Lidhu me ne

Kryesore

“Po firmosen tendera me kontrata marramendëse”

Klodian Tomorri
Nga Klodian Tomorri/ Afera e dyfishtë e incineratorit 

Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen javët e fundit.

Tomorri ngriti alarmin se po bëhen tendera pa garë për disa rrugë të vendit, ndërsa paralajmëroi në MCN TV se po ndodh një masakër e vërtetë.

Sipas tij, javët e fundit po prokurohen kontrata marramendëse me disa milionë euro me negocime të drejtpërdrejta.

Ajo që po ndodh është një masakër e vërtetë, veçanërisht javët e fundit që po prokurohen kontrata marramendëse me disa milionë euro me negocime të drejtpërdrejta. Në këtë pikë do të ishte normale që qeveria të pezullonte çdo kontratë apo tender të këtyre përmasave veçanërisht të tenderave me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderat me negocim të drejtpërdrejtë duhen ndaluar me ligj para fushatave elektorale.

Por besoj edhe kontratat e tjera të mëdha duhet të ndalohen deri në datën e zgjedhjeve për të parë pastaj se si do të shkojë rezultati i zgjedhjeve, në këtë mënyrë edhe qeveria do të ketë më shumë moral për të negociuar dhe prokuruar tendera të reja. Vetëm në 3-4 javët e fundit ARRSH ka prokuruar dhe ka në plan të prokurojë mbi 13 milionë euro tendera me negocim të drejtpërdrejtë, pa garë, në formën e shtesave të kontratës. Janë kontrata marramendëse. Pak ditë më parë u nënshkrua kontrata për Lotin 2 të Unazës së Re ku Salillarit ju dhanë edhe 360 milionë lekë shtesë. E njëjta gjë po ndodh edhe në rrugë të tjera të vendit, kjo duhet të ndalojë. Këto ngjarje në prag të zgjedhjeve i bën këto kontrata totalisht të dyshimta”, theksoi gazetari.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore23 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar23 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix23 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix23 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix23 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix23 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook