Lidhu me ne

Kryesore

Dhjetra kilometra trafik stresues nën vapën torturuese. Fëmijë të vegjël, të moshuar e të sëmurë. Pa asnjë dallim. Të gjithë në “Ferr”!

Nga Edi Oga

Dje, mijëra qytetarëve që menduan të kalojnë një ditë apo një fundjavë në Jug, “u doli qumështi i nënës” gjatë rrugës së kthimit! Ndoshta edhe gjatë vajtjes, por jo të njejtën përmasë!

Dhjtëra kilometra trafik stresues nën vapën torturuese. Fëmijë të vegjël, të moshuar e të sëmurë. Pa asnjë dallim. Të gjithë në “Ferr”!

Shkaku?

“Mosbythëplasja” e pushtetit!

Po po, mosdëshira dhe paaftësia e qeverisë dhe e pushtetit lokal për të riparuar qoftë edhe përkohësisht dhjetë metra rrugë të shëmbur në Jonufër, pak kilometra pas tunelit!

Nëse kjo shembje do të kishte ndodhur në Japoni, do të mjaftonin dy ditë për ta kthyer më të fortë se më parë. Ndoshta një javë kohë në Greqi apo dy javë në Mal të Zi, por tek ne “dëme” të tilla qëndrojnë gjashtë muaj për t’u vuajtur, gjashtë muaj për t’u tenderuar dhe një vit për t’u riparuar! Në rastin më të mirë! Dhe të mendoni miliardat e lekëve që paguajmë me taksat tona për t’u mirëmbajtur!

A e kupton pushteti që kjo është një antireklamë kolosale për turizmin në këtë fillim sezoni?!

A e kupton pushteti që e vetmja shpresë që kemi për të sjellë ca euro, (shumicën e të cilëve vetë ky pushtet do ta grabisë), pak oksigjen për ekonominë tonë të drobitur, është turizmi bregdetar ku Jugu i pasvlorës zë pjesën e luanit?!

Sigurisht që e kupton!

Po pse nuk vepron?

Sepse nuk i plas! Zgjedhjet i fitoi dhe tani nuk i kërcet fare!

Po pushteti lokal?

Në Bashkinë e Vlorës prej muajsh tashmë luhet një “teatër” i shpifur, një “gjellë qensh” që e gatuan të gjithë bashkë por tani askush nuk pranon ta hajë!

Me të drejtë, dikush që ka kaluar andej mund të mendojë për një “defekt” të përmasave të mëdha i cili kërkon zgjidhje të ndërlikuara inxhinierike apo vepra arti për t’u riparuar!

Jo mor miq!

Unë nuk jam inxhinier, por kam parë se si njëzet e pesë vite më parë, për dy javë a më ushtria ndërtoi një urë të përkohshme metalike në vend të urës së vjetër të Peshkatarit që e shkatërroi furia vjeshtore e lumit Erzen. Dy javë ndoshta edhe më pak. Një gjatësi sa dhjetë fishi i atij segmenti që shkaktoi apokalipsin e fundjavës!

Nëse pushteti jep urdhër sot, ura e përkohshme bëhet për tre ditë, dhe të premten tjetër trafiku përmirësohet ndjeshëm, sepse eleminimi i plotë i tij nuk ndodh. Për të udhëtuar normalisht duhet të presim “bajpasin”, domethënë prit gomar të mbijë bar!

Por pushtetit nuk i plas se u lodhën e u dekurajuan turistët. Qofshin shqiptarë, qofshin të huaj. Shumica e tyre, zor se kthehen më në Jug këtë vit. Punë për ta, se qeveria mendon vetëm për projekte gjigande, për strategjinë e turizmit në dekadën e ardhshme. Ndërkohë, dhjetë metra rrugë e shkarë prishën gojët e qindra e mijëra qytetarëve, me siguri edhe atyre që kanë votuar (edhe) për portin turistik më të madh në Mesdhe, maketi i të cilit na u servir sot nga kryeministri. Nëse e lëmë mënjanë kohën e humbur, stresin dhe vuajtjet e djeshme dhe ato që na presin deri në fund të sezonit, na duhet të bëhemi objektivë dhe të themi se maketi plastik i portit të Durrësit ka dalë një kryevepër!

Lum për ata që do ta gëzojnë, se neve na iku gjysma e jetës në trafik!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar4 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar4 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet4 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix5 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore5 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore20 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix20 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix20 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix20 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook