Lidhu me ne

Radar

Çfarë janë kriptovalutat dhe si përdoren ato?

Çfarë janë kriptovalutat dhe si përdoren ato?  

Kriptovalutat, ose “kriptot” (Cryptos), tanimë po konsiderohen si e ardhmja e parasë. Ndërkohë që disa njerëz i shohin ato si me potencial dhe përdorime të pakufishme, disa të tjerë janë më pak të bindur lidhur me këtë.

Kriptot nuk janë pranuar ende si një ndër valutat kryesore, por një numër në rritje i kompanive dhe institucioneve financiare po i blejnë ato dhe po u kushtojnë atyre vëmendje e ndikim në zhvillim në të gjithë botën.

Çka janë Kriptot (Cryptos)?

Sipas Euroneës, kriptot janë njësoj si çdo monedhë tjetër. Mund të blini mallra dhe shërbime me to ose të tregtoni me to. Aty ku ato ndryshojnë nga monedhat tradicionale të letrës që kemi në kuletat tona është se nuk ka monedha fizike ose shënime – paratë janë plotësisht virtuale.

Njësitë e kriptovalutës mund të blihen nga ndërmjetësit ose të gjenerohen përmes një procesi në internet të quajtur “miniera” (mining) dhe të përdoren për të bërë pagesa ose për të ruajtur para në mënyrë anonime.

Sipas Investopedia, kishte më shumë se 4,000 kriptovaluta në qarkullim në fillim të vitit 2021.  

Bitcoin, për të cilin mund të keni dëgjuar, ishte kriptovaluta origjinale dhe vazhdon të jetë më e njohura gjerësisht nga njerëzit. Duke pasur parasysh suksesin e saj në njohjen globale, Bitcoin është bërë një etapë për të gjitha altcoins (monedhat alternative) tjera, që janë shfaqur pas saj.

Sidoqoftë, që nga marsi i vitit 2021, Bitcoin është bërë vetëm kriptoja e dytë më e madhe e tregtuar, pasi është ulur nga Tether. Të dy monedhat janë monedhat e vetme që arrijnë mbi 100 miliardë dollarë (85 miliardë euro) në vlerë, duke i bërë ato deri tani kriptot më të blera dhe më të tregtuara për momentin.

Si funksionojnë ato?

Le ta marrim kriptovalutën Bitcoin si një shembull. Çdo monedhë është në thelb një skedar kompjuteri që ruhet në një “portofol” digjital dhe mund të ketë qasje nga aplikacionet e telefonave smart ose pajisjet e mundësuara nga interneti. Këto skedarë janë të transferueshëm (tërësisht ose pjesërisht) nga personi në person përmes blockchain (portofol dhe shkëmbim kripto-valutash).

Ndërsa jo të gjitha funksionojnë në të njëjtën mënyrë, shumica e kriptove përdorin teknologjinë e bllokchain për të kryer transaksione të sigurta.

Blockchain është teknologjia themelore kriptografike që e bën transferimin e monedhave të sigurta. Çdo transfer i vetëm regjistrohet në një libër publik virtual, i cili, në fakt, shton blloqe në një zinxhir (prandaj quhet “blockchain”). Çdo bllok është një regjistër i një transaksioni, dhe me çdo bllok të shtuar, e bën më të vështirë falsifikimin e monedhave duke i kopjuar ato ose duke transferuar monedha që nuk janë të tuat.

Mund të blini Bitcoin ose kripto të tjera me para tradicionale, d.m.th. përmes një tenderi të shpallur nga banka. Gjithashtu mund të kërkoni të paguheni në kripto kur shisni gjërat tuaja.

Sa të sigurta janë?

Sa më shumë transaksione, ose blloqe, të regjistruara publikisht, që i shtohen teknologjisë blockchain, sistemi është më i sigurt. Kjo nuk do të thotë që kriptot nuk janë të prekshme nga sulmet kibernetike, mashtrimet e daljes, vjedhjet ose pastrimi i parave.

Janë vërejtur hedhje të valutave false, ose Oferta Fillestare të Valutave (ICO), për shembull.

Është gjithashtu e mundur të humbni portofolin tuaj ose ta fshini Bitcoins-in tuaj, duke i humbur ato përgjithmonë.

Kriptovalutat mund të jenë të paqëndrueshme për shkak të tregtisë spekulative – ashtu sikurse me tregtinë në çdo mall – kështu që mund të ketë rreziqe për të investuar në to.

Ajo që i diferencon Kriptovalutat është fakti se nuk kontrollohen nga institucione qendrore si bankat dhe mbështeten në një teknologji shumë të sigurt të shtrirë në miliona kompjuterë në mbarë botën që menaxhojnë dhe regjistrojnë transaksionet.

Të pranishme tanimë prej mbi një dekade, kriptovalutat marrin herë pas herë popullaritet të madh, kur ka rritje të vlerës së tyre.

Një numër gjithmonë e më i madh fondesh po investojnë në këto asete digjitale, ndërsa edhe përdorimet po rriten në jetën reale, si mundësia për të blerë automjete. Por me rritjen e vëmendjes, paralelisht është rritur edhe luhatshmëria e këtyre valutave, duke tërhequr shumë spekulues.

Sot një pjesë e madhe e kriptove kanë humbur mbi gjysmën e vlerës që kishin pak javë më parë. Ndërsa skema të ndryshme mashtrimi zbulohen herë pas here nëpër botë. Këto përfaqësojnë edhe rreziqet potenciale që sjell investimi në atë që konsiderohet si paraja e së ardhmes.

Gjithashtu ky aktivitet në Shqipëri bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook