Lidhu me ne

Kryesore

Edit Harxhi: Anëtarësia e PD-së vlon, është e pabesueshme zemërata që kanë demokratët ndaj Bashës!


Edit Harxhi, kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku foli për zgjedhjet që do të mbahen në parti dhe situatën me anëtarësinë e partisë.

Harxhi tha se procesi zgjedhor është i pabarabartë, megjithatë ajo do të kandidojë dhe beson se ka shanse të fitojë, për shkak të zemëratës së anëtarësisë me lidershipin aktual dhe entuziasmin për ndryshim.

Edit HarxhiPo hyj në garë, jo për të legjitimuar Bashën, por kërkoj që PD të rikthejë vlerat e saj morale. Guxoj të hyj në këtë garë, pavarësisht terrenit të vështirë. Guxoj të hyj në një garë, për të treguar se kanë mbetur njerëz që duan ta rikthejnë partinë në ato vlera që ka patur kjo parti.

Nuk është fasadë për mua. Dua të kem një fitore morale nga kjo. Gara është e pabarabartë, jo transparente. Pavarësisht cfarë ndodh nga kjo garë, apo rezultatit të kësaj farse, sërish Basha do të dalë shumë më i humbur se gjithë ne të tjerët.

Janë katër kandidatë, ju nuk e dini se si vlon anëtarësia. Para dy ditësh kam hapur facebook, të shihni se cfarë ndodh, është e pabesueshme. Mbështetja e anëtarësisë, të shihni zemëratën e anëtarësisë së PD-së. Vijnë mesazhë nga Saranda në Tropojë, nga Korça në Shkodër. Pse? Sepse kam dalë me idenë që duhet të kemi një vizion të ri. Duhet të ngrihet mbi vlerat dhe idealet e 90’. Përkrahja është e jashtëzakonshme. Procesi është farsë.

Artur Zheji: Nëse procesi është farsë, ju jeni lojtare serioze. Nuk mund të hyni. Hyn për të luajtur, apo jo?

Edit Harxhi: Për të luajtur dhe për të fituar. Për të fituar lojën dhe betejën. Ajo është farsë, për shkak të rregullave të pabarabarta. Morali im më lejon të hyj në këtë garë. Nuk ka asgjë të ma pengojë këtë moral, për të hyrë në këtë garë edhe pse është e pabarabartë, jo transparente.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook