Lidhu me ne

Kryesore

Nuk do të ishte e lehtë për asnjë të ishte kryetar i PD-së pas Sali Berishës.

image_2016_04_04_1010_1459757324

Majlinda Bregu thotë se Partia Demokratike është ende në fazën ku vendimet merren pa u diskutuar më parë në forumet e saj dhe shton se kryetari Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet i cënuar nga debati i hapur në parti. “Nevoja që kemi për të diskutuar para se të merren vendime vazhdon të mbetet pritshmëri e pandryshueshme, pavarësisht se kush flet. Asnjë debat apo diskutim yni nuk cenon, jo legjitimitetin e kryetarit të sotëm të PD-së, jo e jo, por as lëndon legjitimitetin e anëtarit më të thjeshtë të PD-së. Nganjëherë më vjen turp të përsëris veten, por vazhdoj të them se nuk do të ishte e lehtë për asnjë të ishte kryetar i PD-së pas Sali Berishës. Dhe Lulzim Basha për këtë, ka mirëkuptimin e të gjithëve dhe kontestimin e askujt”- shprehet Bregu në një intervistë për Panorama. Deputetja demokrate ndihet e keqardhur që partitë politike, përfshirë Partinë Demokratike nuk janë vendet e hapësirat ku të rinjtë të mësojnë kulturën politike, vlerat e debatit e të shprehjes së mendimit hapur, apo të priren e nxiten të mos kopjojnë më të fortin a më të pushtetshmin. “Si të fitojmë mbi këtë moral pa moral që politika ka sot. Që mendon vetëm për pushtetin e aspak për të nesërmen”- thekson Bregu. E pyetur për letrën e keryëministrit Rama drejtuar Bashës, deputetja demokrate thotë se ” nuk do të vinte amshimi nga takimi mes Ramës e Bashës” dhe se “të shkëmbesh letra për të (mos) u takuar nuk është e domosdoshme”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore7 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike7 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar7 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Facebook