Lidhu me ne

Radar

Mëngjesi Ideal për Kocka të Forta – Si të Merrni Sasitë e Duhura të Kalciumit

nga AgroWeb

Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile. Foto: Flickr

Thuhet kockat se janë më të forta se çeliku, por njëkohësisht mund të dëmtohen fare lehtë.

Sëmundje të ndryshme që i prekin ato mund të shkaktojnë dëmtim dhe dhimbje të tyre.

Artriti apo osteoporoza nuk janë më sëmundje të panjohura, pasi po prekin popullsinë gjithnjë e më shumë.

Prandaj nevoja për të qenë të kujdesshëm dhe të shëndetshëm është gjithnjë prezente.

Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes.

Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme.

Si të ndihmoni kockat

Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime.

Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët.

Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende, ekspertët shprehen se rreth 1.500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin.

Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt.

Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve, pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt.

Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme.

Mëngjesi i duhur

Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt.

Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj.

Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat.

Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit.

Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium.

Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj.

Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium.

Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera.

Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile.

Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook