Radar
Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes
Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e Teas, vajzës e cila doli çift me të riun nga emisioni “Përputhen”, ndonëse kjo gjë nuk ishte e vërtetë.
Ajo është pyetur nga ndjekësit nëse kishte njohuri për lidhjen e Melisës dhe Andit dhe Tea tregoi se ishte në dijeni dhe se e përkrahte çiftin.
Për dyshen ajo është pyetur edhe në rubrikën “Trotuar”, ku ka dhënë një mesazh për miqtë e saj.
“Ta nisin mbarë, mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, iu tha Tea.