Lidhu me ne

Aktualitet

Kriset miqësia mes Flutura Açkës dhe Bujar Hurdhrit për një foto me Kadarenë

Shtëpia botuese “Onufri”, me në krye themeluesin e saj, Bujar Hudhri ka bërë një shkrim të dedikuar për shkrimtarin Ismail Kadare. Në artikull flitet për momentin e njohjes së Hudhrit me veprën e Kadaresë e deri tek takimi dhe bashkëpunimi me të për 25 vite me radhë.

Artikulli ka qënë i pasur edhe me fotografi të shumta që botuesi ka patur me autorin por fotografia që nxiti reagimin e të gjithve ishte fotografia ku Kadareja dhe Hudhri kishin dalë me një grup shkrimtarësh. Në fotografinë origjinale ka qënë e pranishme edhe shkrimtarja Flutura Açka, ndërsa në fotografinë e artikullit shkrimtarja Açka është zëvendësuar me një mur.

Në rrjetet ka pasur shumë komente për censurë e deri më stalinizëm.

Reagimi i Bujar Hurdhrit

NJË SFIDË PUBLIKE FLUTURA AÇKËS DHE KOMENTUESVE TË SAJ TË NDERUAR!

“Flutura Açka: Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.”
Prej më shumë se 20 vjetësh, këto janë të dhënat biografike të Fluturës. Pra Onufri ku ajo ka punuar rreth pesë vjet, ku iu botuan tre libra, ku mësoi ç’është botimi i një libri, nuk përmendet askund. As tek librat që i ka botuar tek Toena, as te shtëpia e saj botuese. Në asnjë katalog, në asnjë shënim biografik, në asnjë intervistë në shtyp apo televizon. Deri para një muaj kur foli në televizionin e Elbasanit! Dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë, asnjëherë, përkundrazi, e urova të zgjidhej deputete!
A është ky një censurim i Onufrit?
Por, do të bëja një thirrje publike ndërgjegjes tënde, Flutura:
A është e vërtetë që unë si gazetar i ri i gazetës “Shkumbini” në Elbasan të kam botuar ciklin e parë me poezi në vitin 1988, kur të tjerët në redaksi të bllokonin?
A është e vërtetë se unë si botues i Onufrit të kam botuar librin e parë “Tri vjeshta larg”? Po librin e dytë? Po librin e tretë? Po që të kam çuar përditë nga Elbasani në Tiranë dhe të futa në botën e letërsisë?
Shpresoj t’u japësh një përgjigje të sinqertë publikut, përderisa ke një muaj që ke hyrë në politikë dhe ndërgjegjen duhet ta kesh ende të pastër.
Ndërsa të gjithë komentuesit e nderuar në fb e Fluturës, kam rastin t’i sfidoj publikisht!
Më gjeni NJË HERË TË VETME, absolutisht, NJË HERË TË VETME kur zonja i ka përmendur këto fakte që janë të dokumentuara në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë!
Kush është censori dhe mosmirënjohësi që ka fshirë kujtesën prej 20 e ca vite? Kjo foto familjare e një shtëpie botuese private është?
Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).
Fluturën e kam punësuar si redaktore në Prill 1992 dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kontribut për opozitën e atëhershme sepse, ndërkohë, zgjedhjet ishin fituar nga PD (22 mars 1992).

Reagimi i Açkës

Bujar nuk kam asnje sfide publike me ty, thjesht bera komentin mbi foton e retushuar, me po ate të drejtë që i dje vetes të retushoje. Stalinist e thashe ne thonjeza enkas qe te mos keqinterpretohet, siç ke bere ti. Të tjerat as nuk janë përgjegjësia ime. Jam sjellë fisnike në miqësinë me ty, i tillë ke detyrimin edhe ti. Flutura

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix3 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix3 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix3 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix3 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix3 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix9 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix9 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook