Pfizer, apo më pas për të sjellë dozat e para të vaksinave si “dhuratë” nga një vend mik që nuk u bë kurrë i ditur, për të thënë se “këto vaksina i keni se keni Edi Ramën kryeministër”.

Deri këtë të mërkurë, janë vaksinuar rreth 70 mijë persona, ndërsa Shqipëria ka hapur dyert edhe për rusen Sputnik V dhe kinezen Sinovac. E para erdhi si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara, ndërsa e dyta u ble në Turqi përmes një kompanie të autorizuar nga autoritetet kineze. Sasitë prej 500 mijë dozash nga Covax do të vonohen dhe sipas të gjitha gjasave pritet të aplikohen në vjeshtë

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook