Lidhu me ne

Radar

Pse vaksinohemi zakonisht në krah?

Miliona njerëz kanë përveshur mëngët për të marrë vaksinën kundër Covid-19. Po pse njerëzit vaksinohen kryesisht në krah? Shumica e vaksinave injektohen në muskul,dhe ky proces njihet si injeksion intramuskular. Disa vaksina, si vaksina e rotavirusit, merren nga goja.

Të tjerat injektohen paksa nën lëkurë, si për shembull vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Por shumë të tjera injektohen në muskul. Por pse muskuli është kaq i rëndësishëm dhe a ka rëndësi vendi? Dhe pse tek muskujt e krahut – të quajtur deltoid-dhe në majë të shpatullës?

Muskujt bëjnë një vend të shkëlqyeshëm të injektimit të vaksinës, pasi indet muskulore përmbajnë qeliza të rëndësishme imune. Këto qeliza imune e njohin antigjenin, një pjesë të vogël të një virusi ose bakteresh të prezantuara nga vaksina që stimulon një përgjigje imune.

Në rastin e vaksinës COVID-19, nuk po fut një antigjen, por administron projektin për prodhimin e antigjeneve. Qelizat imune në indet muskulore marrin këto antigjene dhe i paraqesin ato në nyjet limfatike. Injeksioni i vaksinës në indet muskulore e mban vaksinën të lokalizuar, duke lejuar që qelizat imune të japin alarmin në qelizat e tjera imune dhe të futen në punë.

Sapo një vaksinë njihet nga qelizat imune në muskul, këto qeliza e mbajnë antigjenin në enët limfatike,të cilat transportojnë qelizat imune që përmbajnë antigjen në nyjet limfatike. Nyjetlimfatike, përbërësit kryesorë të sistemit tonë imunitar, përmbajnë më shumë qeliza imune që njohin antigjenet e vaksinës, dhe fillojnë procesin imunitar të krijimit të antitrupave.

Grumbujt e nyjeve limfatike, ndodhen në zona afër vendeve të injektimit të vaksinave.

Për shembull, shumë vaksina injektohen në deltoid, pasi ai është afër nyjeve limfatike të vendosura pikërisht nën sqetull. Kur vaksinat injektohen në kofshën e këmbës, enët limfatike nuk kanë shumë rrugë për të bërë për të arritur tek grumbulli i nyjeve limfatike në ijë.

Gjithashtu, indet muskulore tentojnë të mbajnë të lokalizuara reagimet e vaksinës. Injeksioni i një vaksine në muskulin deltoid, mund të rezultojë në inflamacion lokal ose acarim në vendin e injektimit. Nëse vaksina të caktuara injektohen në indin dhjamor, shansi i acarimit dhe reagimit me inflamacion shtohet, pasi indi yndyror ka një furnizim të dobët me gjak, çka që çon në thithjen e dobët të disa përbërësve të vaksinës.

Vaksinat që përfshijnë përdorimin e elementëve ndihmës-apo të përbërësve që e forcojnëpërgjigjen imune ndaj antigjenit – duhet të bëhen në muskul për të shmangur acarimin dhe inflamacionin. Elementët ndihmës, veprojnë në mënyra të ndryshme për të stimuluar një përgjigje më të fortë imunitare.

Megjithatë, një faktor tjetër vendimtar në vendin e injektimit të vaksinës është madhësia e muskujve. Të rriturit dhe fëmijët e moshës 3 vjeçare e lart, kanë tendencën që t’i marrin vaksinat në pjesën e sipërme të krahut, pikërisht në deltoid.

Fëmijët më të vegjël i marrin vaksinat e tyre në mesin e kofshës, pasi muskujt e krahut janë më të vegjël dhe më pak të zhvilluar. Një element tjetër që merret parasysh gjatë administrimit të vaksinës është komoditeti i pacientit.

A mund ta imagjinoni t’i hiqni pantallonat në një klinikë të vaksinimit masiv? Përveshja e mëngës është një veprim shumë më i lehtë dhe më i preferueshëm. Shpërthimet e sëmundjeve infektive, si në sezonin e gripit apo si në rastin e pandemisë së Covid-19, kërkojnë që sistemet tona shëndetësore të vaksinojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur brenda një kohë të shkurtër. Për këto arsye, preferohet marrja e vaksinës në krah, sepse pjesa e sipërme e krahut është lehtësisht e arritshme.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook