Lidhu me ne

Radar

Qeveria miraton PPP-në e aeroportit të Vlorës, do t’u kushtojë shqiptarëve 140 milionë euro

Qeveria miraton PPP-në e aeroportit të Vlorës, do t’u kushtojë shqiptarëve 140 milionë euro

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.

Kontrata e koncesionit PPP është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe bashkimit të tre operatorëve ekonomikë të mësipërm, njëri prej të cilëve është kompania e politikanit Behgjet Pacolli.

Vendimi i qeverisë i botuar sot në Fletoren Zyrtare

Vendndodhja e aeroportit të ri është përcaktuar zona e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

Konsorciumi që ka lidhur marrëveshjen do të investojë për ndërtimin e aeroportit 103.9 milionë euro, ndërsa buxheti i shtetit do të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse ato do të jenë më të ulta se 140 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare është 35 vjet.

Kryeministri Edi Rama e shpalli në 2 mars 2021 rezultatin e tenderit për koncesionin e aeroportit të Vlorës, “Shumëzoni 104 mln euro x 23 dhe ai do jetë impakti i shtrirë në dekadë që ky aeroport do sjellë në ekonominë e Vlorës dhe Shqipërisë. Mijëra mundësi për punësimi. Do ta ndjejmë praninë e kompanive shqiptare te biletat , tarifat dhe çmime që janë në Europë. Është një kompani shqiptare dhe ne kemi mundësinë ta vëmë përpara përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja,” deklaroi Rama tre muaj më parë.

Kryeministri Rama duke prezantuar projektin e aeroportit

Ka shumë dyshime për suksesin ekonomik të këtij aeroporti vetëm 100 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, sepse taksapaguesit do të paguajnë 138 milionë euro, në rast se koncesioni dështon apo nuk realizon fitime.

Pasiguria shkruhet edhe në dokumentet e tenderit të koncesionit ku thuhet se: “..ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë të gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulët kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%”.

Prandaj qeveria shqiptare do të sigurojë “garantimin e të ardhurave”, që do t’i paguhen konsorciumit fitues nga taksapaguesit, nëse aeroporti nuk arrin të nxjerrë të ardhurat e parashikuara. Konsorciumi do të marrë 9.6 milionë euro në vitin e katërt pas kontratës (supozohet viti i parë i operimit), shumë që do të rritet deri në 18.6 milionë euro në vitin e 13 të kontratës, (viti i dhjetë i operimit), për një total prej 138.2 milionë eurosh, ndërsa do të investojnë 104 milionë euro nga paratë e tyre, sipas Ramës.

Më poshtë janë dokumentet e PPP-së

http://app.gov.al/GetData/DownloadDocument?documentId=74456506-2b87-4db5-848c-65dca46875c7&docType=Call%20Document

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook