Lidhu me ne

Kryesore

Basha: 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore ndaj shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me demokratët e Qarkut të Gjirokastrës, ku mes të tjerash ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke e cilësuar 25 prillin si masakrën më të madhe zgjedhore, Basha është shprehur se do vazhdojë të luftojë deri në fitore.

“Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vetëm të bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikunder ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë dri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë”, ka thënë Basha mes të tjerash.

Fjala e Bashës në Gjirokastër:

Faleminderit zoti kryetar, të nderuara zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, së pari më vjen mirë që rishihemi, ndonëse rishihemi fiks një muaj pas një prej betejave më të rrepta të pluralizmit. Një prej betejave më të paprecedenta në pabarayinë e tyre, një betejë ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por një regjim i cili shkatërroi një nga një të gjitha rregullat e garës demokratike dhe me të cilin përballëm dhëmbë për dhëmbë jo thjesht në një muaj fushatë, por në 8 vite, e në veçanti në vitin e fundit që nga momenti i marrëveshjes së 5 qershorit dhe përballja vazhdon akoma në komisionin zgjedhor, së shpejti fillon në Kolegjin Zgjedhor, e do të vazhdojë sa më takon mua deri në realizimin e asaj që presin shqiptarët dhe asaj që ka ndalur përkohësisht më 25 prill, që është largimi i këtij regjimi dhe ndryshimi që presin përmes Partisë Demokratike. Ndryshe çdodh rëndom kur ndodhem para mediave, në takimet me anëtarësinë, në takimet me strukturat, nuk kam zgjedhr të bëj katalogun e dhunimeve, krimeve të masakrës zgjedhore të 25 prillit për një arsye të thjesht: sepse ju e keni të shënuar në lëkurën tuaj këtë betejë dhe gjithë pasojat e masakrës zgjedhore me të cilën jeni përballur në mënyrë të përditshme e të përnatshme në çdo lagje të qyteteve e të fshatrave të qarkut të Gjirokastrës, si kudo anembanë Shqipërisë. Ju e dini fare mirë se çfarë ka ndodhur në kët proces. Ju nuk jeni thjsht dëshmitarë, ju jeni faktori i përballjes, shënjestra e padenjë dhe e poshtër e një kundërshtari politik që nuk na trajtoi dhe nuk ju trajtoi si kundërshtar, por si armiq.

Me poshtërsinë më të madhe dhunoi jo vetëm ligjin, por përdori dhunën, shantazhin, largimet nga puna, gjobën, ndalimet e paligjshme në mënyrë masive ndaj aktivistëve dhe anëtarëve tanë në këtë fushatë. Pra, një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre un rënduan dhe më shumë. Dilemat e Shqipërisë u shtuan dhe më shumë, që nga dilema e fermerit dhe blektorit më të largët e deri tek dilemat dhe pikëpyetjet për rrugën e ashpër të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjithçka u rëndua dhe u përkeqësua më 25 prill, në vend që të pqrmirësohej. Dhe pavarësisht kësaj përballjeje, një aritje të madhe ne mund të themi që e kemi: dolëm nga kjo garë e pabarabartë, nga kjo betejë e pabarabartë dhe nga kjo masakër zgjedhore më të fortë dhe më të mëdhenj se sa ç’ishim. Hzmë më kushtet e 91-shit dhe përball kishim një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar. Pavarësisht prej pakënaqësive apo pikëpamjeve të ndryshme, mosmarëveshjeve që ne mund të kemi sikundër është normale një familje, emër e një partie të gjallë e të madhe, siç është Partia Demokratike, jemi ne që morëm përgjegjësinë para shqiptarëve për ndryshim, jemi ne që e mbajmë akoma këtë përgjegjësi mbi supet tona.

Sepse nëse pranojmë, e s’ka se si mos të pranojmë që 25 prilli jo vetëm nuk zgjidhi asnjë prej problemeve të tyre, atëherë nuk kemi se si mos të arrijmë në konkluzionin logjik që ata që e deshën ndryshimin më 25 prill. E duan akoma, madje e duan akoma më shumë sot. Ne kishim vetëm një kauzë, kauzë morale, ne kishim programin, ne kishim zgjidhjet e konsultuara prej dy vjetësh me njerëzit. Gjë tjetër nuk kishim. Dhe prandaj na ndoqën sepse bashkuam një ditë fuqinë e Partisë Demokratike për të qëndruar kauzën e vetme dhe vizionin për ta nxjerrë vendin nga e keqja. Unë nuk shoh asnje çelës tjetër të paktën që pavarësisht masakrës zgjedhore kemi dalë më të mêdhenj dhe më të fortë. Natyrisht kjo është një meritë e cila nuk i takon thjeshtë kësaj beteje, sepse këtu njerëzit, ka luftëtar të vjetër që e dinë që nuk e kemi matur me sa herë punuam e sa fort u ringritëm dhe si kemi arritur të frymëzojmë qytetarët për të vazhduar së bashku deri në fitore. Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motorr, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji dobitëse për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vetëm të bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikunder ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë dri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook