Lidhu me ne

Temporal

Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje “floriri” Ilir Metën?

kreshnikNga – Kreshnik Spahiu
Dje gjatë një debati në TV KLAN gazetari Artan Hoxha tërthorazi denoncoi një “politikan” të mazhorancës që ka konvertuar floririn e “vjedhur në Krrabë” me 70 milion paund pasuri të patundeshme në Britaninë e Madhe.
Sot disa portale pranë qeverisë po publikojnë me sponsorizim lajmin duke e shoqëruar me fotot e Ilir Metës të larë në flori dhe ku drejtpërdrejtë e akuzojnë se ai është i përfshirë në pastrim parash në Londër!
Po pse pikërisht dje dhe pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?
1) Edi Rama sponsorizoi dhe negocoi me Top Channel “përgjimin” Meta-Prifti në Janar 2011
2) Edi Rama me deputetët e tij ndërtuan akuzën për tentativë vrasje ndaj Tom Doshit në 2015
3) Edi Rama me SOROS publikoi kontratat e DIA me CEZ dhe akuzuan Ilir Metën për 100 milion euro rryshfet
4) Edi dhe Ina Rama risollën në publik tre muaj më parë përgjimet e Ilir Metës për sponsorizim fushate me Kastriot Ismailajn të bëra që në vitin 2008
5) Dje sërish Edi Rama i rinxori një histrori 15 vjeçare disi të harruar për vjedhjen e floririt të Krabës duke përhapur informacionin se Ilir Meta zotron 70 milion paund pasuri të patundshme në Londër
Po pse pikërisht dje?
Sepse “Panama Papers” dhe shërbimet inteligjente e kanë paralajmëruar Edi Ramën se do i publikohen kontratat e offshoreve dhe pasurive të tij në SHBA, të filtruara nëpërmjet “Paradise Tax” të Panamasë.
Tërmeti global i shkaktuar nga publikimi i emaileve të “Panama Paper” paralajmëron revolta popullore dhe revolucione në disa shtete. Populli islandez e ndezi zjarrin i cili do përhapet kudo.
Edi Rama kishte vetëm një rrugë që baltën dhe turpin tja hidhte partnerit dhe aleatit kryesorë, për të bindur opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta.Duke inskenuar legjendat e floririt të Ilir Metës me blerje hotelesh në Londër ai po synon të spostëjë vëmendjen e publikut nga 200 milion eurot e tij tek historitë e Ilir Metës.
Po deri kur Iliri do e durojë skuthin Edi Rama dhe thikat që ai i ngul sistematikisht pas shpine?
Gjithsesi kjo është çështje e Ilir Metës.
Pyetja më saktë duhet ti bëhej shqiptarëve: Sa shekuj larg popullit islandez jeni?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook