Lidhu me ne

Radar

6 mësime dashurie nga njerëzit të cilët u martuan përsëri me ish-partnerët e tyre

Shumica e njerëzve që divorcohen, qëndrojnë të divorcuar gjithnjë. Sidoqoftë, ka disa çifte me fat, që i japin dashurisë së tyre një shans të dytë dhe përfundojnë duke qëndruar së bashku përherë. Gjatë këtij procesi, ata mësojnë diçka të re për veten e tyre dhe për mënyrën se si të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë.

Disa histori nga njerëzit që u martuan përsëri me ish-at e tyre, mund të na mësojnë një ose 2 gjëra për dashurinë!

1. Punoni me pjekurinë emocionale

“Ne patëm disa probleme në të njëjtën kohë, nga paratë tek sëmundjet. Përfunduam duke e urryer njëri-tjetrin dhe u divorcuam miqësisht. Për 3 vjet ne flisnim në mënyrë sporadike për Krishtlindje ose ditëlindje, por gjithnjë do të përfundonte me një debat. Përfundimisht, ne ndaluam kontaktin plotësisht.

Disa vjet më vonë ajo më pyeti për një mik të përbashkët dhe ne ramë dakord të takoheshim. Gjithçka shkoi mirë, dhe filluam të shiheshim më shpesh. Bisedonim për çështjet tona të vjetra dhe të dy kuptuam se ishim përmirësuar në fushat me të cilat më parë luftonim – gjithashtu, ishim shumë më të pjekur emocionalisht. Ne u martuam përsëri në fshehtësi.”

2. Jo gjithmonë duhet të rrini bashkë 24/7

“Babai dhe njerka ime u divorcuan dhe kaluan disa vjet ku mezi flisnin me njëri-tjetrin. Pasi vëllai im shkoi në kolegj, babai filloi të bënte riparimet e shtëpisë për të ndihmuar ish-gruan e tij. Ata shpejt filluan dilnin për darkë, pastaj filluan të rrinin më shuµë së bashku dhe ndonjëherë babai flinte në divan.

Kurdoherë që ata do të kishin një debat, babai  kthehej në shtëpinë e tij dhe i jepte kohë asaj të qetësohej. Pasi divorcit për më shumë se 20 vjet, ata menduan se ishte budallallëk të kishe 2 shtëpi të ndara, kështu që zyrtarisht u bënë përsëri së bashku dhe blenë një shtëpi të re. Por ende mbajnë dhoma gjumi të ndara, kështu që nëse kanë një debat, ata mund të largohen nga njëri-tjetri dhe t’i lënë gjërat të qetësohen.”

3. Duhet të bësh një përpjekje më shumë

“Gruaja ime u divorcua nga unë, pasi ishim bashkë për 4 vjet, duke përmendur mungesën e vëmendjes, mirëkuptimit, etj. Ajo gjithashtu kishte probleme me vetëvlerësimin dhe depresionin e rëndë që rrjedhin nga fëmijëria e saj. Unë kam qenë një student me kohë të plotë para-mjekësore dhe me 2 punë me kohë të pjesshme. Ajo qëndroi vetëm më pak se një vit, pastaj më tha se donte që unë të kthehesha.

Ndërkohë po trajtohet me një psikiatër për të gjetur një ilaç që i përshtatet. Unë gjithashtu përpiqem të kaloj më shumë kohë me të. Mësova të shmang jetesën vetëm për të punuar. Tani gjithçka po lundron më qetë, sepse unë e dua atë grua më shumë sesa vetë jetën. ”

4. Ndonjëherë duhet të prisni kohën e duhur për të qenë së bashku

“Jeta jonë ndryshoi që pas lindjes së djalit, kur unë fillova të mos isha më ajo vajza tërheqëse. Djali ynë i dytë erdhi, dhe tensioni në çift u rrit më shumë. Ne vendosëm të divorcoheshim pas 6 vitesh së bashku. Skemat e fëmijëve ishin të dhimbshme, kështu që në fund ata qëndruan me mua.

Pastaj një ditë makina ime u prish. Unë e thirra atë dhe ai erdhi menjëherë për të më ndihmuar. Përfundova duke e ftuar për darkë. Ai qëndroi dhe ne më në fund ishim në gjendje të kuptonim se të dy ishim të hidhëruar larg njëri-tjetrit.

19 vjeç, shtatzënë dhe e martuar – nuk kishim asnjë të dhënë për jetën. Pasi i lam vetes hapësirë dhe këtu jemi gati 13 vjet më vonë. Ndonjëherë njerëzit thjesht duhet të marrin frymë dhe të rriten para se të marrin vendimet e duhura …”

5. Asnjëherë nuk është vonë

“Gjyshi im gjithmonë vendoste punën para familjes. Ai e shijoi shumë pak rritjen e pesë fëmijëve të tij. Në fund, ata u divorcuan. Kur dolën në pension, u kthyen së bashku pasi kishin nevojë dhe e donin njëri-tjetrin. U martuan përsëri në moshën 86 dhe 89 vjeç.”

6. Nëse dashuria është speciale, asgjë tjetër nuk vlen

“Burri im i parë dhe unë u martuam mjaft të rinj pas kolegjit. Në përgjithësi ishim të lumtur, por dukej sikur jetët tona po lëviznin në drejtime të ndryshme. Ne u ndamë.  Takoheshim me njerëz të tjerë, por pa ndjenjën e dashurisë dhe sigurisë që kishim me njëri-tjetrin.

Më shumë se një dekadë pasi e prishëm marrëdhënue, ne u bëmë bashkë dhe kurrë nuk kemi qenë më të lumtur. E fituam përvojën e jetës për të kuptuar se ajo që kemi është e veçantë e pazëvendësueshme. Gjërat e vogla,që dukeshin problematike në atë kohë, ne tani dimë të mos i kthejmë në problem. Ne jemi kaq, kaq me fat. ”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook