Lidhu me ne

Radar

Shqipëria me koston më të lartë të komunikimit në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria me koston më të lartë të komunikimit në Ballkanit Perëndimor

Shqipëria me koston më të lartë të komunikimit në Ballkanit Perëndimor

Shqipëria është vendi me koston më të lartë të komunikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat krahasuese nga Eurostat tregojnë se indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit në Shqipëri është 108.4 ose 8.4% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimin Europian.

Vendet e tjera të rajonit e kanë këtë tregues poshtë nivelit 100, që përfaqëson mesataren e BE-së. Maqedonia e Veriut ka vlerën më të ulët të indeksit, me 69.6, e ndjekur nga Serbia me 73.5, Bosnje Hercegovina, me 94.3 dhe Mali i Zi me 94.7. Eurostat nuk publikon të dhëna për Kosovën.

Edhe treguesit e publikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në vitet e fundit ka një tendencë të rritjes së kostove për përdoruesit në segmentin më të rëndësishëm të tregut, atë të komunikimeve celulare. Treguesit kryesorë janë e ardhura mesatare për minutë dhe e ardhura mesatare për përdorues e operatorëve celularë. Shifrat e vitit 2020 për këta tregues nuk janë publikuar nga AKEP, por të dhënat deri në vitin 2019 tregojnë një tendencë të qartë në rritje.

Treguesi ARPM (e ardhura mesatare për minutë) për vitin 2019 arriti në 3.33 lekë, në rritje për të katërtin vit radhazi. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 15%. ARPM del si raport mes të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse nga rrjetet celulare.

Ky tregues është çmimi mesatar që paguan një përdorues për një minutë kohë bisede. Deri në vitin 2015, ARPM kishte ardhur në rënie të vazhdueshme, si rezultat edhe i konkurrencës në rritje në tregun e shërbimeve celulare. Por, pas vitit 2016 ky tregues nisi të rritej, si rezultat i nevojës së operatorëve celularë për të përmirësuar bazën e të ardhurave dhe për të mbështetur investimet e nevojshme në rrjete dhe teknologji.

Rritja e shpenzimeve mund të jetë ndikuar edhe një konkurrencë më e ulët, paas daljes nga tregu, në vitin 2017, të operatorit të katërt, Plus Communication. Treguesi ARPM është një mënyrë alternative për të vlerësuar ecurinë e çmimeve në shërbimet celulare në Shqipëri, kryesisht sepse komunikimi nuk bëhet me tarifa standarde, por nëpërmjet paketave ofertë, në të cilat është e vëshitrë të përcaktohet një çmim i saktë për çdo njësi komunikimi.

Shtrenjtimi i çmimit mesatar për minutë është reflektuar edhe në rritjen e shpenzimeve mesatare vjetore për përdorues. Treguesi i ARPU (e ardhura mesatare për përdorues), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë, për vitin 2019 arriti në 7024 lekë, në rritje me 8.3% krahasuar me një vit më parë. Edhe ky tregues është në rritje për të tretin vit radhazi. / E.Shehu/Monitor

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook