Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë ka ndodhur më 9 prill?

Zog, King of Albania. ca. 1928-1939 indoors

Zog, King of Albania. ca. 1928-1939 indoors

193 – Septimius Severus shpallet Perandor romak nga legjionet e tij në Iliri. Në vitin 191, Severus kishte marrë nga perandori Kommodus komandën e legjioneve në Pannonia të Ilirisë. Kur Kommodus u vra më 192, postin e perandorit e mori Pertinaksi, por Garda Pretoriane nuk e deshi dhe e vrau, duke shpallur Severin perandor. Severi rridhte nga familje e pasur me prejardhje romake italiane nga ana e nënës dhe prejardhje fenikase nga i atit.

1241 – Mongolët fillojnë pushtimin e Evropës. Në Liegnitz, ushtria mongole ndeshet me trupat polake dhe gjermane dhe i mposht ata. Fitorja ishte e plotë dhe komandanti  mongol Baidar urdhëroi njerëzit e tij për të filluar mbledhjen e veshëve nga armiqtë e vrarë.

1413 – Henry V, 27 vjeç, kurorëzohet mbret i Anglisë – ai qëndroi mbret deri në vdekje në moshën 35 vjeçare (1422). Legjendat thonë se Henri bëri një jetë të shkujdesur; ai u bë i pavdekshëm nga Shekspiri, dhe pjesërisht për shkak të armiqësive politike. Por dokumentet historike thonë se duke filluar në gusht 1417, Henry V futi përdorimin e gjuhës angleze në qeveri. Ai ishte mbreti i parë britanik që filloi të përdorë anglishten në korrespondencën e tij personale që prej pushtimit Norman 350 vjet të shkuara.

1860 – Francezi Edouard – Leon Scott de Martinville bën regjistrimin më të hershëm të njohur të zëri të njeriut me aparatin e tij të quajtur fono-autograf. Martinville (1817-1879) ishte librashitës në Paris dhe shpikës amator; ai e kishte regjistruar aparatin në zyrën e patentës në Francë që më 25 mars 1857.

1865 – SHBA, Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë së Konfederatës  me rreth 27 mijë ushtarë i dorëzohet gjeneral-lejtnantit Ulysses S. Grant, të ushtrisë së Unionit, duke i dhënë fund luftë civile amerikane.

1867 – Rezultat tepër i ngushtë; me vetëm një votë më shumë, Senati amerikan ratifikon një marrëveshje me Rusinë për blerjen e Alaskës.

1914 – Filmi i parë i plotë me ngjyra, “The World, the Meat and the Devil”, shfaqet në Londër.

1927 – Anarkistëve italo – amerikanë Sako dhe Vanzeti u shqiptohet dënimi me vdekje nën akuzat për grabitje me armë dhe vrasje.

1928 – Turqia miraton ndarjen e fesë dhe shtetit.

1945 – Në portin Italian të Barit, anija Liberty e ngarkuar me bomba ajrore,  shpërthen duke vrarë 360 vetë.

1961 – Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç – pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht. Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtëzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës t’i sillte një revole sepse nëse mjekët do t’i thoshin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.

1963 – Winston Churchill bëhet i pari i huaj qytetar nderi i SHBA-së. Shtatë persona të huaj janë nderuar me këtë titull nga Kongresi amerikan; 5 pas vdekjes; dhe dy, Sir Winston Churchill dhe Nënë Tereza, gjatë jetës së tyre./Shekulli

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook