Lidhu me ne

Temporal

Pajton avokatin më të shtrenjtë në Evropë/ Kush është Jean-Yves Le Borgne, avokati francez i Berishës!

Ku bazohet vendimi i Sekretarit Blinken për Berishën! Kush është avokati  70-vjeçar Le Borgne që do të mbrojë ish-Kryeministrin në Paris

Fill pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit pasi e cilësoi të pabazuar një vendim të tillë, tha se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në Gjykatën korreksionale të Parisit, përmes avokatit Jean-Yves Le Borgne.

Jean-Yves Le Borgne, 71 vjeç, i cilësuar si një ndër avokatët më të shtrenjtë në Francë dhe jo vetëm, kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish-drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhenj si ish-bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Megjithatë ende nuk dihet se si ai do të mbrojë çështjen e një qytetari shqiptar që akuzon anëtarin e një kabineti amerikan, në një shtet të tretë si Franca.

Po cila është karriera e Jean-Yves Le Borgne?

Jean-Yves Le Borgne nuk është një emër i panjohur. Ai është 71 vjeç, i diplomuar për filozofi, ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë.

Jean-Yves le Borgne është një prej avokatëve më të njohur dhe më të shtrenjtë në Francë, me çmimin për një çështje që shkon edhe në qindra mijëra euro. Të dhënat e pasurisë së tij apo të ardhurat e kabinetit Le Borgne me adresë Bld. Saint Germain 116, 75006 Paris, mbrohen nga ligji, por janë të njohura çështjet më të famshme të avokatit.

Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur në gjykatat franceze shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhenj si ish bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn dhe reperin Joey Starr.

E para në listë, në vitet 1990, mbrojtja e suksesshme e Jean Chirac nga akuzat për korrupsion si kryetar i Bashkisë së Parisit, përpara se të bëhej President i Francës.

Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Ëoerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy.

Një prej dosjeve më të njohura publikisht është gjithashtu ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili.

CEO i grupit më të madh francez automobilistik Renault-Nissan, Carlos Ghosn, gjithashtu ka pajtuar për avokat Le Borgne, kur u padit për organizimin e dasmës së tij luksoze në Versajë dhe për udhëtime luksoze të miqve të tij në karnavalet e Rios me paratë e kompanisë.

Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë gjithashtu është mbrojtur nga Le Borgne.

I lindur në vitin 1950, avokati i Berishës është protagonist i shumë çështjeve të tjera me profil të lartë, nga politikanë apo CEO kompanish të mëdha, që janë edhe të vetmit që kanë kapacitetet për të paguar faturën e tij të kripur.

Revista “Challenges”, e cila i kushtoi vitin e kaluar një artikull karrierës së tij, e përshkroi profilin e tij si “ultra-klasik”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix7 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix7 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix7 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix7 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix7 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix7 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix7 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix7 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar8 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook