Lidhu me ne

Radar

Një menaxher në Shqipëri paguhet më pak se një sanitar në BE

Menaxherët dhe profesionistët në Shqipëri paguhen shumë më pak se kolegët e tyre në shtetet e Bashkimit Europian dhe gati sa gjysma e profesioneve elementare në shumë shtete.

Eurostat ka publikuar fitimet mesatare për orë, sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve, për vitin 2018, duke përfshirë nga vendet e rajonit Shqipërinë dhe Serbinë.

Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. (të dhënat e tjera rajonale tregojnë se dhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë paga mesatare dhe ato sipas profesioneve më të larta sesa Shqipëria.

Në Europë, pagat më të lartë në total i kanë Zvicra (35.6 euro/orë), Norvegjia (29.8 euro) dhe Danimarka (29.5 euro)- shiko grafikun Paga mesatare orare, total, 2018.
Diferenca me shtetet e Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është shumë e lartë për pozicionet drejtuese dhe për profesionistët.

Menaxherët në Shqipëri paguhen 4.45 euro për orë, nga 28.6 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. Rekordin e mban sërish Zvicra, me 55 euro/orë, e ndjekur nga Danimarka (50.8) dhe Luksemburgu (49.5). shiko grafikun: Paga mesatare orare, menaxherët, 2018.

Profesionistët në Shqipëri paguhen mesatarisht 3.12 euro/orë, në raport me 21.36 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Profesioni më pak i paguar në Shqipëri është ai i punëve elementare (siç janë pastruesit dhe ndihmësit, punëtorët, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit, shitjet në rrugë dhe punëtorët e tjerë të shitjes dhe shërbimit), me 1.48 euro/orë, nga 9.65 euro që është mesatarja e BE-së për të njëjtin profesion.

Në fakt, ky profesion që është më pak i paguari në vendet e BE-së ka fitime mesatare dy herë më të larta sesa të menaxherëve në Shqipëri (përkatësisht 9.65 euro/orë, përkundrejt 4.7 euro/orë).
Paga mesatare në Europë

Sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian, fitimet bruto për orë kanë ndryshime të mëdha sipas profesioneve. Bazuar në të dhënat e hollësishme të fitimeve për vitin 2018, menaxherët ishin profesioni më i paguar në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. Në nivelin e BE-së, me fitime mesatare bruto në orë prej 28,6 €, menaxherët ishin përpara profesionistëve (21,4 €), të ndjekur nga teknikët (17,8 €).

Në skajin e kundërt të shkallës, profesionet elementare (siç janë pastruesit dhe ndihmësit, punëtorët, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit, shitjet në rrugë dhe punëtorët e tjerë të shitjes dhe shërbimit) ishin profesioni më pak i paguar në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, ku shërbimi dhe punëtorët e shitjeve kanë fituar më pak. Në nivelin e BE-së, profesionet elementare (9,7 € / orë) u pasuan nga punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve (11,2 €), operatorët dhe montuesit e impianteve dhe makinerive (11,5 €).

Në tërësi, të ardhurat mesatare bruto për orë të profesionit më të paguar në BE ishin rreth tre herë më të larta se ato të profesionit më pak të paguar. Më saktësisht, të ardhurat bruto për orë të një menaxheri në BE (28.6 €) ishin pothuajse tre herë më të larta se sa një punonjës elementar (9.7 €).

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, ky raport ishte më i larti në Qipro, ku menaxherët (31,7 € / orë) paguheshin mesatarisht pesë herë më shumë sesa punëtorët elementarë (6,3 € / orë). Në të kundërt, raporti ishte më i ulët në Danimarkë, ku menaxherët (50,9 €) paguhen rreth dy herë më shumë sesa punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve (22,2 €)./Monitor

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook