Lidhu me ne

Radar

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një grua myslimane

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një

Për shekuj me radhë, njerëz të shumtë kanë shkuar në qytetin Fez të Marokut në kërkim të njohurive nga librat e ruajtura në bibliotekën antike të Al-Qaraëiyyin, por sidomos në universitetin që gjendet krah bibliotekës, që është po ashtu më i vjetri në botë. Institucioni është vetëm 30 vjet më i ri se vetë qyteti Fez. Universiteti më i vjetër në botë, Al-Qaraëiyyin, sipas Rekordeve Guiness, u hap në vitin 859 pas Krishtit.

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një

Fillimisht u ndërtua një bibliotekë, mandej një xhami dhe universiteti, nën kujdesin e Fatima al-Fihri, e bija e një tregtari tunizian shumë të pasur, pas vdekjes së të cilit, të gjithë trashëgiminë e tij, Fatima vendosi ta përdorë në funksion të arsimit dhe kulturës. Kështu Fatima al-Fihri njihet zyrtarisht për themelimin e universitetit dhe bibliotekës më të vjetër në botë. Nga historianët, për jetën e saj dihet pak, data e lindjes dhe vdekjes po ashtu nuk dihet saktë, por dëshmohet fakti se ajo njihej edhe përtej Marokut, për bamirësitë dhe ndihmesën që u dha shumë studentëve, qoftë djem dhe vajza, për t’u arsimuar.

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një

Universiteti i Al-Qaraëyyin konsiderohet universiteti më i lashtë në botë që ende funksionon, duke paraprirë universitetet e para evropiane. Këtë faktojnë UNESCO dhe Rekordet Botërore Guinness, të cilët thonë se universiteti u themelua fillimisht si një xhami, por që mirëpriste nxënës për të mësuar shkrim e lexim. Në këtë kuptim, ajo i paraprin Universitetit të Bolonjës (themeluar në vitin 1088 Pas Krishtit), për më shumë se dy shekuj.

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një

Të diplomuarit në këtë universitet kanë qenë të shumtë; si poetë, astronomë, mjekë, historianë nga e gjithë bota, si dhe një numër i madh personalitetesh, ndër to edhe Papa Silvester II. Ende dhe sot universiteti ruan mënyrat e tij tradicionale të mësimdhënies, duke i ulur studentët në një gjysmërrethi, të quajtur “halqa”, rreth mësuesit./A2

Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një
Universiteti më i vjetër në botë u themelua nga një

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar6 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix6 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix6 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix6 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix6 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix6 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix7 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix7 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix7 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook